Skema e re programore e Fox sjell stabilitet. Në fakt mund edhe të mos quhet e re sepse ka fare pak ndryshime. Të hënave House lëviz nga ora 8 në ora 9, për t’i lënë vend dramës epike me dinozaur të Steven Spielberg, Terra Nova. Në mesin e shumë programeve që u anuluan për sezonin e ardhshëm është edhe shou i paskriptuar America’s Most Wanted i cili nga një shou javor do të rikthehet vetëm me edicione speciale, pas 23 viteve të transmetimit. The X-Factor me Simon Cowell do të transmetoj gjatë vjeshtës në vend të American Idol i cili rikthehet me edicionin e 11 me datë 22 janar 2012 pas finales të NFC në futboll amerikan. Dikur në mes-sezonë do të shfaqet edhe drama Touch që është bashkëpunim i Kiefer Sutherland (24orë) dhe Tim Kring (krijues i Heroes). Të dielave do të shtohen edhe dy animacione Allen Gregory, në vjeshtë, dhe Napoleoon Dynamite, në pranverë. Ndërsa Seth MacFarlaine, kreatori i Family Guy dhe The Cleveland Show, paralajmëroi se që nga viti 2013 do të filloj së shfaquri versioni modern i Flinstones. Bones do të ketë spin-off serinë Finder me Michael Clark Duncan dhe Saffron Burrows që do të shfaqet diku në mes-sezonë, ndërsa pas Terra Nova, në pranverë, House do të rikthehet në orarin e zakonshëm, të hënave në ora 8, për t’i lënë vend serisë së re Alcatraz. Në Fox vijnë edhe dy komedi të reja sezonin e ardhshëm, New Girl dhe I Hate My Teenage Daughter.
Sezoni i ardhshëm do të jetë pa seritë që u anuluan e që janë: Human Target, Lie To Me, Traffic Light, The Chicago Code, The Good Guys, Breaking In dhe Running Wilde.
Më poshtë do të gjeni skemën javore në prime-time.
E hënë
8/7c TERRA NOVA
9 pm House
E martë
8 pm Glee
9 pm NEW GIRL
9:30 pm Raising Hope
E merkurë
8-9:30 pm THE X FACTOR
9:30 pm I HATE MY TEENAGE DAUGHTER
E enjte
8 pm THE X FACTOR (Rezultatet)
9 pm Bones
E premte
8 pm Kitchen Nightmares
9 pm Fringe
E shtunë
8 pm Cops
9 pm Repriza/America’s Most Wanted (Speciale)
E diel
7:30 pm The Cleveland Show
8 pm The Simpsons
8:30 pm ALLEN GREGORY
9 pm Family Guy
9:30 pm American Dad
Mes-sezona
E hënë
8/7c House
9 pm ALCATRAZ
E martë
8 pm Glee
9 pm NEW GIRL
9:30 pm Raising Hope
E merkurë
8-9:30 pm American Idol
9:30 pm I HATE MY TEENAGE DAUGHTER
E enjte
8 pm American Idol (Rezultatet)
9 pm FINDER/Bones (kthehet në pranverë)
E premte
8 pm Kitchen Nightmares
9 pm Fringe
E shtunë
8 pm Cops
9 pm Encores/America’s Most Wanted (Speciale)
E diel
7:30 pm The Cleveland Show
8 pm The Simpsons
8:30 pm NAPOLEON DYNAMITE
9 pm Family Guy
9:30 pm Bob’s Burgers
*Me shkronja të mëdha janë programet e reja.
Lini një koment