Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘TV Kolumna Sportive’ Category

Australian Open, biatlon në Antolz, dhe kërcime me ski në Zakopane do të jetë menyja sportive e EuroSportit këtë javë. ESPN Amerika sjell dy finalet që pritet të kenë deri në 40 milionë shikues në SHBA, dhe disa milionë në Evropë. Ndërsa SuperSport dhe Tring sjellin kampionatet kombëtare evropiane.

Që nga ora 1 pasmesnate kanalet EuroSport transmetojnë ndeshje nga grend slem turneu i parë këtë vit, Australian Open. Të premten dhe të shtunën në program janë ndeshjet e rrethit të tretë, ndërsa të dielën dhe të hënën janë ndeshjet e rrethit të katërt, 1/8 e finaleve.

Të premten në ora 13:30, transmetohet sprinti nga Antolzi. Të shtunën në program është mas-starti i meshkujve duke filluar në ora 15:30, ndërsa mas-starti i femrave shfaqet të dielën në ora 17:15.

Skijimi alpik këtë javë ka dy stacione tepër të njohura. Meshkujt ndalojnë në Kicbill ku organizohen, Super G (e premte, 11:30), dhe lëshimi (e shtunë, 11:30). Femrat janë në Kortina d’Ampeco ku të premten mbahet Super G nga ora 10, të shtunën në program është lëshimi gjithashtu nga ora 10, ndërsa ët dielën në porgram përsëri është Super G, por me fillim nga ora 11:30.

Tri gara kërcimesh me ski janë në program nga Zakopane. Të premten garat fillojnë në ora 16:30, të shtunën në ora 16:15, dhe të dielën në ora 14:45.

Këtë javë në program janë edhe garat në kros kountri, kombinim nordik nga Shoz-Nëf, kampionati botëror në snoubord, si dhe garat në relli dhe Trial.

ESPN Amerika këtë javë transmeton dy ndeshjet finale të konferencave në futboll amerikan. Të dielën në ora 21:00 Bears ndeshen me Packers ndërsa pas mesnate transmetohet finalja e AFC ndërmjet Steelers dhe Jets.

Në orët e para të së shtunës dhe të dielës mund të shihni nga dy ndeshje nga liga e hokejit, NHL. Të shtunën pasdite janë në program tri ndeshje të ligës universitare në basketboll, përfshirë edhe skuadrat si Kansas Stejt dhe Djuk.

NFL

E diel

21:00 Chicago – Green Bay

00:30 Pittsburgh – NY Jets

NHL

E shtunë

01:30 Florida – Tampa Bay

04:00 Calgary – Dallas

E diel

01:00 Toronto – Washington

04:00 Vancouver – Calgary

NCAA Basketball

E shtunë

18:00 Syracuse – Villanova

20:00 Texas A&M – Kansas State

22:00 Wake Forest – Duke

SuperSport transmeton ndeshjet e kampionatit italian, spanjoll, gjerman, portugez dhe shqiptar. Mungojnë ndeshjet nga kampionati francez ku këtë javë zhvillohen ndeshjet e kupës. Gjithashtu transmetohet edhe një ndeshje nga kategoria e dytë angleze.

Championships

E diel

14:15 QPR – Coventry (SS4)

Serie A

E shtunë

18:00 Palermo – Brescia (SS1/HD4)

18:00 Parma – Catania (SS2/HD5)

20:45 Roma – Cagliari (SS1/HD4)

E diel

12:30 Udinese – Inter (SS1/HD4)

15:00 Sampdoria – Juventus (SS1/HD4)

15:00 Bari – Napoli (SS2/HD5)

15:00 Bologna – Lazio (SS3)

20:45 Milan – Cesena (SS1/HD4)

Primera Division

E shtunë

20:00 Barcelona – Racing Santander (SS2/HD5)

22:00 Valencia – Malaga (SS2/HD5)

E diel

17:00 Getafe – Espanyol (SS2/HD5)

19:00 Real Madrid – Mallorca (SS2/HD5)

21:00 Villareal – Sociedad (SS2/HD5)

Bundesliga

E premte

20:30 Hamburg – Frankfurt (SS1/HD5)

E shtunë

15:30 Dortmund – Stuttgart (SS1/HD4)

18:30 Koln – Werder(SS3/HD2)

E diel

15:30 Monchengladbach – Leverkusen (SS5)

17:30 Hoffenheim – St. Pauli (SS1/HD4)

Liga Sagres

E shtunë

20:15 Beira Mar – Porto (SS3/HD3)

22:15 Benfica – Nacional (SS3/HD3)

NBA

E diel

02:00 Oklahoma – New York (SS2/HD4)

Superliga

E premte

13:00 Kastrioti – Flamurtari (SS4)

E shtunë

13:00 Bylis – Laçi (SS4)

13:00 Vllaznia – Besa (SS5)

E diel

13:00 Shkumbini – Teuta (SS3)

13:00 Elbasani – Dinamo (SS5)

Tring këtë javë transmeton ndeshjet nga premier liga angleze, dhe ndeshjet e skuadrave kryesore nga kampionati grek. Nga premier liga angleze veçoj ndeshjet Aston Villa – Mançester Siti dhe Njukastëll – Totenhem.

Premier Liga

E shtunë

13:45 Wolves – Liverpool (Tring Sport)

16:00 Manchester Utd. – Birmingham (Tring Sport)

16:00 Arsenal – Wigan (Tring Shqip)

16:00 Newcastle – Tottenham (Tring World)

16:00 Everton – West Ham (Tring Planet)

16:00 Aston Villa – Manchester City (3Plus)

E diel

17:00 Blackburn – WBA (Tring Sport)

Kampionati Grek

E shtunë

18:30 Aek – Volos (Tring Shqip)

E diel

16:15 Asteras – Olympiacos (Tring Shqip)

18:30 Panionios – Panathinaikos (Tring Shqip)

Nga ndeshjet më interesante në futboll këtë fundjavë që mund ti shihni të lira në satelit veçoj:

Të premten: Japonia – Katari (14:25, AD Sports1, Al Jazeera Sports+10, EuroSport2), Uzbekistani – Jordania (17:15, AD Sports1, Al Jazeera Sports+10, EuroSport2), Hamburg – Frankfurt (20:30, TRT3, Dubai Sports2)

Të shtunën, (14:15, Al Jazeera Sport Global); Dortmund – Stuttgart (15:30, Dubai Sports2, TRT3); Anzhers – Bordo (17:00, France2); Irani – Koreja Jugore (17:25, AD Sports1, Al Jazeera Sports Global); Sevija – Levante (18:00, NTV Spor); Këln – Verder (18:30, Dubai Sports2, TRT3); Barselona – Rasing (20:00, NTV Spor); Roma – Kaljari(20:45, TV8); Okserr – Monako (21:00, Kanal A); Valensia – Malaga (22:00. NTV Spor);

Të dielën: Udineze – Inter (12:30, TV8); Utreht – Ajaks (12:30, Beyaz TV); Sampdoria -Juventus (15:00, TV8); Mënshengladbah – Leverkuzen (15:30, TRT3) Hihon – Atletiko (17:00, NTV Spor); Hofenhajm – St. Pauli (17:30, TRT3); Real Madrid – Majorka (19:00, NTV Spor); Milan – Çezena (20:45, TV8); Barselona – Mallaga (21:00, NTV Spor); Nis – Lion (20:45, France2).

NBA TV

E shtunë: Boston – Jutah (01:30, NBA TV); Denver – LA Lejkers (04:30, AzTV, NTV)

E diel: Oklahoma – Nju Jork (02:00, NTV, AzTV, Al Jazeera Sport+3); LA Klipers – Gollden Stejt (04:30, NBA TV)

E hënë: Denver – Indiana (02:00, AzTV, Sport Italia)

Read Full Post »

Definitivisht Lost është seriali më i mirë dramë që kam parë në këto 24 vite jetë. Të gjithë ata që kërkonin përgjigje në gjithçka në lidhje me serialin kanë mbetur të dëshpruar mbrëmë, por, edhe unë në fillim nuk kam qenë i kënaqur me fundin. Kanë qenë diçka që më pak se që kemi pritur, megjithatë kanë 6 vite të shkëlqyera të jetës tonë. KTV në Cosmo ka patur temë ish-presidenti e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Një emision mjaft mirë i përgatitur nga Bashmir Vishaj, sidomos edicioni i mbrëmshëm. RTK ka shfaqur emisione aktuaitetesh dhe për mua e mërkura pa Champions League në RTK është zero. TV21 pas serialeve ka transmetuar emisionin Me shqiptarët e Turqisë, dhe po çuditem si vazhdon të emitiohet akoma ky emision. Klan ka transmetuar CSI, ndërsa Vizion Plus The best of Histori Dashurie. Në Top Channel filloi të shfaqej sezoni i gjashtë i Desperate Housewives. Nuk ka qenë njëri nga serialet e mija favorite, por ndoshta do të mundohem të gjej diçka që do të më nxiste të shihja këtë serial. Gjithashtu ka patur shumë ngjarje sportive, liga dhe kupa italiane, kupa franceze, ajo spanjolle, dhe ajo angleze. Ndeshja që e prisja me ëndje, Kroacia – Serbia mbaroi baras, por ishte një ndeshje mjaft interesante.

Sonte Rubikon sjell emisionin special dedikuar Dr. Ibrahim Rugovës me temën “Dr. Ibrahim Rugova, cili ishte?”. Më pas në KTV transmetohen serialet. Jeta në Kosovë do të përqëndrohet në mungesën e ngrohjes dhe gjithashtu edhe disa tema tjera. TV21 vazhdon vetëm me serialin Ihlamurlar Altinda, pa ndonjë emision të caktuar pas serialit. Kanalet shqiptare, Klan TV dhe Top Channel do të transmetojnë Opinion dhe Top Story që sigurisht do të kenë të bëjnë me trazirat e fundit në situatën politike në Shqipëri. Vizion Plus transmeton filmin Gjithçka që ajo donte. Film i zhanrit krim/mister/biografi, prodhim i vitit 2009, me Gina Gershon dhe Ryan McPartlin në rolet kryesore.

Herët në mëngjes do të kemi Australian Open në kanalet EuroSport, është dita e dytë e rrethit të dytë. Futbolli vjen vonë në mbrëmje. Milan – Bari fillojnë nga ora 21:00 në SuperSport 1, dhe RAI Tre, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë. Ndërsa Atletiko Madrid – Real Madrid, fillon në ora 22:00, me transmetim në NTV Spor, ndeshje e vlefshme për Kupën e Spanjës.

Gjatë ditës, në ora 14:25 në EuroSport mund të shihni garën e Sprintit në biatlon për meshkujt nga Antolzi. Ndërsa në EuroSport2 në ora 11, 14 dhe 18:30 mund të ndiqni garën në HalfPipe nga kampionati botëror në snoubord. EuroSport në ora 16:00 drejtpërdrejt transmeton garat relli nga Monte Karlo të vlefshme për rellin IRC (mos e konfuzoni me rellin WRC që është më i njohur), ndërsa në ora 17:35, transmetohen kualifikimet për garën vijuese të kupës së botës në kërcime me ski.

Sonte vazhdon xhiroja e parë e rrethit të dytë të Euroligës në basketboll. Orarin e ndeshjeve e keni në vijim: Unikaha – Kaha Laboral (20:45, C+Sport); Barselona – Makabi Tel Aviv (20:45, Sport Italia); Olimpiakos – Fenerbahçe Ylker (20:45, NTV Spor, Sport Italia2); Roma – Olimpija (21:00, Sport Italia2).

Edhe sonte vazhdon kampionati botëror në hendboll. Orari i ndeshjeve është si në vijim:

16:15 Koreja Jugore – Sllovakia Sport+, Sport 1 CZ/Hun

17:00 Brazili – Japonia Sport1Ger

18:00 Egjipti – Bahrejni JSC+7

18:00 Algjeria – Australia JSC+8

18:30 Gjermnia – Tunizia ZDF

19:10 Islanda – Norvegjia  Sport1Ger

20:15 Kroacia – Danimarka HRT2

20:15 Polonia – Suedia Sport1Ger

20:30 Serbia – Romania RTS2

20:45 Franca – Spanja Sport1Ger, Al Jazeera Sport 2

21:30 Austria – Hungaria ORF Sport Plus

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E enjte, 20 janar 2011

RTK

08:20 Jeta në Kosovë

10:05 Debat Zgjedhor

11:00 Lajme

11:15 Film: Coffee and Cigarettes +18

KTV

07:45 Shpija2 – Përmbledhja ditore

08:15 Rubikon

09:15 Serial: Binbir Gece

10:00 Serial: El sortilegio de amor

RTV21

08:00 Serial: Nën hijen e blinajes

09:20 Zoom

10:00 Lajme

10:45 Serial: Wildfire

——————–

TV Klan

08:05 Kutia

09:00 Opinion

11:00 Lajme

11:35 Serial: Seksi dhe qyteti ep.77 Reprizë

Top Channel

08:15 Fiks Fare

09:00 Top Story

10:30 Lajme

11:00 Top Show

Vizion Plus

07:40 Bar Cafe – Sitcom

08:00 Teresa – telenovelë

09:00 Film – Gjithçka që ajo donte

11:00 Lajmet

11:30 Inside – Reprizë

Read Full Post »

Në EuroSport vazhdon kupa e Azisë dhe sportet dimërore. NFL po rrit temperaturat javë për javë në ESPN Amerika. Këtë javë rikthehet nga pushimi edhe Bundesliga gjermane.

Nga e hëna EuroSport do të filloj të transmetoj grand slam turneun e parë në tenis, Australian Open. Por, më parë do të sjell disa duele të mëdha tenisi. Të premten në ora 9:30 në mëngjes në EuroSport mund të shihni finalen e WTA turneut në Sidnej. E premte e hershme do të jetë edhe në EuroSport2 ku me fillim në ora 9 mund të shihni kualifikmet për garën e kërcimeve me ski nga kërcimorja në Saporo të Japonisë. Sportet dimërore do të jenë të pranishme në ekranet e EuroSport gjatë tërë ditës. Në ora 10:30 mund të shihni garën e lëshimit për meshkuj nga Vengeni në ESP2, ndërsa në ora 14:00 mund të shihni sllalomin e kombinuar po ashtu nga Vengeni. Më herët në ESP mund të shihni kombinim nordik nga Sifeld i Austrisë në ora 12:45, ndërsa në ora 14:45 në program është Sprini i meshkujve në garën e biatlonit nga Ruhpoldingu. Masters i Londrës në snuker është në program në ora 16:00 dhe 20:45. Ndërsa nga Kupa e Azisë për skuadra mund të shihni dy ndeshje, Australia – Koreja Jugore në ora 14:15, dhe Bahreini – India në ora 17:15.

E shtuna si zakonisht këtyre ditëve do të jetë e mbushur me sporte dimërore. Gjithçka fillon me kërcimet me ski nga Saporo që nisin në ora 9 në mëngjes. Në ora 9:45 në ESP2 janë kërcimet me ski për kombinim nordik, skijimi i të cilit është në program në ora 16:00 në ESP. ESP2 do të transmetoj edhe luzh në ora 11:15, si dhe snoubord në ora 13:00, 15:45 gjysmëfinalet, dhe në ora 19:00 finalet e kampionatit botëror në disiplinën Big Air. Në ora 16:45 transmetohet ndeshja volejbollistike Yoga Forli – Treviso e vlefshme për xhiron e 14 të kampionatit italin për meshkuj, ndërsa në ora 20:30 ndeshja e xhiros së shtatë për femra ndërmjet Arsizios dhe Novaras. Në ESP në ora 10:45 mund të shihni garën e parë e sllallomit të madh për femra nga Maribori, dhe në ora 14:00 garën e dytë. Meshkujt vazhdojnë garat në Vengen, ku në program është lëshimi në ora 12:30. Në biatlon të shtunën mbahet gara e sprintit për femra që është në program në ora 14:45. Ndërsa garat e sprintit në kros kountri transmetohen në ora 14:00 në ESP2.

Të dielën femrat vazhdojnë garat në sllallom nga Maribori në ora 9:30 dhe 12:00, ndërsa meshkujt nga Vengeni në ora 10:15 dhe 13:15 (ESP2). Kërcimet me ski janë herët natën dhe shfaqen në ESP në ora 8:35. Gara e femrave në luzh është në program në ora 10 dhe 11, ndërsa e skuadrave në ora 14. Biatloni vazhdon të qëndroj në Ruhpolding me garën e pursuitit të meshkujve në ora 13:15, dhe pursuitit të femrave në ora 15:15. Kombinimi nordik është në rogram në ora 11:00 dhe 15:45, ndërsa garat në sprint për skuadra në kros kountri janë në program në ora 14:00. EuroSport2 transmeton ndeshjen Kina-Uzbekistani duke filluar në ora 17:15, ndërsa ndeshjen nga Kupa e Amerikës për moshta të reja U20 nga Peruja, Argjentina – Uruguaji në ora 21:00. Në Londër fillon finalja e Mastersit të Londrës në snuker në ora 16:00 dhe ora 21:00 dhe transmetohet në EuroSport. Fundjava mbaron me reprizën e finales së meshkujve të Mellburnit në ora 23:00.

ESPN Amerika edhe këtë javë vazhdon me transmetimet e përundimtareve të NFL ligës në futboll amerikan. Në program janë katër finalet divizionale këtë javë. Oraret e transmetimeve ngjajnë me ato të javës së kaluar. Gjithashtu në program do të ketë edhe basketboll kolegji, ndërsa nga liga e hokejit NHL mund të shihni ndeshjet në ritransmetim gjatë ditës.

NFL

E shtunë

22:30 Pittsburgh – Baltimore

E diel

02:00 Atlanta – Green Bay

17:00 Chicago – Seattle

22:30 New England – NY Jets

NCAA Basketball

E shtunë

01:00 Loyola – Fairfield

03:00 Detroit – Butler

18:00 Tennessee – Vanderbilt

20:00 Duke – Virginia

Në SuperSport këtë javë shtohen edhe ndeshjet e Bundesligës gjermane. Gjithashtu transmetohen ndeshjet e xhirove vijuese për kampionatin spanjoll, italian, francez dhe portugez, si dhe kategoria e dytë angleze.

Championships

E shtunë

13:45 Swansea – Crystal Palace (SS5)

16:00 Norwich – Cardiff (SS5)

Serie A

E shtunë

18:00 Napoli – Fiorentina (SS1)

20:45 Inter – Bologna (SS1)

E diel

12:30 Cagliari – Palermo (SS2)

15:00 Lazio – Sampdoria (SS1)

15:00 Juventus – Bari (SS3)

15:00 Cesena – Roma (SS4)

3:00 Çezena – Gjenova

8:45 Lecce – Milan (SS1)

Primera Division

E shtunë

18:00 Villarreal – Osasuna (SS4)

22:00 Sevilla – Espanyol (SS3)

E diel

17:00 Valencia – Deportivo (SS2)

19:00 Almeria – Real Madrid (SS2)

21:00 Barcelona – Malaga (SS2)

Bundesliga

E premte

20:25 Leverkusen – Dortmund (SS1)

E shtunë

15:30 Wolfsburg – Bayern (SS1)

18:30 Schalke – Hamburg (SS3)

E diel

15:30 Frankfurt – Hannover (SS5)

17:30 Kaiserslautern – Koln (SS1)

Ligue 1

E shtunë

21:00 PSG – Sochaux (SS4)

21:00 Auxerre – Monaco (SS5)

E diel

21:00 Marseille – Bordeaux (SS4)

Liga Sagres

E diel

19:00 Porto – Naval (SS5)

21:15 Academica – Benfica (SS5)

NBA

E shtunë

02:00 Chicago – Miami (SS2)

Tring Këtë javë transmeton nëntë nga dhjetë ndeshjet e Premier Ligës angleze. Gjithçka fillon me Çelzin dhe mbaron me dy derbitë, ai lokal Liverpul – Everton, dhe kryederbi Totenhem – Mançester Junajted.

Premier Liga

E shtunë

16:00 Chelsea – Blackburn (Tring Sport)

16:00 Manchester City – Wolves (Tring Shqip)

16:00 Stoke City – Bolton Wanderers (Tring World)

16:00 West Bromwich – Blackpool (Tring Planet)

18:30 West Ham – Arsenal (Tring Sport)

E diel

13:00 Birmingham – Aston Villa (Tring Sport)

13:00 Sunderland – Newcastle Utd (Tring Shqip)

15:05 Liverpool – Everton (Tring Sport)

17:10 Tottenham – Manchester Utd (Tring Sport)

Nga ndeshjet më interesante në futboll këtë fundjavë që mund ti shihni të lira në satelit veçoj:

Të premten: Australia – Koreja Jugore (14:15, AD Sports1, Al Jazeera Sports+1), Bahrain – India (17:15, AD Sports1, Al Jazeera Sports+1), Leverkusen – Dortmund (20:30, Das Erste, TRT3, Dubai Sports2)

Të shtunën, Irani – Koreja Veriore (14:15, Al Jazeera Sport Global); Volfsburg – Bajern (15:30, Dubai Sports2, TRT3); E.B.A. – Iraku (17:15, AD Sports1, Al Jazeera Sports Global); Napoli – Fiorentina (18:00 TV8); Vijareal – Osasuna (18:00, NTV Spor); Shallke – Hamburg (18:30, Dubai Sports2, TRT3); Bursa – Byjykshehir (19:00, TRT1); Bilbao – Rasing (8, NTV Spor); Inter – Bolonja (20:45, TV8); Okserr – Monako (21:00, Kanal A); Lion – Lorien (21:00, TV5 Monde); Sporting Lisbonë – Ferreira(21:15, RTPInt); Sevija – Espanjoll (22:00. NTV Spor);

Të dielën: Lacio – Sampdoria (15:00, TV8); Frankfurt – Hankover (15:30, TRT3) Valensia – La Korunja (17:00, NTV Spor); Almeria – Real Madrid (19:00, NTV Spor); Trabzon – Manisa (19:00 TRT1); Leçe – Milan (20:45, TV8); Barselona – Mallaga (21:00, NTV Spor); Marsej – Bordo (21:00, Kanal A, Sport Italia).

NBA TV

E shtunë: San Antonio – Dallas (02:00, Sky Sport2); Golden State – LA Clippers (04:30, Al Jazeera Sports1)

E diel: Chicago – Miami (02:00, NTV, Al Jazeera Sports1); Memphis – Dallas (02:00, C+Deportes)

Read Full Post »

Pak nga pak po rikthehet futbolli pas pushimeve të fundvitit. Tani kemi kampionatin italian dhe spanjoll, dhe kupën angleze dhe franceze që do të zhvillohen këtë javë. Sportet dimërore janë në pikun e sezonit, ndërsa në Amerikë fillojnë ndeshjet përfundimtare të NFL.

EuroSport duke filluar nga kjo javë do të transmetoj Kupën e Azisë në futboll. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalin EuroSport2. Kupa e Azisë do të transmetohet edhe në kanalin e lirë në satelit Al Jazeera Sport Global. EuroSport edhe gjatë kësaj jave do të transmetoj sportet dimërore. Të premten në ora 17:25 në EuroSport transmetohet gara e Sprintit në biatlon për meshkuj. Sprinti i fermave është në program të shtunën në të njëjtën kohë, ndërsa të dielën në program janë garat e mas-startit që fillojnë në ora 15:30 për meshkuj, dhe në ora 18:15 për femra. Nga sportet tjera dimërore do të ketë edhe skijim alpik ku femrat garojnë në Altenmarkt të Austrisë, të shtunën në ora 12:00 është gara e lëshimit, ndërsa të dielën gara e Super Sllallomit të madh në ora 11:30. Meshkujt janë mysafirë në Adelboden ku të shtunën në ora 10:30 (ESP2), dhe në ora 13:30 (ESP) mbahet gara e sllallomit të madh, ndërsa të dielën në ora 13:30 raundi i dytë i sllallomit. Kros Kountri garat mbahen në Val Di Fieme ku akoma vazhdon Tour de Ski me garën e mas-startit klasik për meshkuj të shtunën në ora 12:45, dhe për femra në ora 15:15. Të dielën në program janë garat në stilin e lirë, për femra në ora 12:45, dhe për meshkuj në ora 14:30.

Dhe më interesantja këtë javë do të jetë gara me fluturime me ski nga Harahovi i Çekisë. Gjthçka fillon të shtunën në ora 11 me kualfikimet për garën e parë që do të mbahet në ora 16 pasdite. Ndërsa të dielën gara fillon në ora 13:45. Do të jetë interesante të shohim fluturime mbi 200 metra pas turneut të Katër Kërcimoreve.

Gjysmëfinalet e ATP turneut në Doha janë në program të premten në ora 14:30, ndërsa finalja është në program të shtunën në ora 16:15. Ndërsa këtë fundjavë fillon edhe London Masters në snuker dhe në orët e mbrëmjes transmetohen garat nga Relli Dakar. Ndeshjet e Kupës së Azisë që do të transmetohen në EuroSport2 mund ti gjeni në fund të tekstit, dhe janë të njëjtat me ato që do të transmetohen në kanalin Al Jazeera Sport Global.

ESPN Amerika do të transmetojë të gjitha, katër ndeshjet e para të play-off të ligës NFL. Në rrethin e parë takohen dy fituesit e divizioneve me bilancin më të dobët që do të mikpresinskuadrat që u kualifikuan me Wild Card, që kishin bilanc të mirë, por, nuk fituan divizionet e tyre. Të shtunën në mëngjes ose të premten pas mesnate transmetohen 2 ndeshje nga liga e hokejit, NHL. Ndërsa të shtunën pasdite dhe të hënën në mëngjes zhvillohen ndeshjet e boullëve universitare.

NFL

E shtunë

22:30 Seattle – New Orleans

E diel

02:00 Indianapolis – NY Jets

17:00 Kansas City – Baltimore

22:30 Philadelphia – Green Bay

NHL

E shtunë

01:30 Florida – Carolina

04:00 Anaheim – Columbus

NCAA

E shtunë

18:00 BBVA Compass Bowl: Kentucky – Pittsburg

E hënë

03:00 Kraft Fights Hunger Bowl: Boston College – Nevada

SuperSport transmeton ndeshjet e Serie A të dielën, dhe kampionatin spanjoll të shtunën dhe të dielen. Napoli – Juventus, Sampdoria – Roma, dhe La Korunja – Barselona e Real Madrid – Vijareal do të jenë ndeshjet kryesore të kësaj jave.

Supersport

Serie A

E diel

12:30 Sampdoria – Roma (SS2)

3:00 Milan – Udinese (SS2)

3:00 Lacio – Leçe (SS3)

3:00 Katania – Inter (SS4)

3:00 Çezena – Gjenova

8:45 Napoli – Juventus (SS1)

Primera Division

E shtunë

8:00 Sosiedad – Sevila (SS2)

10:00 La Korunja – Barselona (SS2)

E diel

5:00 Espanjol – Saragosa (SS2)

7:00 Real Madrid – Vijareal (SS2)

9:00 Levante – Valensia (SS2)

Liga Sagres

E shtunë

8:15 Porto – Maritimo (SS3)

Tring këtë javë do të transmetoj disa ndeshje nga rrethi i tretë i garës më të vjetër në botë, Kupa e Federatës Angleze, FA (Football Association). Vlen të përmendet kryederbi Mançester Junajted – Liverpull, dhe derbit klasik Arsenal – Lids, dhe Llester – Mançester Siti .

Kupa FA

E shtunë

1:45 Arsenal – Lids (Tring Sport)

4:00 Shefilld Junajted – Aston Villa (Tring Sport)

4:00 Skanthorp Junajted – Everton (Tring Shqip)

4:00 Barton Albion – Midëllsbrou (Tring World)

6:30 Stivenexh Borouh – Njukastëll Junajted (Tring Sport)

E diel

2:30 Mançester Junajted – Liverpull (Tring Sport)

5:00 Llester Siti – Mançester Siti (Tring Sport)

E hënë

9:00 Kroulli Taun – Derbi Kaunti (Tring Sport)

Nga ndeshjet më interesante në futboll këtë fundjavë që mund ti shihni të lira në satelit veçoj: të shtunën, Arsenal – Lids (1:45, NTV Spor, ITV1, Idman TV); Kuvajti – Kina (2:15, Al Jazeera Sport Global); Hamburg – Ajaks (4, NDR); Shefilld Junajted – Aston Villa (4, NTV Spor); Sosiedad – Sevija (8, NTV Spor); Frankfurt – Këln (8, Sport 1); PSZH – Lens (8:45, France3Sat); La Korunja – Barselona (10. NTV Spor); Sporting Lisbonë – Braga (10:15, Sport Italia2, RTPInt).

Të dielën transmetohen këto ndeshje: Sampdoria – Roma (12:30, TV8); Fortuna Dyseldorf – Sent Pauli (2, Sport 1); Japonia – Jordania (2:15, Al Jazeera Global); Mançester Junajted – Liverpull (2:30, NTV Spor); Mënshengladbah – Kaiserslautern (3, Sport 1); Milan – Udinese (3:00, TV8); Llester – Mançester Siti (5, NTV Spor); Arabia Saudite – Siria (5:15, Al Jazeera Sport Global); Real Madrid – Vijareal (7, NTV Spor); Napoli – Juventus (8:45, TV8); Levante – Valensia (9, NTV Spor).

NBA TV

As NBA s’do të mungoj këtë fundjavë. Të shtunën në mëngjes në ora 2 mund të shihni ndeshjen Orlando – Hjuston në NTV Turqi, ndërsa nga ora 2:30 në NBA TV transmetohet ndeshja Milluoki – Majemi. Edhe të dielën në mëngjes transmetohen dy ndeshje. Në ora 2 në NTV Spor transmetohet ndeshja që sjell përballë dy basketbollist turk, Ëmer Ashikun e Çikagos dhe Semih Erdemin e Bostonit. Në të njëjtën kohë në NBA TV mund të shihni ndeshjen Okllahoma – Memfis.

Read Full Post »

ESPN America

ESPN Amerika edhe për këtë ndërrim motmotesh do të ofroj menynë e zakonshme të sporteve amerikane. Në program janë boul ndeshjet regjionale të ligës universitare në futboll, ndërsa në fundjavë zhvillohen ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt të ligës profesioniste në futboll, NFL. S’do të mungojnë as ndeshjen nga liga profesioniste e hokejit mbi akull, NHL, e po ashtu do të transmetohen edhe disa ndeshje nga liga universitare e basketbollit. Emisionet e rregullta si SportsNation, PTI, e Jim Rome Is Burning do të bëjnë përmbledhjet vjetore, ndërsa eksluzivitet do të jenë transmetimi i serisë së filmave dokumentar sportiv të njohur edhe si 30For30.

Këtë fundjavë siç e përmendëm më lartë mbaron stinori i rregullt në ligën profesioniste të futbollit amerikan, NFL. Shumica e skuadrave që do të marrin pjesën në play-off tashmë janë përcaktuar, pos në dy divizione ku do të ketë ndeshje pë pozitën e parë e cila dërgon në play-off, dhe në Konferencën Kombëtare akoma nuk është përcaktuar skuadra e fundit me ftesë të veçantë që do të marrë pjesë në përfundimtare. Në ora 22:15, do të mësojmë skuadrën e fundit që do të marrë pjesë në play-off falë Wild Card. Green Bay dhe New York  Giants janë në luftë për këtë pozitë. Green Bay është vendas dhe kjo do të duhej t’i jepte një avantazh, por, për kundërshtarë do të kenë skuadrën Chicago Bears që tashmë ka fituar Divizionin e Veriut në Konferencën Kombëtare, NFC. Giants janë mysafirë të Washington Redskins, të cilën javën e kaluar në kohë shtesë mposhtën skuadrën e Jacksonville. Jacksonville në anën tjetër lufton për një titull në Divizionin e Jugut të Konferencës Amerikane, AFC. Jacksonville udhëton në Hjuston ku do të ndeshet me Texans, ndërsa liderja e këtij divizioni, Indianapolis Colts pret skuadrën e Tennessee Titans. Vonë natën do të ndeshen Seattle dhe St. Louis, skuadra që në luftë të drejtpërdrejtë do të përcaktojnë fituesin e Divizionit të Perëndimit në NFC. Seattle duhet të fitoj patjetër pasi St. Louis ka një fitore më tepër në renditje, edhe pse të dyja skuadrat kanë bilanc negativ. Sidoqoftë, akoma nuk është zyrtarizuar se cilat ndeshje do të transmetohen këtë javë, por sigurisht do të jenë nga këto që përmenda më lartë.

Edhe pse seria BCS e boullëve në ligën universitare në futboll amerikan fillon me datën 1 janar, para kësaj date do të kemi disa boul mjaft interesante si ai Liberty e edhe ai Alamo.

Ndërsa në hokej mbi akull në kuadër të serisë klasike për ditën e vitit të ri këtë vit do të takohen dy nga skuadrat më të mira në NHL, Pitsburg dhe Uashington. Vendasit të udhëhequr nga hokejisti më i mirë amerikan Sidni Krosbi, do të provojnë të përfocohen në renditje përballë skuadrës të udhëhequr nga hokejisti më i mirë evropian, Aleksander Oveçkin. Karakteristikë e kësaj ndeshjeje është se zhvillohet në ambient të hapur, që është diçka e jashtëzakonshme për këto kohëra.

Transmetimet e drejtpërdrejta

NHL

E shtunë, 1 janar

19:00 Pittsburg – Washington

Futboll amerikan – Liga universitare

E mërkurë, 29 dhjetor

20:30 Military Bowl: Maryland – East Carolina

00:00 Texas Bowl: Baylor – Illinois

03:15 Alamo Bowl: Arizona – Oklahoma State

E enjte, 30 dhjetor

18:00 Armed Forces Bowl: SMU – Army

21:15 Pinstripe Bowl: Syracuse – Kansas State

00:30 Music City Bowl: Tennessee – North Carolina

04:00 Holiday Bowl: Washington – Nebraska

E premte, 31 dhjetor

18:00 Meineke Car Care Bowl: Clemson – South Florida

21:30 Liberty Bowl: UCF – Georgia

01:30 Chick-fil-A Bowl: Florida State – South Carolina

E shtunë, 1 janar

23:00 Rose Bowl: TCU – Wisconsin

02:30 Fiesta Bowl: Oklahoma – Connecticut

EuroSport

Si zakonisht EuroSport do të bëjë një përmbledhje të ngjarjeve më të mëdha sportive që ndodhën gjatë këtij viti. Në veçanti vlen të përmendet emisioni WATTS, që shfaq ngjarjet më komike në sport gjatë vitit të kaluar. Por, këtë festë nuk do të mungojnë as sportet dimërore. Pos turneut legjendar të Katër Kërcimoreve, do tëkemi edhe gara në sporte tjera dimërore.

Katër Kërcimoret si zakonisht fillojnë në Oberstdorf. Kualifikimet në program janë të martë në ora 13:45, ndërsa gara zyrtare të mërkurën në ora 15:45. Gara e dytë fillon të premten, me 31 janar ku në program janë kualifikimet për garën e Garmishit, që fillojnë në ora 13:30. Ndërsa kërcimet zyrtare në program janë me datën 1 janar në ora 13:45. Me 2 janar në ora 13:30, zhvillohen kualifikimet për stacionin e tretë, Insbrukun, ndërsa gara zyrtare në Insbruk mbahet të hënën me datë 3 janar. Kualifikimet nga gara e fundit në Bishofs’hofen zhvillohen të mërkurën me 5 janar duke filluar në ora 15:45. Kërcimet finale të edicionit të sivjetëm të Katër Kërcimoreve mbahen të enjten, me 6 janar duke filluar në ora 15:45.

Të mërkurën në program është lëshimi i meshkujve në Bormio që fillon në ora 11:40, ndërsa më vonë në ora 15:00, dhe 17:45, mbahen dy raundet e sllallomit të femrave në Semering.  Skijimi alpik vitin e ri e fillon të dielën në Mynih në ora 16:15.

Traditën e kërcimeve me ski po mundohet ta krijoj edhe kros kountri. Edhe këtë fundvit do të kemi dy gara për meshkujt dhe femrat nga Oberhofi i Gjermanisë në turin e njohur si Tour de Ski. Të premten me 31 janar në ora 12:45 mbahet gara në 2.5km stil të lirë për femra, ndërsa në ora 15:00 gara në 3.75 km stil të lirë për meshkuj. Të nesërmen, distanca do të jetë dukshëm më e madhe. Në ora 11:45, femrat do të bëjnë ski në 10 km teknikë e lirë, ndërsa meshkujtnë ora 12:30 do të bëjnë ski në 15 km stil të lirë.

Të enjten, në ora 20:00 në EuroSport mund të ndiqni Gala shoun e patinazhit artistik nga Oberstdorfi.

Ndër sporte tjera mos të harrojmë edhe kampinatin botëror në darts apo siç njihet tek ne edhe si pikado, dhe garën legjendare të motosporteve, Relli Dakar.

Read Full Post »

Amerikanët kanë shije si të festojnë festat e tyre. Katër ndeshje fantastike të ligës më të fortë të basketbollit në botë zhvillohen në një që fillon sonte në ora 6 pasdite. Maratona fillon me ndeshjen e parë Nju Jork Niks – Çikago Bulls që do të transmetohet në NBA TV duke filluar në ora 6. Në ora 8:30 ndeshen dy skuadrat ndër më të fortat në lindje, Orlando Megjik dhe Boston Selltik. Kjo ndeshje transmetohet në kanalin NTV Spor. Ndërsa kryendeshja e ditës për amerikanët, fillon në ora 11 në mbrëmje sipas kohës tonë lokale, ku ndeshen Los Anxheles Lejkers dhe Majemi Hit. Ndeshja transmetohet në SuperSport1, NTV Turqi dhe disa kanale tjera. Ndeshja e fundit e sotme fillon në ora 2 pas mesnate ku ndeshen skuadrat e perëndimit Oklahoma Siti dhe Denver Naxhets. Ndeshja transmetohet në kanalin NBA TV.

NBA Kalendari për datën 25 dhjetor (koha lokale në Kosovë)

18:00 New York – Chicago

20:30 Orlando – Boston

23:00 LA Lakers – Miami

02:00 Oklahoma – Denver

Read Full Post »

Mbrëmë kishim përplot seriale. Aktivitete sportive në këtë fundvit kanë filluar të shteren, prandaj do të kemi mundësi të shohim më shumë seriale dhe filmave deri në vitin e ri. RTK shfaqi një film deri diku mjaft interesant. Jam një fans i madh i Rejçëll MekAdams, dhe kjo ishte arsye pse e shihja kohë pas kohë këtë film. KTV më herët transmetoi Taxi Show, ndërsa TV21 serialet e përditshme. Në Top Channel keni mundur të shihni ndoshta episodin më të mirë të sezonit të fundit të Lost. Ishte një episod ku mësojmë më së shumti fshehtësi se pothuajse në tërë sezonin. Serialet kriminale dhe mbinatyrore s’janë zgjedhja ime e parë prandaj nuk shikova CSI:NY dhe Ghost Whisperer.

Sonte reprizë të Brenda Drejtësisë, dhe emisione informative në RTK. Kult këtë javë sjell një reportazh për diasporën shqiptare në Mynih. KTV në ora 8:15 shfaq SpitaliKS, ndërsa më pas Cosmon dhe serialet e huaja. Dua të shtoj diçka për SpitaliKS se ky termin mund të ndihmojë shumë këtë serial. Kosovarët janë mësuar të shohin komedi rreth orës 8 në krahasim me orarin e kalur që ishte mjaft vonë. TV21 pas serialeve transmeton reportazh Me shqiptarët në Turqi.

Top Channel dhe Klan TV kanë skemën e ngjashme me të mbrëmshmën, me episodet e reja të Watch Over Me, Lost, dhe CSI:NY. Vizion Plus transmeton emisionin Histori Dashurie.

Në SuperSport mund të ndiqni ndeshjet e kupës gjermane dhe spanjolle dhe kampionatin francez, nëse ndeshjet nuk anulohen. Në ZDF mund të ndiqni ndeshjen Shtutgart – Bajern (8:30), në TV5Monde ndeshjen Lion – Okserr (7:00). Në ora 7 pasdite EuroSport transmeton ndeshjen ekzibicionale në tenis nga Madridi ku ndeshen Federer dhe Nadal. EuroSport2 në ora 8:30 transmeton ndeshjen për superkupën italiane në volejboll për femra ku ndeshen Pesaro dhe Vila Korteze.

Në Film Autor sonte në ora 9:30 mund të ndiqni filmin Elvis prodhim i vitit 19797 me Kurt Russell, Shelley Winters, dhe Bing Russell, në regji të John Carpenter. Filmi tregon për jetën e Elvis Prisllit ndërsa është i ranguar si 14+. Ndërsa në Tring Max në të njëjtën kohë transmethet filmi Rrëmbyeri me Jeff Bridges, Tommy Lee Jones dhe Suzy Amis në rolet kryesore.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E mërkurë – 15 dhjetor 2010

RTK

08:40 Serial: Brenda Drejtësisë

09:20 Zëri ynë

09:50 Pro et Contra

10:15 Gruaja sot

11:00 Lajme

11:15 Kult

KTV

07:45 Shpija 2 – Përmbledhja

08:15 Serial: SpitaliKS

08:55 Cosmo

09:00 Serial: Binbir Gece

10:00 Serial: El sortilegio de Amor

RTV21

08:00 Serial: Nën hijen e blinajave

09:20 Me shqiptarët në Turqi

10:00 Lajme

10:45 India

——————–

TV Klan

08:10 Kutia

09:05 Serial: CSI NY ep.88

10:00 Lajme

10:30 Opinion

Top Channel

08:05 Fiks Fare

08:40 Serial: Kujdesu për mua

09:30 Serial: Lost

10:30 Lajme

11:05 Top Show

Vizion Plus

07:40 Një grua e hekurt – telenovelë

08:50 Histori dashurie

11:00 Lajme

Read Full Post »

Më në fund mbaroi edhe AGT. Një fjali rreth tërë kësaj. Shqiptarët kanë talent, por, s’kanë juri për ta vlerësuar atë, dhe shyqyr Zotit që populli po voton për të vlerësuar më të mirët. Në Twitter, Benet Kaçi njoftoi që edicioni i ardhshëm i Albanians Got Talent do të transmetohet pas dy viteve. Pak Oxygen të premten, por vërtetë më prishën nervat ata dy garuesit në kuiz. Të shtunën shikova derbin Milan – Roma, një ndeshje e mërzitshme, pa pikë cilësie, dhe më pas ktheva Këngët e shekullit. Kur nuk ka patur ndeshje interesante, zgjedhja ime e parë gjithnjë ka qenë Këngët e shekullit. Të dielën nuk shikova aq shumë televizion në prime-time, pak 2XL dhe Portokalli, por nuk isha shumë i përqëndrua në TV. Vërtetë më pëlqejnë sportet dimërore, dhe falë Zotit që kemi kanalet EuroSport që po na ofrojnë fundjava “të bardha” për qejfin e neve fansave të sporteve mbi borë. Gjithashtu kam shikuar Sinbad dhe programet për fëmijë të shtunën dhe të dielën në mëngjes në RTK.

Kur jemi tek programet për fëmijë, dua të përmend Super Gogon. Ishte hera e parë që e shikova, dhe notën maksimale i jap nga unë. Tepër edukativ, jo vetëm për fëmijët, por, për të gjithë. Një emision që sigurisht ia vlen të shikohet. Gjithashtu dua të uroj Adrain Morinan, jo që kemi ndonjë lidhje për shkak të mbiemrit, por vërtetë është një aktor që po punon mjaft kohëve të fundit. Mos të them që është më kryesorir, por njëri ndër më komikët në SpitaliKS, po bën Super Gogon, e gjithashtu edhe po shfaqet në teatër me Tre Gjermanët e trashë. Është vërtetë një aktor punëtor dhe i zoti, uroj të vazhdoj me suksese.

Sonte kemi një të hënë mjaft të pasur në krahasim me ditët tjera në televizionet tona. Në RTK kemi serialin Kafeneja Jonë, pastaj Millionerin, Subvencionin, dhe emisionin Pa skenar pas lajmeve. KTV transmeton Asistin dhe Bursën e Kosovës pas përmbledhje së Shpija 2, ndërsa më pas në program janë dy serialet, Binbir Gece dhe Sortilegio de Amor. TV21 transmeton Kabaren.

Top Channel transmeton Shqip dhe Proçesin Sportiv, Klan TV transmeton EuroKlan, ndërsa Vizion Plus në program ka Bypass Show dhe Zonë e ndaluar.

Në Tring Shqip do të mundohem të zë pjesën që nuk kam mundur të shoh nga 2XL mbrëmë, ndërsa më herët planifikoj të shoh si zakonisht serialin Kafeneja Jonë. Në Digi Plus mund të shihni Teorinë e Big Bengut në ora 7, ndërsa nëse nuk gaboj diku rreth orës 9 në program është Modern Family. Të dyja seriale jashtëzakonisht komike.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E hënë – 20 dhjetor 2010

RTK

08:20 Serial: Kafeneja jonë

09:00 Milioneri

10:00 Subvencion

11:00 Lajme

11:15 Pa Skenar

KTV

08:15 Asist

08:45 Bursa e Kosovës

09:15 Serial: Binbir Gece

10:15 Serial: El sortilegio de amor

11:00 Interaktiv

RTV21

08:00 Kabare – Variete Prishtina

10:00 21 Minuta

10:45 Serial: India

——————–

TV Klan

08:00 Kutia

09:00 EuroKlan

10:00 Lajme

10:30 Opinion

Top Channel

08:15 Fiks Fare

09:00 Shqip

10:30 Lajme

11:05 Procesi Sportiv

Vizion Plus

07:40 Një grua e hekurt – telenovelë

08:50 Bypass Show

10:00 Zonë e ndaluar

11:00 Lajme

Read Full Post »

Mbrëmë në Vizion Plus filloi seriali i ri Ghost Whisperer. Personalisht nuk e kam shikuar pasi ka të bëjë me gjëra mbinatyrale që nuk më pëlqejnë tema të tilla. Në Top Channel është transmetuar Lost dhe sigurisht që këto episodat e fundit janë mjaft interesante. Mbrëmë kemi pasur të bëjmë kryesisht me Xhekun, ndërsa sonte episodi më shumë përqëndrohet tek Sajidi i cil tashmë po shetitet sikur një mumje në ishull. Vërtetë gjërat janë të komplikuara në këtë etapë të serialit. Klan TV ka transmetuar ndeshje futbollit të cilën nuk e kam parë, dhe as që di se cila ndeshje është transmetuar.

KTV përsëri ka patur një debat të nxehtë që pothuajse doli nga binarët. RTK ka transmetuar debatet pas ndeshjes  Mançester – Valensia, të cilën për atë kohë sa shikova pjesën e parë ishte mjaft interesante. TV21 shfaqi  serialet dhe vonë në mbrëmje debatet politike.

Sonte përfundon rrethi i garave në grupe për Ligën e Kampionve. Vetëm grupi H akoma mund të ndryshojë me sa e di unë, prandaj mund të presim një ndeshje nga ky grup në RTK. Nuk jam i sigurt por mund ë jetë ndeshja Arsenal – Partizan ose Shakhtar – Braga.

TV21 shfaq serialin Ihlamurlar Altinda dhe më pas emisionin Me shqiptarët e Turqisë. KTV pas debatit zgjedhor shfaq episodin e ri të Binbir Gece dhe më pas në program është Top Koha Music.

Vizion Plus transmeton emisionin Histori Dashurie dhe më pas Inside. Top Channel ka skemën e njëjtë me të mbrëmshmen, pra Lost ngjarja kryesore e mbrëmjes, ndërsa Klan TV transmeton futboll ndoshta një ndeshje nga grupi H, ose Romën.

Në SuperSport mund të ndiqni këto ndeshje nga Liga e Kampionve: Real Madrid – Okserr (SS1); Milan – Ajaks (SS2); Marsej – Çelzi (SS3); Bajern – Bazel (SS4), dhe golat direkt në kanalin SS5. Më herët, në ora 5 pasdite në SuperSport 1 mund të ndiqni ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës për skuadra ku do të ndeshen Al Uahda dhe Hekari Junajted.

Sonte zhvillohen edhe ndeshjet e Euroligës në basketboll. Orari i transmetimeve është si në vijim: Cibona – Montepaski Siena (6:30, Sport Italia), dhe Milano – Efes Pilsen (8:45, Sport Italia).

Në Film Hits sonte shfaqet një film i mirë që më shumë i ngjan një mjuzikëlli. Është filmi Dreamgirls në regji të Bill Condon me aktorë si Beyonce Knowles, Jamie Foxx, dhe Eddie Murphy. Filmi ka fituar dy çmime Oskar, për arritje në miksim zërimi, dhe për aktoren më të mirë në rol dytësor, çmim që i takoi aktores Jennifer Hudson.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E mërkurë – 01 dhjetor 2010

RTK

08:45 Liga e Kampionve

10:45 Kronikë zgjedhore

11:05 Jeta në Kosovë – Debat zgjedhor

KTV

08:00 Debat zgjedhor

09:00 Serial: Binbir Gece

10:00 Top Koha Music

RTV21

08:00 Serial: Nën hijen e blinajave

09:20 Me shqiptarët në Turqi

10:00 Lajme

10:30 Debat Zgjedhor

——————–

TV Klan

08:10 Kutia

08:40 Liga e Kampionve

10:30 Lajme

Top Channel

08:05 Fiks Fare

08:40 Serial: Kujdesu për mua

09:30 Serial: Lost

10:30 Lajme

11:05 Top Show

Vizion Plus

07:40 Një grua e hekurt – telenovelë

08:50 Histori dashurie

10:00 Inside

11:00 Lajme

Read Full Post »

EuroSport do të vazhdoj të transmetoj garat në sportet dimërore edhe këtë fundjavë. Të gjitha sportet dimërore që kanë filluar fundjavën e kaluar rikthehen këtë javë, duke shtuar edhe biatlonin që fillon sezonin e ri nga kjo fundjavë.

Biatloni hap sezonin në qendrën dimërore suedeze Ostersund ku sot në ora 5:15 pasdite mbahet Sprinti i femrave. Sprinti për meshkuj është në program të shtunën në ora 2, ndërsa garat e pursuitit janë në program të dielën duke filluar në ora 11:30 për femra, dhe në ora 5:15 për meshkuj. Në Norvegji, në Lillehamer këtë fundjavë mbahn garat në kombinim nordik, ku të shtunën në ora 10:15 në ESP2 (EuroSport2) transmetohen kërcimet ndërsa skijimi është në ora 12:30 në ESP. Të dielën kërcimet fillojnë në ora 9:45, ndërsa skijimi në ora 12:15, të dyja në ESP (EuroSport).

Garat në luzh këtë javë organizohen në Uinterberg. Të shtunën garat e meshkujve fillojnë në ora 11:45, lëshimi i parë, dhe në ora 1:15, lëshimi i dytë, të dy garat në ESP2. Të shtunën mbahen edhe garat në dyshe, lëshimi i parë në ora 9:30, në ESP2, dhe lëshimi i dytë në ora 11, në ESP.

Të dielën mbahet garat e femrave, lëshimi i parë në ora 9:15, ESP2, dhe lëshimi i dytë ora 10:30 në ESP. Ndërsa fundjava në luzh mbaron me garën ekipore, të dielën në ora 12:15 në ESP2.

Kros kountri këtë javë do të jetë mysafirë në Dyzeldorf. Të shtunën në ora 1:15, organizohen finalet e meshkujve dhe femrave në garën e sprintit të lirë. Ndërsa të dielën në të njëjtën kohë organizohen garat në sprintin ekipor.

Skitarët në disiplinën e skijimit alpik akoma janë në Amerikën Veriore. Këtë fundjavë meshkujt garojnë në Biver Krik (SHBA), ndërsa femrat në Llejk Luis (Kanadë). Të premten në ora 7, në program është gara në disiplinën e lëshimit për meshkuj, ndërsa lëshimi për femra fillon në ora 8:30, të dyja garat në mbrëmje, transmetohen drejtpërdrejtë në EuroSport. Të shtunën orari mbetet i njëjtë, por, ndryshojnë disiplinat. Super sllallomi i madh për meshkuj fillon në ora 7 në mbrëmje, ndërsa lëshimi i dytë i femrave fillon në ora 8:30, po ashtu në mbrëmje. Të dielën super sllallomi i madh për femra fillon në ora 7 në mbrëmje, ndërsa sllallomi i madh për meshkujt fillon në ora 5:45 pasdite me lëshimin e parë, dhe lëshimin e fundit në ora 8:30, të gjitha në EuroSport.

Dhe në fund garat në kërcime me ski këtë javë mbahen në Lillehamer, Norvegji. Të premten pasdite në ora 6 në ESP2, dhe në ora 6:30 në ESP, transmetohen kualifikimet në kërcimoren e madhe, 138 metërshe. Gara e parë mbahet të shtunën në ora 4, ndërsa e dyta të dielën në ora 2 pasdite, të dyja në EuroSport.

ESPN Amerika këtë javë ndeshjet nga liga universitare në futboll amerikan do t’i transmetoj të shtunën në mbrëmje.

Orari i ndeshjeve është si në vijim:

E shtunë

18:00 SMU – UCF

22:00 Auburn – South Carolina

02:00 Oklahoma – Nebraska

Ndërsa nga ndeshjet e ligës profesioniste në futboll amerikan, NFL, këtë të diel transmetohen tri ndeshje goxha interesante:

E diel

19:00 New York Giants – Washington

22:00 Tampa Bay – Atlanta

02:00 Baltimore – Pittsburgh

Këtë javë ESPN Amerika do të transmetoj edhe disa ndeshje nga liga më e fortë në botë e hokejit mbi akull. Ndeshjet zhvillohen në mbrëmjen në mes të premtes dhe të shtunës, ose më saktë të shtunën në mëngjes. Orari i ndeshjeve është sikur në vazhdim:

E shtunë

02:00 Buffalo – Columbus

04:00 Anaheim – Detroit

Kalendari i fundjavës në Supersport Shqipëri:

Serie A

E premte

8:45 Lazio – Inter (SS1)

E shtunë

6:00 Chievo – Roma (SS3)

8:45 AC Milan – Brescia (SS2)

E diel

3:00 Fiorentina – Cagliari (SS2)

3:00 Sampdoria – Bari (SS3)

3:00 Cesena – Bologna (SS4)

8:45 Catania – Juventus (SS1)

Primera Division

E shtunë

8:00 Osasuna – Barcelona (SS3)

10:00 Real Madrid – Valencia (SS1)

E diel

5:00 Espanyol – Gijon (SS2)

7:00 Villarreal – Sevilla (SS2)

9:00 Sociedad – Bilbao (SS2)

Bundesliga

E premte

8:30 St. Pauli – Kaiserslautern (SS2)

E shtunë

3:30 Frankfurt – Mainz (SS4)

E diel

3:30 Leverkusen – Koln (SS5)

5:30 Nurnberg – Dortmund (SS5)

Ligue 1

E shtunë

7:00 Rennes – Monaco (SS4)

9:00 Montpellier – Lyon (SS4)

E diel

5:00 PSG – Brest (SS4)

9:00 St. Etienne – Bordeaux (SS4)

Eredivisie

E shtunë

6:45 Ajax – NEC (SS2)

7:45 PSV – Heracles (SS5)

Kategoria dytë angleze

E shtunë

1:45 Ipswich Town – Swansea City (SS5)

Kampionati shqiptar

E premte

1:00 Laçi – Vllaznia (SS4)

E shtunë

1:00 Bylis – Tirana (SS3)

1:00 Kastrioti – Elbasani (SS4)

E diel

1:00 Skënderbeu – Shkumbini (SS4)

1:00 Flamurtari – Besa (SS5)

Tring Sport këtë fundjavë katër ndeshje nga kampionati grek dhe

Kalendari i ndeshjeve është si në vijim:

Premier Liga

E shtunë

4:00 Chelsea – Everton (Tring Sport)

4:00 Arsenal – Fulham (Tring Shqip)

4:00 Manchester City – Bolton Wanderers (Tring World)

4:00 Birmingham City – Tottenham Hotspur (Tring Planet)

6:30 Blackpool – Manchester United (Tring Sport)

E diel

2:30 West Bromwich – Newcastle (Tring Sport)

5:00 Sunderland – West Ham (Tring Sport)

Kampionati grek

E shtunë

6:30 Panathinaikos – Panserraikos (Tring Shqip)

E diel

2:00 Atromitos – AEK (Tring Shqip)

4:15 Larissa – PAOK (Tring Shqip)

6:30 Kavala – Olympiacos (Tring Shqip)

Kur jemi te liga më e fortë basketbollistike në botë këtë fundjavë zhvillohen disa ndeshje shumë të mira. NBA TV transmeton këto ndeshje: të shtunën në ora 2:00 në mëngjes, Nju Orlins – Nju Jork; të dielën në ora 4:00 në mëngjes Sakramento – Dallas; dhe të hënën në mëngjes në ora 1:00, San Antonio – Nju Orlins. Nga kanalet tjera veçojmë këto ndeshje: të shtunën në ora 2 në mëngjes, Boston – Çikago në NTV Turqi, dhe të dielën në mëngjes në ora 2:30, Miluoki – Orlando në NTV Spor.

Nga ndeshjet më interesante në futboll këtë fundjavë që mund ti shihni të lira në satelit veçoj: të premten, St. Pauli – Kaiserslautern (8:30, Idman TV, TRT Spor); Lokeren – Standard (8:30, WDS); Lacio – inter (8:45, TV8)

Të shtunën, Frankfurt – Mainc (3:30, Dubai Sports 1; TRT Spor); Levante – Atletiko (6:00, NTV Spor); Miluoll – Skanthorp (6:20, Sport Italia); Shallke – Bajern (6:30, Dubai Sports 1; TRT Spor); Ren – Monako (7:00, TV5 Monde); Osasuna – Barselona (8, NTV Spor); Llirs – Mehelen (8, WDS); Milan – Bresha (8:45, TV8); Monpelje – Lion (9, Kanal A); Real Madrid – Valensia (10, NTV Spor)

Të dielën transmetohen këto ndeshje: Ksanti – Olimpiakos Volos (2, ERT World); Leverkuzen – Këln (3:30, Dubai Sports 1; TRT Spor); Sandërllend – Uest Hem (5, Idman TV); PSZH – Brrest (5, Kanal A); Nyrnberg – Dortmund (5:30, Dubai Sports 1, TRT Spor); Vargem – Anderlleht (6, WDS); Vijareal – Sevija (7, NTV Spor, Idman TV); Bershot – Genk (8:30, WDS); Sosiedad – Bilbao (9, Idman TV); Sent Etjen – Bordo (9, Kanal A,).

Read Full Post »

Older Posts »