Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Kupa e Anglisë në Tring’

Pak nga pak po rikthehet futbolli pas pushimeve të fundvitit. Tani kemi kampionatin italian dhe spanjoll, dhe kupën angleze dhe franceze që do të zhvillohen këtë javë. Sportet dimërore janë në pikun e sezonit, ndërsa në Amerikë fillojnë ndeshjet përfundimtare të NFL.

EuroSport duke filluar nga kjo javë do të transmetoj Kupën e Azisë në futboll. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalin EuroSport2. Kupa e Azisë do të transmetohet edhe në kanalin e lirë në satelit Al Jazeera Sport Global. EuroSport edhe gjatë kësaj jave do të transmetoj sportet dimërore. Të premten në ora 17:25 në EuroSport transmetohet gara e Sprintit në biatlon për meshkuj. Sprinti i fermave është në program të shtunën në të njëjtën kohë, ndërsa të dielën në program janë garat e mas-startit që fillojnë në ora 15:30 për meshkuj, dhe në ora 18:15 për femra. Nga sportet tjera dimërore do të ketë edhe skijim alpik ku femrat garojnë në Altenmarkt të Austrisë, të shtunën në ora 12:00 është gara e lëshimit, ndërsa të dielën gara e Super Sllallomit të madh në ora 11:30. Meshkujt janë mysafirë në Adelboden ku të shtunën në ora 10:30 (ESP2), dhe në ora 13:30 (ESP) mbahet gara e sllallomit të madh, ndërsa të dielën në ora 13:30 raundi i dytë i sllallomit. Kros Kountri garat mbahen në Val Di Fieme ku akoma vazhdon Tour de Ski me garën e mas-startit klasik për meshkuj të shtunën në ora 12:45, dhe për femra në ora 15:15. Të dielën në program janë garat në stilin e lirë, për femra në ora 12:45, dhe për meshkuj në ora 14:30.

Dhe më interesantja këtë javë do të jetë gara me fluturime me ski nga Harahovi i Çekisë. Gjthçka fillon të shtunën në ora 11 me kualfikimet për garën e parë që do të mbahet në ora 16 pasdite. Ndërsa të dielën gara fillon në ora 13:45. Do të jetë interesante të shohim fluturime mbi 200 metra pas turneut të Katër Kërcimoreve.

Gjysmëfinalet e ATP turneut në Doha janë në program të premten në ora 14:30, ndërsa finalja është në program të shtunën në ora 16:15. Ndërsa këtë fundjavë fillon edhe London Masters në snuker dhe në orët e mbrëmjes transmetohen garat nga Relli Dakar. Ndeshjet e Kupës së Azisë që do të transmetohen në EuroSport2 mund ti gjeni në fund të tekstit, dhe janë të njëjtat me ato që do të transmetohen në kanalin Al Jazeera Sport Global.

ESPN Amerika do të transmetojë të gjitha, katër ndeshjet e para të play-off të ligës NFL. Në rrethin e parë takohen dy fituesit e divizioneve me bilancin më të dobët që do të mikpresinskuadrat që u kualifikuan me Wild Card, që kishin bilanc të mirë, por, nuk fituan divizionet e tyre. Të shtunën në mëngjes ose të premten pas mesnate transmetohen 2 ndeshje nga liga e hokejit, NHL. Ndërsa të shtunën pasdite dhe të hënën në mëngjes zhvillohen ndeshjet e boullëve universitare.

NFL

E shtunë

22:30 Seattle – New Orleans

E diel

02:00 Indianapolis – NY Jets

17:00 Kansas City – Baltimore

22:30 Philadelphia – Green Bay

NHL

E shtunë

01:30 Florida – Carolina

04:00 Anaheim – Columbus

NCAA

E shtunë

18:00 BBVA Compass Bowl: Kentucky – Pittsburg

E hënë

03:00 Kraft Fights Hunger Bowl: Boston College – Nevada

SuperSport transmeton ndeshjet e Serie A të dielën, dhe kampionatin spanjoll të shtunën dhe të dielen. Napoli – Juventus, Sampdoria – Roma, dhe La Korunja – Barselona e Real Madrid – Vijareal do të jenë ndeshjet kryesore të kësaj jave.

Supersport

Serie A

E diel

12:30 Sampdoria – Roma (SS2)

3:00 Milan – Udinese (SS2)

3:00 Lacio – Leçe (SS3)

3:00 Katania – Inter (SS4)

3:00 Çezena – Gjenova

8:45 Napoli – Juventus (SS1)

Primera Division

E shtunë

8:00 Sosiedad – Sevila (SS2)

10:00 La Korunja – Barselona (SS2)

E diel

5:00 Espanjol – Saragosa (SS2)

7:00 Real Madrid – Vijareal (SS2)

9:00 Levante – Valensia (SS2)

Liga Sagres

E shtunë

8:15 Porto – Maritimo (SS3)

Tring këtë javë do të transmetoj disa ndeshje nga rrethi i tretë i garës më të vjetër në botë, Kupa e Federatës Angleze, FA (Football Association). Vlen të përmendet kryederbi Mançester Junajted – Liverpull, dhe derbit klasik Arsenal – Lids, dhe Llester – Mançester Siti .

Kupa FA

E shtunë

1:45 Arsenal – Lids (Tring Sport)

4:00 Shefilld Junajted – Aston Villa (Tring Sport)

4:00 Skanthorp Junajted – Everton (Tring Shqip)

4:00 Barton Albion – Midëllsbrou (Tring World)

6:30 Stivenexh Borouh – Njukastëll Junajted (Tring Sport)

E diel

2:30 Mançester Junajted – Liverpull (Tring Sport)

5:00 Llester Siti – Mançester Siti (Tring Sport)

E hënë

9:00 Kroulli Taun – Derbi Kaunti (Tring Sport)

Nga ndeshjet më interesante në futboll këtë fundjavë që mund ti shihni të lira në satelit veçoj: të shtunën, Arsenal – Lids (1:45, NTV Spor, ITV1, Idman TV); Kuvajti – Kina (2:15, Al Jazeera Sport Global); Hamburg – Ajaks (4, NDR); Shefilld Junajted – Aston Villa (4, NTV Spor); Sosiedad – Sevija (8, NTV Spor); Frankfurt – Këln (8, Sport 1); PSZH – Lens (8:45, France3Sat); La Korunja – Barselona (10. NTV Spor); Sporting Lisbonë – Braga (10:15, Sport Italia2, RTPInt).

Të dielën transmetohen këto ndeshje: Sampdoria – Roma (12:30, TV8); Fortuna Dyseldorf – Sent Pauli (2, Sport 1); Japonia – Jordania (2:15, Al Jazeera Global); Mançester Junajted – Liverpull (2:30, NTV Spor); Mënshengladbah – Kaiserslautern (3, Sport 1); Milan – Udinese (3:00, TV8); Llester – Mançester Siti (5, NTV Spor); Arabia Saudite – Siria (5:15, Al Jazeera Sport Global); Real Madrid – Vijareal (7, NTV Spor); Napoli – Juventus (8:45, TV8); Levante – Valensia (9, NTV Spor).

NBA TV

As NBA s’do të mungoj këtë fundjavë. Të shtunën në mëngjes në ora 2 mund të shihni ndeshjen Orlando – Hjuston në NTV Turqi, ndërsa nga ora 2:30 në NBA TV transmetohet ndeshja Milluoki – Majemi. Edhe të dielën në mëngjes transmetohen dy ndeshje. Në ora 2 në NTV Spor transmetohet ndeshja që sjell përballë dy basketbollist turk, Ëmer Ashikun e Çikagos dhe Semih Erdemin e Bostonit. Në të njëjtën kohë në NBA TV mund të shihni ndeshjen Okllahoma – Memfis.

Read Full Post »