Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Fluturime me Ski’

Pak nga pak po rikthehet futbolli pas pushimeve të fundvitit. Tani kemi kampionatin italian dhe spanjoll, dhe kupën angleze dhe franceze që do të zhvillohen këtë javë. Sportet dimërore janë në pikun e sezonit, ndërsa në Amerikë fillojnë ndeshjet përfundimtare të NFL.

EuroSport duke filluar nga kjo javë do të transmetoj Kupën e Azisë në futboll. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalin EuroSport2. Kupa e Azisë do të transmetohet edhe në kanalin e lirë në satelit Al Jazeera Sport Global. EuroSport edhe gjatë kësaj jave do të transmetoj sportet dimërore. Të premten në ora 17:25 në EuroSport transmetohet gara e Sprintit në biatlon për meshkuj. Sprinti i fermave është në program të shtunën në të njëjtën kohë, ndërsa të dielën në program janë garat e mas-startit që fillojnë në ora 15:30 për meshkuj, dhe në ora 18:15 për femra. Nga sportet tjera dimërore do të ketë edhe skijim alpik ku femrat garojnë në Altenmarkt të Austrisë, të shtunën në ora 12:00 është gara e lëshimit, ndërsa të dielën gara e Super Sllallomit të madh në ora 11:30. Meshkujt janë mysafirë në Adelboden ku të shtunën në ora 10:30 (ESP2), dhe në ora 13:30 (ESP) mbahet gara e sllallomit të madh, ndërsa të dielën në ora 13:30 raundi i dytë i sllallomit. Kros Kountri garat mbahen në Val Di Fieme ku akoma vazhdon Tour de Ski me garën e mas-startit klasik për meshkuj të shtunën në ora 12:45, dhe për femra në ora 15:15. Të dielën në program janë garat në stilin e lirë, për femra në ora 12:45, dhe për meshkuj në ora 14:30.

Dhe më interesantja këtë javë do të jetë gara me fluturime me ski nga Harahovi i Çekisë. Gjthçka fillon të shtunën në ora 11 me kualfikimet për garën e parë që do të mbahet në ora 16 pasdite. Ndërsa të dielën gara fillon në ora 13:45. Do të jetë interesante të shohim fluturime mbi 200 metra pas turneut të Katër Kërcimoreve.

Gjysmëfinalet e ATP turneut në Doha janë në program të premten në ora 14:30, ndërsa finalja është në program të shtunën në ora 16:15. Ndërsa këtë fundjavë fillon edhe London Masters në snuker dhe në orët e mbrëmjes transmetohen garat nga Relli Dakar. Ndeshjet e Kupës së Azisë që do të transmetohen në EuroSport2 mund ti gjeni në fund të tekstit, dhe janë të njëjtat me ato që do të transmetohen në kanalin Al Jazeera Sport Global.

ESPN Amerika do të transmetojë të gjitha, katër ndeshjet e para të play-off të ligës NFL. Në rrethin e parë takohen dy fituesit e divizioneve me bilancin më të dobët që do të mikpresinskuadrat që u kualifikuan me Wild Card, që kishin bilanc të mirë, por, nuk fituan divizionet e tyre. Të shtunën në mëngjes ose të premten pas mesnate transmetohen 2 ndeshje nga liga e hokejit, NHL. Ndërsa të shtunën pasdite dhe të hënën në mëngjes zhvillohen ndeshjet e boullëve universitare.

NFL

E shtunë

22:30 Seattle – New Orleans

E diel

02:00 Indianapolis – NY Jets

17:00 Kansas City – Baltimore

22:30 Philadelphia – Green Bay

NHL

E shtunë

01:30 Florida – Carolina

04:00 Anaheim – Columbus

NCAA

E shtunë

18:00 BBVA Compass Bowl: Kentucky – Pittsburg

E hënë

03:00 Kraft Fights Hunger Bowl: Boston College – Nevada

SuperSport transmeton ndeshjet e Serie A të dielën, dhe kampionatin spanjoll të shtunën dhe të dielen. Napoli – Juventus, Sampdoria – Roma, dhe La Korunja – Barselona e Real Madrid – Vijareal do të jenë ndeshjet kryesore të kësaj jave.

Supersport

Serie A

E diel

12:30 Sampdoria – Roma (SS2)

3:00 Milan – Udinese (SS2)

3:00 Lacio – Leçe (SS3)

3:00 Katania – Inter (SS4)

3:00 Çezena – Gjenova

8:45 Napoli – Juventus (SS1)

Primera Division

E shtunë

8:00 Sosiedad – Sevila (SS2)

10:00 La Korunja – Barselona (SS2)

E diel

5:00 Espanjol – Saragosa (SS2)

7:00 Real Madrid – Vijareal (SS2)

9:00 Levante – Valensia (SS2)

Liga Sagres

E shtunë

8:15 Porto – Maritimo (SS3)

Tring këtë javë do të transmetoj disa ndeshje nga rrethi i tretë i garës më të vjetër në botë, Kupa e Federatës Angleze, FA (Football Association). Vlen të përmendet kryederbi Mançester Junajted – Liverpull, dhe derbit klasik Arsenal – Lids, dhe Llester – Mançester Siti .

Kupa FA

E shtunë

1:45 Arsenal – Lids (Tring Sport)

4:00 Shefilld Junajted – Aston Villa (Tring Sport)

4:00 Skanthorp Junajted – Everton (Tring Shqip)

4:00 Barton Albion – Midëllsbrou (Tring World)

6:30 Stivenexh Borouh – Njukastëll Junajted (Tring Sport)

E diel

2:30 Mançester Junajted – Liverpull (Tring Sport)

5:00 Llester Siti – Mançester Siti (Tring Sport)

E hënë

9:00 Kroulli Taun – Derbi Kaunti (Tring Sport)

Nga ndeshjet më interesante në futboll këtë fundjavë që mund ti shihni të lira në satelit veçoj: të shtunën, Arsenal – Lids (1:45, NTV Spor, ITV1, Idman TV); Kuvajti – Kina (2:15, Al Jazeera Sport Global); Hamburg – Ajaks (4, NDR); Shefilld Junajted – Aston Villa (4, NTV Spor); Sosiedad – Sevija (8, NTV Spor); Frankfurt – Këln (8, Sport 1); PSZH – Lens (8:45, France3Sat); La Korunja – Barselona (10. NTV Spor); Sporting Lisbonë – Braga (10:15, Sport Italia2, RTPInt).

Të dielën transmetohen këto ndeshje: Sampdoria – Roma (12:30, TV8); Fortuna Dyseldorf – Sent Pauli (2, Sport 1); Japonia – Jordania (2:15, Al Jazeera Global); Mançester Junajted – Liverpull (2:30, NTV Spor); Mënshengladbah – Kaiserslautern (3, Sport 1); Milan – Udinese (3:00, TV8); Llester – Mançester Siti (5, NTV Spor); Arabia Saudite – Siria (5:15, Al Jazeera Sport Global); Real Madrid – Vijareal (7, NTV Spor); Napoli – Juventus (8:45, TV8); Levante – Valensia (9, NTV Spor).

NBA TV

As NBA s’do të mungoj këtë fundjavë. Të shtunën në mëngjes në ora 2 mund të shihni ndeshjen Orlando – Hjuston në NTV Turqi, ndërsa nga ora 2:30 në NBA TV transmetohet ndeshja Milluoki – Majemi. Edhe të dielën në mëngjes transmetohen dy ndeshje. Në ora 2 në NTV Spor transmetohet ndeshja që sjell përballë dy basketbollist turk, Ëmer Ashikun e Çikagos dhe Semih Erdemin e Bostonit. Në të njëjtën kohë në NBA TV mund të shihni ndeshjen Okllahoma – Memfis.

Advertisements

Read Full Post »

RTV21, transmeton emisionin argëtues, Një kafe me Labin, në ora 09:00, dhe më pas emisionin gastronom, Diçka po zihet në ora 11:00 (repriza në ora 19:05). Gjatë mbrëmjes RTV21, shfaq episodet e reja të serialeve The Handler (20:00), dhe Cimerat (21:00), ndërsa në ora 22:30, transmetohet emisioni sportiv 2 me 1.

Në RTK, pas mesditës mund të ndiqni reprizat e episodeve të Kafeneja Jonë (12:15), dhe Familja Moderne (13:00). Në mbrëmje, RTK, shfaq episodin e ri të Familjes Moderne, dhe më pas rifillon reality-show, Lidhja mes nesh, me Teuta Krasniqin. Mysafir sonte do të jetë kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Më pas në program është emisioni sportiv AS (23:00)

KTV, shfaq reprizat e Përrallë me tupan (10:00) dhe Talenti X (12:35). Sporti Total shfaqet në ora 23:15.

Klan TV, sot shfaq këto emisione. Reprizohet Gjeniu i vogël, duke filluar në ora 09:45. Më pas fillon E diela shqiptare, në ora 13:30, deri në ora 20:10, kur shfaqet episodi i ri i DanceLife. Në ora 20:50, fillon emisioni Histori me Zhurmues, ndërsa pas lajmeve, vjen emisioni Blue (23:40).

Top Channel fillon ditën me Pinguinët e Madagaskarit, episodin e 25 në ora 09:25. Më pas në ora 10:25 fansat e Big Brother 3, do të kenë kohën e tyre në Fans’ Club BB3. Në ora 14:00 fillon emisioni E diell. Pas lajmeve shfaqet emisioni Exclusive që temë sonte ka minierën e Trepçës. Më pas në program është Portokalli që fillon në ora 20:45. Në ora 23:40, shfaqet episodi i 110 i serialit West Wing.

Vizion Plus sot ka këtë skemë programore. Pas ritransmetimit të shout Zonë e lirë (13:20), në ora 17:20, shfaqet forumi i Dancing with the Stars. Chic Plus fillon në ora 18:15, ndërsa episodi i ri i Përroit të Dousonit, shfaqet pas lajmeve (19:25). Më pas është koha për komedi, me Bypass Show (20:10), dhe Apartamenti 2XL (21:00).

Sport në TV

RTK sot transmeton derbin e futbollit anglez, Manchester Utd. – Liverpool, në ora 14:30. Më pas në ora 17:00, transmetohet ndeshja Blackburn – Chelsea. KTV transmeton ndeshjen Milan-Napoli në ora 15:00, ndërsa nga liga spanjolle transmeton ndeshjen Zaragoza – Barcelona që fillon në ora 21:00.

Fluturimet me ski, konkurrenca ekipore fillojnë në ora 09:00, stërvitjet, ndërsa garat në ora 10:00. Për të dhëna tjera mund të downloadoni skemën programore të kanaleve sportive këtu.

Dokumentar në TV

Vërtetë sot kemi hyrë në stinën e pranverës, por nuk duhet harruar dimrin i cili tashmë na pret në dhjetor. Shkenca e dimrit, dokumentari që transmetohet në ora 21:00, tregon disa nga aktivitetet që ndodhin në dimër, dhe arsyet pse ndodhin, duke filluar nga ajo se çfarë e bën akullin të rrëshqitshëm, dhe reagimin e trurit ndaj të ftohtit. Ata që e dojnë dimrin sigurisht do ta shikojnë këtë dokumentar.

Film në TV

Në mesnatë KTV, shfaq filmin “Urban Legend (Legjenda Urbane)”. Filmi i zhanrit horrorr-triller, është regji e Jamie Blanks, ndërsa tregon për disa vrasje që janë të lidhura në mes veti, dhe vitima e radhës është ajo. Në rolet kryesore luajnë Jared Leto, Alicia Witt, e Tara Reid.

Në Film Hits, në ora 21:00, premierë shfaqet filmi italian, “Good Luck Chuk (Fatsjellësi Çak). Fiilmi tregon storien për një dentist i cili ju sjell fat të dashurave të tij, të cilat pasi flejnë me të, gjejnë fatin e jetës dhe martohen. Është një situatë dëfryese për Çakun, përderisa ai takon vajzën e ëndrrave të tij. Në rolet kryesore luajnë Dane Cook, Jessica Alba, dhe Dan Fogler. Kujdes filmi ka rejting 15+, në disa vende edhe 18 e R, pra është vetëm për të rritur.

Read Full Post »

Klan TV, sonte transmeton emisionin Njerëz të humbur, i cili fillon në ora 21:00, dhe vazhdon deri në ora 01:00, pas mesnate.

KohaVision në ora 20:00, shfaq emisionin argëtues Përrallë me Tupan, dhe më vonë në program është emisioni Konfront.

RTV21, shfaq episodet e reja të serialeve, 100 vitrinat, dhe Gymysh, ndërsa në ora 22:40, në program është emisioni për ekonomi Standardi ynë.

Evropa më afër , emision debatues, fillon në ora 20:25 në RTK. Oxygen është në progrm në ora 21:20, ndërsa në ora 23:20, shfaqet filmi “Ena e sapunit (Soap Dish)”.

Top Channel, në ora 20:45, shfaq filmin “Lufta e rozëve”. Pas edicionit të lajmeve, në ora 23:10, në program është emisioni “Deja Vu” me Mustafa Nanon.

Vizion Plus, pas orës 20:10 kur shfaqet telenovela “E dashur armike”, në ora 21:00, transmetohet talk-show, Zonë e lirë.

Në kanalin T, në ora 22:00, shfaqet filmi shqiptar, “Në tokën mes kufijve” në regji të Arben Kastratit. Filmi tregon storien e tre shqiptarëve që takohen në kufirin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni. Secili nga ta dëshiron të ikë nga vendi i tij, por ku do të shkojë.

Sport në TV

EuroSport në ora 12:00, transmeton shortin për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionve, ndërsa në ora 13:00 shortin për ndeshjet çerekfinale të Europa Ligës.

Në ora 14:00, transmetohet gara e fluturimeve me ski nga Planica, e vlefshme për kampionatin botëror. Në mbrëmje, në ora 20:00, transmetohen ndeshjet gjysmëfinale të WTA turneut në Indian Wells.

Film në TV

RTK, në ora 23:20, shfaq filmin Soap Dish. Filmi është regji Michael Hoffman, i realizuar në vitin 1991. Filmi ka qenë i nominuar për globin e artë, ndërsa në rolet kryesore luajnë Sally Field, Kevin Kline, dhe Robert Downey Jr.

Film Hits, në ora 21:00, shfaq filmin “Dëbora e vdekur” një film finlandez, që tregon storien e disa studentëve të cilët në pushime rrethohen nga një grup ushtarësh nacist. Filmi shfaqet premierë sonte në Film Hits.

Read Full Post »

Pas game-show Kutia, në Klan TV do të transmetohet emisioni qëndror i javës, Opinion. Në ora 23:35, në program është episodi 32 i serialit Ligj dhe rregull: SVU.

RTK, në ora 20:30, transmeton emisionin Jeta në Kosovë. Në ora 22:00, në program është Zëri ynë, ndërsa pas mesnate shfaqet filmi “Precidio”.

Kohavision, në ora 20:00, shfaq Rubikonin me Adriatik Kelmendin. Në ora 21:00, shfaqet episodi i ri i serialit “Lugina e ujqve”, ndërsa në ora 22:00, koha është për SpitaliKS.

RTV21, shfaq episodet e reja të serialeve, 100 vitrinat, dhe Gymysh, në orarin e zakonshëm. Në ora 22:45, në program është emisioni Zoom.

Top Channel, pas Fiks Fare, shfaq emisionin Top Story me Sokol Ballën. Tema e sontme e Top Show, do të jetë krahasimi në mes të dy artistëve italianë, Vasco Rossi, dhe Zucchero.

Vizion Plus, sonte transmeton show, Dancing with the Stars. Show final i javës fillon në ora 21:00, ndërsa më herë mund të ndiqni, emisionin Faktori Plus (19:30), dhe telenovelën, E dashur armike (20:10).

Alsat në ora 20:00, shfaq edicionin kryesore të lajmeve. Në ora 21:00, vjen emisioni Alsat Muzika, nga Stela Kotri, ndërsa në ora 22:30, është emisioni sportiv, Studio Sprint.

Film në TV

Në Klan TV, në ora 00:30, do të shfaqet filmi “Good Nigh, and Good Luck (Natën e mirë dhe fat të mbarë)”. Film në regji të George Clooney, me Jeff Daniels, dhe David Strathairn në rolet kryesore. I nominuar për 6 Oskarë, tregon storien për gazetardin Edward Murrow, i cili mundohet të largojë nga posti senatorin Joseph McCarthy.

Në KTV, në ora 00:50, shfaqet filmi komedi, romancë “The Wedding Planer(Planifkuesja e dasmave)@ i realizuar në vitin 2001. Filmi me regji të Adam Shankman, dhe me Jennifer Lopez dhe Matthew McConaughey në rolet kryesore. Tregon storien për Mary Fiore, një grua ambicioze, punëtore, dhe e organizuar që di ti kthej dasmat në ngjarje të përkryera. Kjo ndryshon kur ajo do të takojë një mjek të pashëm që quajtur Steve Edison.

Dokumentar në TV

Tring Planet, në ora 20:00, transmeton një dokumentar përshkrues të Kinës. Dokumentari do të ju shpie në historinë e popullit më të madh në botë, si dhe në mrekullitë natyrore që shijojnë ata.

Explorer Shkencë, në ora 21:00, shfaq dokumentarin, “Fëmija i parë në epruvetë”. Dokumentari tregon për revolucionin që bën dy mjekët britanikë, Steptou dhe Eduards.

Sport në TV

EuroSport në ora 10:00, fillon transmetimin e kërcimeve provuese nga Planica. Është gara e fluturimeve me ski, ku arrihen fluturime deri në 200 metra. Transmetimi në ora 11:00, vazhdon në EuroSport2. EuroSport në ora 11:20, transmeton garën e sprintit për femra, ndërsa në ora 14:05, për meshkuj në kuadër të kupës së botës në biatlon që mbahet në Oslo. Në ora 13:30, EuroSport 2, transmeton skijim të lirë nga Siera Nevada, ndërsa në ora 17:00, shfaq ndeshjen basketbollistike nga liga e Greqisë, në mes të Panathinaikosit dhe Kavalas. EuroSport në ora 20:00, transmeton ndeshjet çerekfinale nga turneu i tenisit për femra, WTA në Indian Wells.

Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të 1/8 finaleve të Europa League. SuperSport, transmeton të gjitha ndeshjet në kanalet e tyre, ndërsa disa ndeshje mund ti shihni në kanale satelitore të lira dhe në disa kanale kabllovike.

Rrethi i 16 të fundit

19:00 Werder – Valencia       SAT.1, B92

19:00 Marseille – Benfica      M6, OBN

19:00 Fulham – Juventus       Ictimai TV

21:05 Wolfsburg – Rubin Kazan    OBN, SAT.1

21:05 Liverpool – Lille              B92, Ictimai TV, Slovenia TV2, HRT2

Read Full Post »