Lagjja e re, përsëri ishte solide, dhe sigurisht do të zë një vend të mirë në Top20 programet kosovare të këtij sezoni. Ka disa të meta, për shembull të shihje Driada Matoshin, dhe atë djaloshin që luan rolin se është një moshë me Driadan ishte absurde. Nejse, në përgjithësi seriali është i mirë, solid, dhe më i suksesshëm se ato dy dramat tjera. Më pas shikova Rubikon pa kravatë për ato momente dhe në ora 21:15 natën e dytë të Eurovizion. Pati disa performanca të shkëlqyera si Sllovenia, Estonia dhe Suedia, por nuk besoj që mund të fitojnë ndonjëra. Për më shumë planifikoj të përgatis një artikull enkas për Eurovizionin nesër. Një përgëzim për KTV-në që ishte e vetmja që nuk transmetoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, përderisa RTK e ka si “obligim” për të transmetuar programe informative që kanë të bëjnë me situatën tonë politike, por RTV21 e transmetoi pasi ka mungesë të programeve origjinale në prime-time, dhe do të mund të shfaqte diçka më të hajrit. KTV ma merr mendja që ka transmetuar këtë në Arta që është një suplement i shkëlqyeshëm i grupit Koha, dhe ndoshta Rubikon më mirë do të ishte sikur të shfaqej 3 herë në javë në Arta për të lënë më shumë hapësirë KTV në prime-time, por emisionet informative janë diçka që i bëjnë përshtypje dhe ngrehin shikueshmërinë kosovare.
RTK të shtunën në ora 12:20 do të transmetoj një historik të shkurtër të këngës së Eurovizionit, ndërsa të dielën në ora 11:00 fillon një emision i ri në RTK, Estetika, që do të jetë i dedikuar për audiencën e femrave. Në mbrëmje, e premta vjen si zakonisht tani e mërzitshme, të shtunën transmetohet nata finale e Eurovizionit, ndërsa të dielën është Familja Moderne, Drejtësia në Kosovë dhe emisioni sportiv AS që do të jetë dy-orësh në bazë të orarit të RTK-së.
KTV do të transmetoj vetëm një ndeshje nga kampionati spanjoll për shkak të xhirove të fundit kur të gjitha ndeshjet zhvillohen në të njëjtën kohë. Barcelona pret La Corunan të dielën në ora 21:00. Të shtunën KTV, shfaq filmin In Good Company, ndërsa gjatë fundjavës në ora 20:00 mund të shihni Videofest Intervista dhe SinkroCinema. Të premten në program është finalja e VIPShpija2.
RTV21 të premten sjell serialin turk, Ihlamurlar Altinda dhe emisionin për ekonomi, Standardi ynë. Të shtunën në program ka film, dhe më pas seriali Twin Peaks, ndërsa të dielën është RelaX dhe emisioni sportiv 2me1.
Top Channel nuk ka asnjë të dhënë në uebfaqen zyrtare, prandaj oraret e transmetimit më poshtë mund të jenë të gabuara.
Klan TV sjell Gjeniun e vogël të shtunën, të premten ka Njerëz të humbur, dhe gjatë fundjavës në program janë episodet e reja të Heroes dhe House, e të dielën në ora 21:00 si zakonisht shfaqet Histori me zhurmues.
Vizion Plus sjell Zonë e Lirë të premten, të shtunën serialet e huaja, ndërsa të dielën në program është Apartamenti 2XL.
Në EuroSport mund të ndiqni kampionatin botëror në ping pong, të shtunën ora 10, dhe 17:30, dhe të dielën ora 10:30. S’do të mungoj as çiklizmi me Giro d’Italia, të shtunën ora 14:40, dhe ora 15:45, dhe Tour of California që fillon të dielën në ora 23:00. Mund të ndiqni edhe ndeshjet gjysmëfinale, të shtunën ora 16:00, dhe finale të dielën ora 14:00. S’do të mungojnë as sportet automobilistike, futbolli australian, dhe volejbolli. Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare të EuroSport.
TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina
E premte – 13 maj 2011
RTK
20:25 Serial: Shtëpia ime ep.13
21:00 Debat
22:10 In&Out
23:00 Lajme
23:15 Projeksioni
KTV
20:00 VIP Shpija 2
22:15 Sinkro Cinema
22:30 VideoFesti Muziko – Intervista
23:00 Interaktiv
RTV21
20:00 Serial: Ihlamurlar Altinda
21:20 Standardi ynë
22:00 Ditari
22:45 Serial: Favoritja
TV Klan
20:05 Kutia
21:00 Njerëz të humbur
23:00 Lajme
23:35 Serial – CSI:NY ep.113
Top Channel
20:05 Fiks Fare
20:45 ?
22:30 Lajme
23:10 Serial
Vizion Plus
19:40 DWTS – përmbledhja
20:00 Telenovelë – Tereza
21:00 Zonë e lirë
——————–
E shtunë –14 maj 2011
RTK
20:20 Serial: Qyteti pa lumë ep.13
21:00 Eurovizioni 2011 – Finalja
KTV
19:30 Automen
20:00 VideoFesti Muziko – Intervista
20:30 SinkroCinema (14+)
21:00 Film: In Good Company
23:00 Lajme
23:15 Film: Dirty Love (18+)
RTV21
20:00 Film
22:00 21 Minuta
22:40 Seriali: Twin Peaks
TV Klan
20:30 Gjeniu i vogël 4 – nata 6
23:00 Lajme
23:30 Serial: Ligj dhe Rregull:SVU ep.63
Top Channel
20:15 Vetem per te qeshur
20:45 Film:
23:20 Lajme
23:55 Film:
Vizion Plus
19:30 DWTS – përmbledhja
20:10 Mos e beso po deshe
21:00 Histori Dashurie
23:00 Debat
——————–
E diel – 15 maj 2011
RTK
20:10 Serial: Familja Moderne
21:00 Drejtësia në Kosovë
22:00 AS
23:00 Lajme
KTV
19:30 Një moto për foto
20:00 VideoFesti Muziko – Intervista
20:30 SinkroCinema (14+)
21:00 Futboll: Barcelona – Deportivo La Coruna
23:00 Lajmet
23:15 Sporti Total
00:00 Film: Shoot ‘em Up (18+)
RTV21
19:00 Diçka po zihet
20:00 RelaX
22:00 21 Minuta
22:30 2 me 1
TV Klan
20:05 Serial: Heronjtë ep. 56
21:00 Histori me zhurmues
23:00 Lajme
23:35 Serial: House ep. 61
Top Channel
20:15 Exclusive
20:45 Portokalli
22:55 Lajme
Vizion Plus
19:50 Serial: Regenesis
21:00 Apartamenti 2XL
23:00 Lajmet
23:30 Dancing Forum