Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Portokalli’

E enjtja, si gjithnjë u karakterizua nga emisionet politike. Në KTV ishte Rubikon me mysafir Blerim Shalën. Ishte një bisedë mjaftë interesante. Interesante ishte edhe biseda e Jeta Xharrës me Ismet Kryeziun në lidhje me rrjetin e shoqatave të pavarura Demokracia në Veprim. Çfarë nuk më pëlqeu ishte Zëra e hite ndër vite. nuk është në nivel, po mungon shumë çka aty, formati është i komplikuar, e as konkurrentët nuk janë të përgatitur mirë. Ka munguar përgatitja e duhur e tyre para fillimit të netëve të drejtpërdrejta. Passion Productions po shkatërrojnë një serial shumë të mirë. Besomëni shikuesve iu mjafton reklama e Passion Studios në intervalet e marketingut. Nuk kanë nevojë të dëgjojmë se sa mirë rregullojnë flokët kur dikush ka marrë peng spitalin, apo sa herë që Eva futet në skenë. Skenari është duke u shkatërruar dhe nëse nuk ndryshon diçka aty, unë nuk pres që ky serial të vazhdoj për shumë kohë. Mungesa në skenar vërehet që nga largimi i Ard Islamit. Ndeshje interesante të Euroligës kishte edhe mbrëmë në kanalet satelitore. Përsërisë edhe një herë që Kosovës po i mungon një garë kaq e madhe si Euroliga.

Të premten do të kemi disa ngjarje mjaft interesante. Së pari në RTK në ora 5:15 pasdite transmetohet ndeshja e basketbollit në mes të Sigal Prishtinës dhe Bambit. Pas debatit, në ora 9:30 është paraparë të fillojë Oxygen ku mysafirë të sotëm do të jenë Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, dy veteranë të luftës. RTK ka filluar të transmetoj debate parazgjedhore në një termin të vonshëm, ndoshta në tentim për të marrë shikueshmëri nga Interaktiv. Debatet fillojnë në ora 11:15, dhe udhëhiqen nga Ridvan Berisha.

Në KTV të premten fillon e shumëpritura Shpija 2. Janë paralajmëruar ndryshime dhe disa kanë ndodhur, disa jo. Sipas organizatorit Fisnik Vejsa, moderatore e emisionit javor do të jetë Pranvera Behrami, ndërsa si ekspertë për vlerësimin e ngjarjeve në Shpija 2, do të mbetet Shuki dhe një mysafirë i ndryshëm, gjë që ishte njëjtë sikur vitin e kaluar. Formati mbetet i njëjtë. Ngjan në Big Brother, do të kemi 6 djem dhe  6 vajza që do të jetojnë në një shtëpi të përbashkët. Përmbledhja ditore jepet në KTV, çdo ditë punë në ora 5:15 pasdite, zëvëndëson 038Live, dhe pas mesnate, në ora 12:45, mendoj që do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë, pas serialit Binbir Gece.

RTV21, do të vazhdoj me serialin Ihlamurlar Altinda, dhe Standardi ynë. India fillon në ora 11:30, pas emisionit Argumet+.

Të shtunën, RTK transmeton gjysmëfinalet e turneut përkujtimor në boks “Adem Jashari”. Transmetimet fillojnë në ora 5:15, ndërsa finalet fillojnë në të njëjtën kohë të dielën. Në mbrëmje të shtunën RTK, transmeton emisionin Evropa më afër, dhe më pas Telekino. Të dielën shfaqet episodi i ri i Familjes Moderne dhe emisioni Drejtësia në Kosovë.

KTV do të transmetoj ndeshje futbolli të shtunën dhe të dielën. Të shtunën ndeshen: ora 8, Sevija – Hetafe; ora 10, Atletiko – Espanjol. Të dielën në ora 9 transmetohet ndeshja Valensia – Almeria. Të dielën pas emisionit Një moto për foto, në ora 8, transmetohet një dokumentar në lidhje me ministrinë e bujqësisë, ndërsa në ora 8:30 reportazh për Qipron. Gjatë kësaj fundjave mund të ndiqni filma si: të shtunën The Producers( ora 2:00 pasdite); Dead Man Walking (12, në mesnatë), dhe të dielën Dances with the Wolves (11, paradite), Seven (12, në mesnatë).

RTV21 të shtunën transmeton emisionin Unë jam top-model, dhe më pas Kreatori më i mirë shqiptar. Të dielën transmetohet seriali Twin Peaks dhe më pas një emision dokumentar.

Në kanalet shqiptare kemi risi në Klan TV. Të dielën në ora 8 do të rifillojnë të shfaqen Heronjtë serial që këtë vit ka përfunduar në kanalin amerikan NBC. Heronjtë janë transmetuar edhe më herët në Klan TV, por, jo edhe sezoni i fundit. Sipas informatave që janë në uebfaqen e Klan TV, seriali do të filloj të transmetohet nga sezoni i parë, fillimi. Të shtunën do të transmetohet House para Këngëve të shekullit. Të dielën në ora 9, do të vazhdojë të transmetohet Histori me zhurmues, ndërsa Seksi dhe Qyteti do të transmetohet të premten dhe të dielën në ora 11:15, ndërsa të shtunën në ora 11:15, do të transmetohet Californication. Sonte në Klan TV pas pushimit dy javor rikthehet Njerëz të humbur.

Top Channel të premten do të transmetoj të “neveritshmin” Albanians Got Talent, të shtunën film shqiptar, dhe të dielën Exclusive dhe Portokalli.

Vizion+ që ka filuar të transmetoj tani i koduar në satelit do të transmetoj Zonë e lirë sonte, nesër në program ka filmin Goditja, dhe pasnesër Apartamenti 2XL dhe filmi Genghis Khan.

Programet sportive nga kjo javë mund ti gjeni në kolumnën javore sportive që do të publikohet të premtave në Telekomanda.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E premte – 26 nëntor 2010

RTK

08:30 Debat

09:30 Oxygen

11:00 Lajme

KTV

08:00 Shpija 2

RTV21

08:00 Ihlamurlar Altinda

09:20 Standardi ynë

10:00 Ditari

10:45 Argument+

TV Klan

08:05 Kutia

09:00 Njerëz të humbur

11:00 Lajme

11:35 Seksi dhe Qyteti – ep.64

Top Channel

08:05 Fiks Fare

08:45 Albanians Got Talent – Ep.6

10:30 Lajme

11:10 Serial: Karnera

Alsat

08:00 Lajmet

09:00 Dossier

Vizion Plus

07:50 Telenovelë – Një grua e hekurt

09:00 Zonë e lirë

——————–

E shtunë – 20 nëntor 2010

RTK

08:20 Koncert humanitar

11:25 Pa rrotlla

KTV

08:00 Liga spanjolle: Almeria – Barselona

10:00 Liga spanjolle: Real Madrid – Atletik Bilbao

11:50 Film: Trainspotting

RTV21

08:00 Kënga Magjike – nata finale

10:00 21 Minuta

10:40 Kreatori më i mirë shqipëtar

TV Klan

08:05 Serial: House ep. 39

08:45 Këngët e shekullit

11:00 Lajme

11:35 Californication ep.14

Top Channel

08:15 Komuna e Parisit (R)

08:45 Film

Alsat

08:00 Lajmet

08:30 Shpirtra të lirë

10:30 Skaner kampionat

Vizion Plus

07:35 Heroi i shpikjes

08:10 Mos e beso po deshe

09:00 Film: Goditja

——————–

E diel – 21 nëntor 2010

RTK

08:10 Familja Moderne – serial

09:05 Drejtësia në Kosovë

10:00 AS

11:00 Lajme

KTV

07:00 Liga spanjolle: Sevila – Majorka

09:00 Liga spanjolle: Sosiedad – Atletiko Madrid

11:00 Lajmet

11:15 Sporti Total

RTV21

08:00 Twin Peaks – serial

09:20 Dokumentar

10:00 21 Minuta

10:30 2 me 1

TV Klan

08:05 Serial: Heronjtë ep. 1

09:00 Histori me zhurmues

11:00 Lajme

11:35 Serial: Seksi dhe Qyteti – ep.65

Top Channel

08:15 Exclusive

08:45 Portokalli

Alsat

08:00 Lajmet

09:00 Itinerar

10:30 Takim eksluziv

Vizion Plus

07:50 Kamera të fshehta

08:45 Aparamenti 2XL

10:30 Film: Genghis Khan

Programi i javës në SuperSport:

Read Full Post »

Mbrëmë ishte një natë që prishi zakonin e të enjtave. Në RTV21 kishim një mbrëmje plotë me emisione muzikore, ndërsa në Klan TV filloi Kënga Magjike që kisha harruar ta përmendja në TV Kolumnen Ditore të ditës së djeshme. Shumë veta kanë shikuar Albin Kurtit në Rubikon në një intervistë goxha të mirë të udhëhequr nga Adriatik Kelmendi. SpitaliKS ka filluar të bëhet më shumë si një reklamë se sa serial dhe kjo nuk po më pëlqen. Sidomos në episodin e kaluar kur në një rrëmbim në spital flisnin për floktoret! Kjo është absurde dhe askujt nuk i pëlqen. Për herë të parë shikova edhe Projeksionin. Ishte interesant por nuk besoj se do të ngreh një shikueshmëri të lartë, pos atyre që merren më shumë me filmin.

Tani ti kthehemi fundjavës. Klan TV dhe TV21 do të transmetojnë Kënga Magjike në dy netët e ardhshme. Skandali i fundit me këngëtarët kosovar ndoshta do të ndikojë që ky edicion të shikohet edhe më shumë pasi që shumica e mediave kanë raportuar këtë lajm duke bërë një bujë në mediat kosovare. Sidoqoftë unë nuk do të jem njëri nga ata që do të shikoj Këngën Magjike. Në bazë të të dhënave në uebfaqen e TV Klan, të dielën do të transmetohet emisioni Këngët e Shekullit dhe seriali House. Nuk besoj se kjo informatë është e saktë, pasi ato zakonisht transmetohen të shtunën, dhe mendoj që bëhet fjalë për një gabim teknik në uebfaqe. Katër netë radhazi spektakle muzikore në TV Klan është e tepërt. Top Channel të premten transmeton Albanians Got Talent, të shtunën javëve të fundit kanë sjellur nga një film modern shqiptar, të njëjtën pres edhe këtë javë, ndërsa të dielën si zakonisht është Portokalli. Në Vizion Plus e premta është e rezervuar për Arjan Çanin dhe Zonën e Lirë, të shtunën ka film artistik, ndërsa të dielën në program është Apartamenti 2XL.

Ti kthehemi kanaleve kosovare. RTK sonte transmeton debat dhe më pas Oxygen që ka filluar të mos iu pëlqej njerëzve me këtë formatin e ri për shkak të kuizit shumë të gjatë. Besim Dina gjithnjë më i pëlqyer ka qenë në intervistat e tij se sa në kuizin. E shtuna nuk është e përcaktuar saktësisht. E vetmja gjë që dihet këtë ditë është transmetimi i emisionit Pa Rrotlla në ora 11:15 në mbrëmje. Sipas uebfaqes së RTK-së këtë të shtunë në program do të ketë koncert humanitar. Përndryshe, e shtuna është e rezervuar për emisionin Evropa më afër, dhe një dokumentar. E diela i dedikohet Familjes Moderne, dhe emisionit Drejtësia në Kosovë.

TV21 përmenda që edhe të premten edhe të shtunën do të transmetoj Këngën Magjike. Kjo do të mërzis ata që shikojnë Nën hijen e blinajave dhe Unë jam Top Model. E diela rikthehet me Twin Peaks dhe dokumentar.

KTV për herë të fundit këtë vit të premteve do të transmetoj film në orarin e parë të TV (prime-time). Dhe nuk është çfarëdo filmi, është vazhdimi i fundit i superheroit Betmen, Kalorësi i Errët (The Dark Knight). Filmi është bërë shumë i njohur pasi kishte debutuar pak kohë pas vdekjes së yllit kryesor të filmit, Heath Ledger që luan rolin e Xhokerit. Është një film shumë i mirë dhe shumë i pëlqyer nga të rinjtë në vendin tonë. Duke patur parasysh edhe emisionet në kanalet tjera, unë mendoj që do të jetë më i shikuari dhe atë bindshëm.

Të shtunën, KTV transmeton dy ndeshje futbolli nga liga spanjolle, ndeshjet e Barselonës dhe Realit të Madridit. Në mesnatë shfaqet filmi Trainspotting. Edhe e diela mbrëma do të jetë e mbushur me futboll në KTV, por me ndeshje jo aq interesante sa të shtunën.

Gjatë ditës në kanalet kombëtare për këtë fundjavë veçoj këto emisione. Të dielën në RTK në mesditë mund të shihni filmin e animuar shumë qesharak Madagascar. Është një argëtim jo vetëm për fëmijët por edhe për  të rriturit. Mysafire e Express Day këtë javë është këngatarja Kaltrina Selimi. Ndërsa në TV21 kemi emisionet e përjavshme Rendez-Vous dhe RelaX.

Pas ndeshjeve të kombëtareve në mesjavë këtë fundjavë vazhdojnë kampionatet kombëtare në futboll si dhe disa ngjarje tjera sportive interesante. Në ESPN Classic të dielën në ora 10 në mbrëmje mund të ndiqni dokumentarin vijues në serin 30For30, The 16th Man që flet për historinë e presidentin jug-afrikan Nelson Mandela i cili me anë të sportit të ragbit ka arritur të kapërcejë barrierat e racizmit në këtë shtet. Sezona në futbollin amerikan ka filluar të arrij në majat e ngazëllimit, ndërsa këtë javë ESPN America transmeton 4 ndeshje. Të dielën në ora 7 pasdite transmetohet ndeshja Pitsburg – Okland, në ora 10 pasdite ndeshja Nju Inglënd – Indianapolis, dhe në ora 1 pas mesnate Filadelfia – Nju Jork. Të hënën pas mesnate, të martën në mëngjes në ora 2 transmetohet ndeshja San Diego – Denver. As basketbolli nuk do të mungoj këtë javë. NBA TV transmeton këto ndeshje: të shtunën në ora 2 në mëngjes, Minesota – LA Lejkers; të dielën në ora 2:30 në mëngjes Miluoki – Oklahoma Siti.

Nga ndeshjet më interesante në futboll këtë fundjavë që mund ti shihni të lira në satelit veçoj: të shtunën, CSKA – Spartak Moskë (12, ORT); Arsenal – Totenhem (1:45, Idman TV); Shalke – Verder (3:30, Dubai Sports 1; TRT Spor); Shefilld Junajted – Kristal Palas (6:20, Sport Italia); Leverkuzen – Bajern (6:30, Dubai Sports 1; TRT Spor); Tuluz – Marsej (7:00, TV5 Monde); Almeria – Barselona (8, Idman TV, NTV Spor); Milan – Fiorentina (8:45, TV8); Nisa – Monpelje (9, Kanal A); Real Madrid – Bilbao (10, Idman TV; NTV Spor).

Të dielën transmetohen këto ndeshje: Gjenova – Juventus (12:30, TV8); Bllekburn – Aston Villa (2:30, Idman TV); Kievo – Inter (3, TV8); Shtutgart – Këln (3:30, Dubai Sports 1; TRT Spor); Fulhem – Mançester Siti (5, Idman TV); Lil – Monako (5, Kanal A); St. Pauli – Uolfsburg (5:30, Dubai Sports 1, TRT Spor); Olimpiakos – PAOK (6:30, ERT World); Lens – Lion (9, Kanal A, Sport Italia2).

Të dielën në Londër fillon ATP turneu final në tenis për këtë vit ku do të marrin pjesë 8 tenistët më të mirë të këtij viti. SuperSport transmeton ndeshjet.

E premte – 19 nëntor 2010

RTK

08:30 Debat

10:00 Oxygen

11:00 Lajme

KTV

08:00 Film: The Dark Knight

RTV21

08:00 Ihlamurlar Altinda

09:20 Standardi ynë

TV Klan

08:15 Kënga Magjike 2010 nata 2 gjysmëfinale

11:00 Lajme

11:35 Seksi dhe Qyteti – ep.62

Top Channel

08:05 Fiks Fare

08:45 Albanians Got Talent – Ep.6

Alsat

08:00 Lajmet

09:00 Dossier

Vizion Plus

07:50 Telenovelë – Një grua e hekurt

09:00 Zonë e lirë

——————–

E shtunë – 20 nëntor 2010

RTK

08:20 Koncert humanitar

11:25 Pa rrotlla

KTV

08:00 Liga spanjolle: Almeria – Barselona

10:00 Liga spanjolle: Real Madrid – Atletik Bilbao

11:50 Film: Trainspotting

RTV21

08:00 Kënga Magjike – nata finale

10:00 21 Minuta

10:40 Kreatori më i mirë shqipëtar

TV Klan

08:15 Kënga Magjike 2010 nata finale

11:00 Lajme

11:35 Californication ep.13

Top Channel

08:15 Komuna e Parisit (R)

08:45 Film

Alsat

08:00 Lajmet

08:30 Shpirtra të lirë

10:30 Skaner kampionat

Vizion Plus

07:35 Heroi i shpikjes

08:10 Mos e beso po deshe

09:00 Film

——————–

E diel – 21 nëntor 2010

RTK

08:10 Familja Moderne – serial

09:05 Drejtësia në Kosovë

10:00 AS

11:00 Lajme

KTV

07:00 Liga spanjolle: Sevila – Majorka

09:00 Liga spanjolle: Sosiedad – Atletiko Madrid

11:00 Lajmet

11:15 Sporti Total

RTV21

08:00 Twin Peaks – serial

09:20 Dokumentar

10:00 21 Minuta

10:30 2 me 1

TV Klan

08:05 House ep. 38

08:45 Këngët e Shekullit – nata 6

Top Channel

08:15 Exclusive

08:45 Portokalli

Alsat

08:00 Lajmet

09:00 Itinerar

10:30 Takim eksluziv

Vizion Plus

07:50 Kamera të fshehta

08:45 Aparamenti 2XL

10:30 Film: Gjithçka Dua

Programi i javës në SuperSport:

Read Full Post »

Tani do të bëjë një përmbledhje tri ditore TV. Të premten Oxygen në KTV ishte mjaft interesant. Kohëve të fundit Besim Dina po fton mysafirë që sjellin shikueshmëri. Albin Kurti nuk ishte para shumë kohe, dhe këtë javë ishte Jeta Xharra. Vërtetë po bëhet një shou shumë i mirë kohëve të fundit, megjithëse pjesa e kuizit po merr shumë kohë, dhe sigurisht ka shumë shikues që shkojnë në gjumë pasi për shkak të debatit, kuizi po fillon afër mesnatës. Sidoqoftë pjesa më e mirë e shout po bëhet biseda me mysafirë.

One Tree Hill është një serial që do të ketë shumë sukses tek audienca e re. E kam thënë para shumë kohë, dhe gjatë verës ka qenë vërtetë një serial i shikuar. Nuk di tashti pasi ka filluar sezoni shkollor, por megjithatë është një termin jo i keq. Problem është se po sfidohet nga Oxygen, dhe të jemi real nëse një familje shikon bashkë TV do të zgjedhin Oxygen para One Tree Hill. Sidoqoftë unë shikova epizodin e kaluar dhe ishte mbresëlënës. Do të vazhdoj ta shikoj përsëri, nëse jo origjinalin, atëherë reprizën të hënën në ora 4.

Gjatë fundjavës pasditja është bërë e mërzitshme. Sidomos kur reprizohen debatet! Një fakt i mirë për RTK është se transmetuan ndeshjen e kampionatit të Kosovës në volejboll. Sigurisht që nuk mund të zëvëndësojë Premier Ligën angleze, por është shumë më e shikuar se reprizat e debateve. Do të ishte shumë mirë nga ana e RTK, pasi është transmetuesi publik të transmetoj më shumë ngjarje sportive vendore, ndoshta do të ndikonte në rritjen e numrit të sportistëve.

Po mungojnë emisionet origjinale pasditave të fundjavës. Express Day të dielën më duket se ka mbetur i vetmi emision origjinal. Edhe KTV po transmeton repriza, por më pak se RTK, dhe gjithashtu ka më shumë emisione origjinale. TV21 po transmeton seriale të dorës së dytë, ashtu sikurse filmat. Cilësia e filmave dhe seriale në TV21 gjithnjë ka qenë jo e mirë. Dua të them janë disa seriale dhe filma që vështirë mund ti gjesh në transmetim ndokund. Filmat janë klasik, mund të shihen në TCM, por nuk di sa interesim zgjojnë tek shikuesit.

Të shtunën në mbrëmje personalisht shikova derbin Milan – Juventus. Ishte hera e fundit që e shikova në SuperSport dhe nën komentimin e Shakohoxhës. Nuk ka gjë të keqe Shako, por po humb paanshmërinë gjatë komentimit. Për më tepër, ekrani i SuperSport akoma është 4/3 të tmerrshme. Nuk mundohen as ta ngushtojnë 16/9 në 4/3. E gjithë kjo për të na shtyrë për të blerë Kaon HD. S’do të ndodh tek unë.

E diela ishte ndoshta natë e frikës, e shtrigave, por unë jam kënaqur duke qeshur. Ka qenë hera e parë në vite që Familja Moderne më bëri të qesh. Nuk e kam vërejtur më parë, më duket se mbrëmë ishte hera e parë që kishin ndryshuar intron. Por, edhe ngjarjet gjatë tërë epizodit kanë qenë komike. Akoma ka pak banalitet, dhe ndoshta situata jo shumë komike, por, epizodi i mbrëmshëm për mua është një shenjë ringjalljeje e Familjes Moderne. E di që e kam kritikuar shumë kohëve të fundit, por Visare Aliu me epizodin e mbrëmshëm ka bërë një punë të shkëlqyeshme.

Dhe për fund, Apartamenti 2XL. Ata djem nuk janë në terezi! Mund të alivanosesh duke qeshur me ata. Epizodi i mbrëmshëm dedikuar Halloween ishte fantastik. FANTASTIK! I lumtë Turjan Hyskos për këtë mjeshtri si dhe Gentianit, Julianit, dhe Ermalit. Po bëjnë të dielën parajsë për të gjithë shqiptarët.

Nuk ja vlen të krahasohen me Portokalli apo diç tjetër. Janë special.

Sonte në RTK kemi Kafeneja jonë dhe Milioneri. Më pas në program është emisioni për ekonomi Subvencion, dhe emisioni Pa Skenar. KTV transmeton Bursën e Kosovës në ora 8, ndërsa Asist në ora 10. TV21 transmeton Kabare me mysafirë Sabri Fejzullahun.

Në Vizion Plus kemi Bypass Show, dhe Zonë e ndaluar. Në Klan transmetohet Kutia dhe EuroKlan. Në Top Channel në ora 9 transmetohet Shqip me Rudina Xhunga.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E hënë – 02 nëntor 2010

RTK

08:20 Kafeneja Jonë

09:00 Kush do të bëhet milioner

10:00 Subvencion

11:00 Blic

11:15 Pa Skenar

KTV

08:00 Bursa e Kosovës

09:00 Joshje Magjike

10:00 Asist

10:45 Koha për gola

RTV21

08:00 Kabare – Variete Prishtina

——————–

TV Klan

08:00 Kutia

09:00 EuroKlan

Top Channel

08:15 Fiks Fare

09:00 Shqip

Alsat

08:00 Lajmet

09:00 Kontrast

Vizion Plus

07:40 Një grua e hekurt – telenovelë

08:50 Bypass Show

10:00 Zonë e ndaluar

Read Full Post »

Amadeus ishte shumë i gjatë të premten, por edhe mjaft interesante. Nejse 3 orë të qëndroj pa ndryshuar kanalin është pak e vështirë për mua. Në RTK debat, si zakonisht, dhe më pas Oxygen, i cili po është mjaft argëtues, por më shumë është kthyer në një emision kuizi se sa argëtues dhe personalisht mua nuk po më pëlqen, ashtu si shumë shikuesve besoj. TV21, kishte serialet e përnatshme. E edhe ndeshja Hamburg – Bajern nuk ishte ndonjë ndeshje kushedi sa cilësore. Ndërsa kurseva veten nga një e premte nervozizmi, duke mos shikuar Albanian’s Got Talent.

Të shtunën mbrëmjen e dominioi Këngët e Shekullit. Ishte zgjidhja ime e parë për shumë arsye. RTK kishte debat, TV21 transmetonte Unë jam Top Model, ndërsa Reali shënoi shumë gola qysh në pjesën e parë, dhe ishte e mërzitshme të shikoja atë ndeshje. Nuk besoj se ndonjë tifoz tjetër pos ata të Realit do ta kenë shikuar atë ndeshje, ose çfarëdo ndeshje kur jepen aq shumë gola. Me&You nuk më pëlqeu shumë atë natë, së paku jo më shumë se Këngët e Shekullit. Ishte një emision shumë i mirë, dhe i qëlluar, ndoshta për një demografi më të vjetër se unë, por sidoqoftë edhe unë u kënaqa me ato paraqitje që ishin atë natë.

Edhe e diela më mbajti para ekraneve të televizioneve shqiptare. Apartamenti 2XL ishte fantastik. Treshja Gentiani, Juliani dhe Ermali, po dijnë si të argëtojnë shikuesit jo vetëm në Shqipëri. Për mua padyshim është zgjedhja e parë të dielën para Portokalli dhe të tjerave. Për shumë arsye ndodh kjo. E para humori nuk është banal, dhe e dyta shumë më i kuptueshëm dhe më i gjallë. Shumica e skeqeve tek Portokalli kanë për qëllim të përmendin gjëra banale në mënyrë që të qesh shikuesi. Kjo nuk ndodh tek Apartamenti 2XL. Punë fantastike e Turjan Hysko.

Disa fjalë edhe për Familjen Moderne. Gjithmonë kam  thënë se ky serial është i harxhuar, i zbrazur. Me largimin e Fatos Berishas si regjisor, Visare Aliu ka dy punë mjaftë të rënda. Kjo ka bërë që tani të kemi një skenar jo shumë të pasur. Ka filluar të bëhet më shumë banale, dhe joedukative. Ky serial mund të ndikojë në mënyrë negative tek fëmijët për shumë arsye. Javën e kaluar kemi pasur pirje të duhanit në episod, ndërsa këtë javë kemi skena ku Ardi në një mënyrë shfaq dhunë familjare dhe Dini përdorë fjalë jo të mira në televizion sikur ato në fjalinë e fundit ndaj Korabit. Një lutje për stafin e Familjes Moderne. Ka shumë fëmijë që shikojnë këtë serial që i përkasin demografisë 3-6 vjet. Nuk është e shëndetshme këto të shfaqen një demografie të tillë. Familja Moderne ka qenë shembull dhe do të mbetet gjithmonë, nëse nuk vazhdojnë ta vetshkatërrojnë.

Mysafirë në Kabare e TV21 sonte ndër të tjerët janë edhe Sinan Vllasaliu e Nora Istrefi, në emisionin e parë për këtë sezonë. RTK transmeton serialin Kafeneja Jonë, pastaj në program është kuizi Kush do të bëhet milioner, dhe emisioni për ekonomi Subvencion. Emisioni për kulturë Pa Skenar është në program pas lajmeve Blic.

Në KTV, mbrëmja fillon me Bursën e Kosovës, që kthehet pas mungesës në javën e kaluar, seriali Joshje Magjike, dhe në ora 10 transmetohet Asisti legjendar. Në ora 10:45, në program transmetohet golat nga disa kampionate evropiane, në Koha për Golat.

Në televizionet shqiptare kemi Kutinë dhe EuroKlan në Klan TV. Në Top Channel transmetohet emisioni Shqip me Rudina Xhungan, ndërsa në Vizion Plus pas Bypass Show, transmetohet emisioni Zonë e Ndaluar, që sonte gërmon në historinë e kryetarit të partisë socialiste, Edi Rama, nga hapat e tij fillestar në politikë, e deri tek martesa e tij.

Në SuperSport sonte në ora 8:45, mund të ndiqni ndeshjen Napoli – Milan. Ndeshjen mund ta shihni edhe në kanalin e lirë turk, TV8 (ka mundësi të kodohet në sistemin Biss gjatë ndeshjes!). Frekuencat mund ti gjeni në uebfaqen për satelitë në gjuhën shqipe KingofSat.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E hënë – 25 tetor 2010

RTK

08:20 Kafeneja Jonë

09:00 Kush do të bëhet milioner

10:00 Subvencion

11:00 Blic

11:15 Pa Skenar

KTV

08:00 Bursa e Kosovës

09:00 Joshje Magjike

10:00 Asist

10:45 Koha për gola

RTV21

08:00 Kabare – Variete Prishtina

——————–

TV Klan

08:00 Kutia

09:00 EuroKlan

Top Channel

08:15 Fiks Fare

09:00 Shqip

Alsat

08:00 Lajmet

09:00 Kontrast

Vizion Plus

07:40 Një grua e hekurt – telenovelë

08:50 Bypass Show

10:00 Zonë e ndaluar

Read Full Post »

Në ora 08:55, në Top Channel transmetohet gara e Formula 1 për Shpërblimin e Madh të Kinës në Shangai. Në ora 14:00, në program është emisioni E diell. Në ora 20:05, në kuadër të Exclusive do të mund të ndiqni reportazhin për besueshmërinë e mediave të shkruara dhe elektronike në ditët e sotme. Më pas është episodi vijues i shout Portokalli, ndërsa repriza e garës së Formula 1, shfaqet në ora 23:40.

Vizion Plus, në ora 19:25, shfaq episodin e ri të Përroi i Dousonit. Më pas është Bypass Show, ndërsa në ora 21:00, në program është Apartamenti 2XL. Në ora 23:30, shfaqet filmi Çmenduri e pafajshme.

Klan TV, sonte fillon të transmetojë sezonin e katërt të serialit Anatomia e Greit, me episodin e parë. Më pas në ora 20:50, drejtpërdrejtë transmetohet Histori me zhurmues, ndërsa pas lajmeve, gjithashtu drejtpërdrejtë shfaqet emisioni Blue.

RTK, transmeton dy ndeshje futbolli nga Premier Liga angleze. Në ora 14:30, ndeshen Wigan-Arsenal, ndërsa në ora 17:00, Porstmouth – Aston Villa. Në mbrëmje, në ora 20:10, shfaqet episodi i 275 i serialit Familja Moderne. Menjëherë më pas janë dy dokumentar në program. Në ora 20:55, shfaqet pjesa e parë dokumentarit për Fadil Vokrrin, Magji me këmbë, ndërsa në ora 21:30, shfaqet dokumentari për Agim Ramadanin. Emisioni AS fillon në ora 22:10.

RTV21, në ora 16:30, transmeton emisionin RelaX. Në mbrëmje shfaqen episodet e reja të serialeve, The Handler, episoid 14, dhe Cimerat, episodi 127. Emisioni sportiv, 2 me 1, fillon në ora 22:30.

Në KTV, sot mund të shihni tri ndeshje shumë interesante. Së pari në ora 15:00, transmetohet ndeshja Sampdoria – Milan. Më pas në ora 18:30, në program është superderbi i qytetit të Romës, ku ndeshen Lazio dhe Roma. Dhe në fund, në ora 21:00, Real Madrid takohet me skuadrën e Valencias.

Film në TV

Në Film Hits, sonte premierë shfaqet filmi Thick as Thieves (Nderi i ujit). Filmi tregon për një hajdut të vjetër që rekruton një hajdut të ri për ta ndihmuar të kryej në vjedhje të fundit, e cila do të i mundësojë ta paguaj borxhin një mafiozi rus. Në rolet kryesore luajnë Morgan Freeman, e Antonio Banderas. Regjia e filmit është realizuar nga Mimi Leder në vitin 2009.

http://www.dailymotion.com/swf/video/x9tfy2

Sport në TV

EuroSport 2, transmeton ndeshjen për pozitën e tretë, dhe finalen e EuroCup në basketboll për meshkuj. Në ora 18:15, për pozitën e tretë ndeshen Bilbao me Panellinios, ndërsa në ora 20:30, në finale takohen Alba Berlin dhe Valencia.

Më herët, EuroSport 2, transmeton ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionve për femra në hendboll. Në ora 16:15, ndeshen skuadrat Valcea nga Rumania, dhe Gyor nga Hungaria.

Në EuroSport, në ora 19:15 transmetohet finalja nga WTA turneu në Charleston, ku ndeshen Vera Zvonareva dhe Samantha Stosur. Ngjarjet nga kampionati botëror në snuker mund t’i ndiqni gjatë tërë ditës në EuroSport, në ora 11:00, 17:30, dhe 21:00.

Gjithashtu sot në program janë edhe dy gara të rëndësishme çiklistike. Etapa e tetë e Rrethit të Turqisë, transmetohet drejtpërdrejtë në EuroSport 2, në ora 15:00, ndërsa e reprizuar në ora 17:00, në EuroSport. Në ora 15:15, në EuroSport nga Holanda, transmetohet gara një ditore e njohur, Amstel Gold Race.

E diel, 18 prill 2010
13:00 Chernomorets – Metalurg D. Inter+ Ukrainë – 26 xhiro
13:30 Rangers – Hearts Sky Sports 3, Al Jazeera Sport +3 Skoci – 34 xhiro
14:15 Saturn – Spartak Moskva Tring Sport, ESPN UK Rusi – 6 xhiro
14:30 Wigan – Arsenal RTK, SuperSport 1 Angli – 35 xhiro
14:30 Ajax – Heracles Al Jazeera Sport +2 Holandë – 33 xhiro
14:30 Twente – Feyenoord Sport Italia, Al Jazeera Sport +6 Holandë – 33 xhiro
14:30 PSV -Groningen Al Jazeera Sport +5 Holandë – 33 xhiro
15:00 Sampdoria – Milan Kohavision, SuperSport 2, NTV Spor Itali – 34 xhiro
15:00 Bari – Napoli SuperSport 4, Al Jazeera Sport +7 Itali – 34 xhiro
15:00 Cagliari – Palermo SuperSport 3, Al Jazeera Sport +4 Itali – 34 xhiro
15:30 Dortmund – Hoffenheim EuroSport 2, SuperSport 4, Dubai Sports 1 Gjermani – 31 xhiro
15:30 Sion – Young Boys Al Jazeera Sport +10 Zvicra – 31 xhiro
17:00 Portsmouth – Aston Villa RTK, SuperSport 2 Angli – 35 xhiro
17:00 Lille – Monaco Kanal A, SuperSport 3 Francë – 33 xhiro
17:00 Xerez – Santander Al Jazeera Sport +4 Spanjë – 33 xhiro
17:00 Vorskla – Metalist Kharkiv Inter+ Ukrainë – 26 xhiro
17:30 Frankfurt – Hertha SuperSport 4, Dubai Sports 1 Gjermani – 31 xhiro
18:00 Fenerbahce – Besiktas Lig TV, Sportmania Turqi – 30 xhiro
18:00 AEK – Asteras Tring World Greqi – 30 xhiro
18:00 PAOK – Ergotelis Tring Shqip Greqi – 30 xhiro
18:00 Olympiakos – Aris Tring Sport, ERT World Greqi – 30 xhiro
18:30 Lazio – Roma Kohavision, SuperSport 1, NTV Spor Itali – 34 xhiro
19:00 Academica – Benfica SuperSport 5 Portugali – 27 xhiro
19:00 Bilbao – Zaragoza SuperSport 3, Al Jazeera Sport +2 Spanjë – 33 xhiro
21:00 St. Etienne – PSG Kanal A, SuperSport 4, Al Jazeera Sport +4 Francë – 33 xhiro
21:00 Real Madrid – Valencia Kohavision, SuperSport 1, NTV Spor Spanjë – 33 xhiro
21:00 Santos – Sao Paulo Al Jazeera Sport 2, Sport Italia Brazil – Gjysmëfinale
21:10 Gimnasia La Plata – Boca Juniors Al Jazeera Sport +7 Argjentinë – 15 xhiro
21:15 Porto – Guimares RTP Int, SIC Int, SuperSport 3 Portugali – 27 xhiro
23:30 Santo Andre – Gremio Sport Italia 2 Brazil – Gjysmëfinale
NBA në TV
21:00 LA Lakers – Oklahoma City SuperSport 2, Sport Italia 2, Al Jazeera Sport+6 NBA – 1/4 Finale – Loja 1
23:30 Orlando – Charlotte NBA TV NBA – 1/4 Finale – Loja 1
02:00 Dallas – San Antonio ESPN UK NBA – 1/4 Finale – Loja 1
04:30 Phoenix – Portland NBA TV, Al Jazeera Sport+8, Sport Italia NBA – 1/4 Finale – Loja 1

Read Full Post »

Sezoni 2010 i spektaklit “Portokalli” starton më 7 mars në ekranin “Top Channel”, ndërsa publiku është kurioz për të rejat që do të vijnë në këtë sezon. Stafi i këtij spektakli humori dhe trupa e aktorëve, ka punuar gjatë kësaj periudhe pauze për të sjellë të rejat e fundit, që do të jenë shumë karaktere që kanë qenë gjatë sezoneve të mëparshëm. Në këtë sezon do të vijnë çdo javë role të reja, si dhe padyshim nuk do mungojnë personazhet e prezantuara gjatë vitit 2009. Aktorët do të vazhdojnë t’i shkruajnë vetë pjesën më të madhe të teksteve, ashtu siç kanë bërë më parë. Edhe pse është krijuar tashmë një galeri e tërë karakteresh që shpesh hyjnë dhe dalin nga spektakli “Portokalli”, një pjesë të konsiderueshme të shfaqjes do e zënë imitimet e personazheve VIP. Shfaqja do të jetë “live”, të premten dhe të shtunën në sallën pranë ish-ekspozitës, ndërsa të dielën do të transmetohet në mbrëmje në ekranin e “Top Channel”. Stafi është i njëjti dhe përbëhet kryesisht nga regjisori Altin Basha, drejtues Amarda Toska e Agron Llakaj, dhe kostumografe Ilirjana Basha. Në sezonin 2009 trupës së aktorëve iu rikthye aktori korçar Arben Dervishi, i cili kishte luajtur më parë baristin pijanec. Në këtë sezon nuk pati hyrje të aktorëve të tjerë përveç gjashtë aktorëve të rinj që u bënë pjesë e këtij spektakli humori në sezonin 2008, dhe që do të vazhdojnë të luajnë ende.

/Shqipmedia/

Read Full Post »