Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Kafeneja Jonë’

Nuk di pse, por, të heqësh nga programi The Dark Knight në çastet e fundit nuk ishte hap i mirë i KTV-së. Me shumë endje jo vetëm unë por të gjitha ata që janë njoftuar se do të shfaqet The Dark Knight janë dëshpruar kur panë një film jo shumë të njohur të Dustin Hoffman. Se ndryshimi është bërë në kohë të fundit tregon edhe fakti që nuk u transmetua episodin vijues i One Tree Hill, që ndoshta do të zhvendoset të mërkurën në ora 8. Ishte e premta e fundit me filma në KTV. Nga kjo e premte do të fillojë të transmetohet Shpija 2. Në Albanian’s Got Talent ishte nata që përcaktoi gjysmëfinalistët. Ky shou është shkalla më e lartë e amatorizmit televiziv këtë sezonë. Simon Cowell do të turpërohej të shihte një krijimtari të tij në një nivel kaq të ultë. I gjithë faji qëndron tek producentët të cilët kanë bërë një punë katastrofale që nga zgjedhja e jurisë, formati i përzgjedhjes së kandidatëve etj. Më shumë për AGT do të përmend në kolumnen javore që do të botohet të martën.

E shtuna ishte dedikuar për ndeshjen futbollistike Milan – Fiorentina. Në RTK kishte koncert humanitar jo shumë interesant, në KTV ndeshja jo interesante Almeria – Barcelona (ku të ishte interesante kur shënohen 8 gola), dhe në TV21, Kënga Magjike, që besoi ka mbledhur më shumë nga audienca kosovare. Kënga Magjike u transmetua edhe në Klan, ndërsa Top Channel transmetoi filmin The Hooneymoons, që është një film i mirë, por nuk munda ta shihja.

E diela ishte fantastike. RTK kishte Familjen Moderne, e cila falë dajës Skënder po arrinë të jetë qesharake. Ajo çfarë po vazhdon është përmendja e fjalëve banale në TV. Të përmendësh b***** në TV nuk është qesharake. Do të kontrolloj në KPM nëse është e lejuar të përmendet kjo fjalë në TV, sepse sipas mendimit tim nuk është e përshtatshme që fëmijët të dëgjojnë kësi lloj fjali, aq më pak në TV publik. Sidoqoftë në kanalet tjera nuk kishte shumë çka interesante. Futboll në KTV, dhe serial e këngë popullore në RTV21. Në Top Channel ishte Portokalli, por si gjithnjë unë vendosa për një Apartament 2XL të “të çmendur” në Vizion Plus. Apartamenti 2XL për mendimin tim është gjëja më e mirë në kanalet shqiptare për momentin. Klan TV kishte Këngët e Shekullit që ishte në një termin më ndryshe nga zakonisht, dhe sigurisht ka marr pak audiencë nga 2XL dhe Portokalli.

Sonte në TV vijnë emisionet e zakonshme të së hënës. Në RTK kemi Kafeneja Jonë, Milionerin dhe Subvencionin. Në KTV transmetohet Bursa e Kosovës, dhe Asist, ndërsa në TV21, Kabare. Në kanalet shqiptare kryesisht ka emisione politiko-shoqërore si Shqip, EuroKlan, dhe Zonë e ndaluar.

Nga kanalet satelitore dhe kabllovike, në EuroSport në ora 7:45 mund të ndiqni Burrat më të forta (World’s Strongest Men) dhe më pas në ora 9, mundje amerikane Pro Wrestling. Në History Channel mund të ndiqni dokumentarin fantastik Jeta pas njerëzve (Life After People). Ndërsa në VH1, në ora 8 mund të ndiqni 20 këngët më të mira të Robbie Williams.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E hënë – 22 nëntor 2010

RTK

08:20 Kafeneja Jonë

09:00 Kush do të bëhet milioner

10:00 Subvencion

11:00 Blic

11:15 Pa Skenar

KTV

08:00 Bursa e Kosovës

09:00 Joshje Magjike

10:00 Asist

RTV21

08:00 Kabare – Variete Prishtina

——————–

TV Klan

08:00 Kutia

09:00 EuroKlan

Top Channel

08:15 Fiks Fare

09:00 Shqip

Vizion Plus

07:40 Një grua e hekurt – telenovelë

08:50 Bypass Show

10:00 Zonë e ndaluar

Alsat

08:00 Lajmet

09:00 Kontrast

Advertisements

Read Full Post »

Tani do të bëjë një përmbledhje tri ditore TV. Të premten Oxygen në KTV ishte mjaft interesant. Kohëve të fundit Besim Dina po fton mysafirë që sjellin shikueshmëri. Albin Kurti nuk ishte para shumë kohe, dhe këtë javë ishte Jeta Xharra. Vërtetë po bëhet një shou shumë i mirë kohëve të fundit, megjithëse pjesa e kuizit po merr shumë kohë, dhe sigurisht ka shumë shikues që shkojnë në gjumë pasi për shkak të debatit, kuizi po fillon afër mesnatës. Sidoqoftë pjesa më e mirë e shout po bëhet biseda me mysafirë.

One Tree Hill është një serial që do të ketë shumë sukses tek audienca e re. E kam thënë para shumë kohë, dhe gjatë verës ka qenë vërtetë një serial i shikuar. Nuk di tashti pasi ka filluar sezoni shkollor, por megjithatë është një termin jo i keq. Problem është se po sfidohet nga Oxygen, dhe të jemi real nëse një familje shikon bashkë TV do të zgjedhin Oxygen para One Tree Hill. Sidoqoftë unë shikova epizodin e kaluar dhe ishte mbresëlënës. Do të vazhdoj ta shikoj përsëri, nëse jo origjinalin, atëherë reprizën të hënën në ora 4.

Gjatë fundjavës pasditja është bërë e mërzitshme. Sidomos kur reprizohen debatet! Një fakt i mirë për RTK është se transmetuan ndeshjen e kampionatit të Kosovës në volejboll. Sigurisht që nuk mund të zëvëndësojë Premier Ligën angleze, por është shumë më e shikuar se reprizat e debateve. Do të ishte shumë mirë nga ana e RTK, pasi është transmetuesi publik të transmetoj më shumë ngjarje sportive vendore, ndoshta do të ndikonte në rritjen e numrit të sportistëve.

Po mungojnë emisionet origjinale pasditave të fundjavës. Express Day të dielën më duket se ka mbetur i vetmi emision origjinal. Edhe KTV po transmeton repriza, por më pak se RTK, dhe gjithashtu ka më shumë emisione origjinale. TV21 po transmeton seriale të dorës së dytë, ashtu sikurse filmat. Cilësia e filmave dhe seriale në TV21 gjithnjë ka qenë jo e mirë. Dua të them janë disa seriale dhe filma që vështirë mund ti gjesh në transmetim ndokund. Filmat janë klasik, mund të shihen në TCM, por nuk di sa interesim zgjojnë tek shikuesit.

Të shtunën në mbrëmje personalisht shikova derbin Milan – Juventus. Ishte hera e fundit që e shikova në SuperSport dhe nën komentimin e Shakohoxhës. Nuk ka gjë të keqe Shako, por po humb paanshmërinë gjatë komentimit. Për më tepër, ekrani i SuperSport akoma është 4/3 të tmerrshme. Nuk mundohen as ta ngushtojnë 16/9 në 4/3. E gjithë kjo për të na shtyrë për të blerë Kaon HD. S’do të ndodh tek unë.

E diela ishte ndoshta natë e frikës, e shtrigave, por unë jam kënaqur duke qeshur. Ka qenë hera e parë në vite që Familja Moderne më bëri të qesh. Nuk e kam vërejtur më parë, më duket se mbrëmë ishte hera e parë që kishin ndryshuar intron. Por, edhe ngjarjet gjatë tërë epizodit kanë qenë komike. Akoma ka pak banalitet, dhe ndoshta situata jo shumë komike, por, epizodi i mbrëmshëm për mua është një shenjë ringjalljeje e Familjes Moderne. E di që e kam kritikuar shumë kohëve të fundit, por Visare Aliu me epizodin e mbrëmshëm ka bërë një punë të shkëlqyeshme.

Dhe për fund, Apartamenti 2XL. Ata djem nuk janë në terezi! Mund të alivanosesh duke qeshur me ata. Epizodi i mbrëmshëm dedikuar Halloween ishte fantastik. FANTASTIK! I lumtë Turjan Hyskos për këtë mjeshtri si dhe Gentianit, Julianit, dhe Ermalit. Po bëjnë të dielën parajsë për të gjithë shqiptarët.

Nuk ja vlen të krahasohen me Portokalli apo diç tjetër. Janë special.

Sonte në RTK kemi Kafeneja jonë dhe Milioneri. Më pas në program është emisioni për ekonomi Subvencion, dhe emisioni Pa Skenar. KTV transmeton Bursën e Kosovës në ora 8, ndërsa Asist në ora 10. TV21 transmeton Kabare me mysafirë Sabri Fejzullahun.

Në Vizion Plus kemi Bypass Show, dhe Zonë e ndaluar. Në Klan transmetohet Kutia dhe EuroKlan. Në Top Channel në ora 9 transmetohet Shqip me Rudina Xhunga.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E hënë – 02 nëntor 2010

RTK

08:20 Kafeneja Jonë

09:00 Kush do të bëhet milioner

10:00 Subvencion

11:00 Blic

11:15 Pa Skenar

KTV

08:00 Bursa e Kosovës

09:00 Joshje Magjike

10:00 Asist

10:45 Koha për gola

RTV21

08:00 Kabare – Variete Prishtina

——————–

TV Klan

08:00 Kutia

09:00 EuroKlan

Top Channel

08:15 Fiks Fare

09:00 Shqip

Alsat

08:00 Lajmet

09:00 Kontrast

Vizion Plus

07:40 Një grua e hekurt – telenovelë

08:50 Bypass Show

10:00 Zonë e ndaluar

Read Full Post »

Amadeus ishte shumë i gjatë të premten, por edhe mjaft interesante. Nejse 3 orë të qëndroj pa ndryshuar kanalin është pak e vështirë për mua. Në RTK debat, si zakonisht, dhe më pas Oxygen, i cili po është mjaft argëtues, por më shumë është kthyer në një emision kuizi se sa argëtues dhe personalisht mua nuk po më pëlqen, ashtu si shumë shikuesve besoj. TV21, kishte serialet e përnatshme. E edhe ndeshja Hamburg – Bajern nuk ishte ndonjë ndeshje kushedi sa cilësore. Ndërsa kurseva veten nga një e premte nervozizmi, duke mos shikuar Albanian’s Got Talent.

Të shtunën mbrëmjen e dominioi Këngët e Shekullit. Ishte zgjidhja ime e parë për shumë arsye. RTK kishte debat, TV21 transmetonte Unë jam Top Model, ndërsa Reali shënoi shumë gola qysh në pjesën e parë, dhe ishte e mërzitshme të shikoja atë ndeshje. Nuk besoj se ndonjë tifoz tjetër pos ata të Realit do ta kenë shikuar atë ndeshje, ose çfarëdo ndeshje kur jepen aq shumë gola. Me&You nuk më pëlqeu shumë atë natë, së paku jo më shumë se Këngët e Shekullit. Ishte një emision shumë i mirë, dhe i qëlluar, ndoshta për një demografi më të vjetër se unë, por sidoqoftë edhe unë u kënaqa me ato paraqitje që ishin atë natë.

Edhe e diela më mbajti para ekraneve të televizioneve shqiptare. Apartamenti 2XL ishte fantastik. Treshja Gentiani, Juliani dhe Ermali, po dijnë si të argëtojnë shikuesit jo vetëm në Shqipëri. Për mua padyshim është zgjedhja e parë të dielën para Portokalli dhe të tjerave. Për shumë arsye ndodh kjo. E para humori nuk është banal, dhe e dyta shumë më i kuptueshëm dhe më i gjallë. Shumica e skeqeve tek Portokalli kanë për qëllim të përmendin gjëra banale në mënyrë që të qesh shikuesi. Kjo nuk ndodh tek Apartamenti 2XL. Punë fantastike e Turjan Hysko.

Disa fjalë edhe për Familjen Moderne. Gjithmonë kam  thënë se ky serial është i harxhuar, i zbrazur. Me largimin e Fatos Berishas si regjisor, Visare Aliu ka dy punë mjaftë të rënda. Kjo ka bërë që tani të kemi një skenar jo shumë të pasur. Ka filluar të bëhet më shumë banale, dhe joedukative. Ky serial mund të ndikojë në mënyrë negative tek fëmijët për shumë arsye. Javën e kaluar kemi pasur pirje të duhanit në episod, ndërsa këtë javë kemi skena ku Ardi në një mënyrë shfaq dhunë familjare dhe Dini përdorë fjalë jo të mira në televizion sikur ato në fjalinë e fundit ndaj Korabit. Një lutje për stafin e Familjes Moderne. Ka shumë fëmijë që shikojnë këtë serial që i përkasin demografisë 3-6 vjet. Nuk është e shëndetshme këto të shfaqen një demografie të tillë. Familja Moderne ka qenë shembull dhe do të mbetet gjithmonë, nëse nuk vazhdojnë ta vetshkatërrojnë.

Mysafirë në Kabare e TV21 sonte ndër të tjerët janë edhe Sinan Vllasaliu e Nora Istrefi, në emisionin e parë për këtë sezonë. RTK transmeton serialin Kafeneja Jonë, pastaj në program është kuizi Kush do të bëhet milioner, dhe emisioni për ekonomi Subvencion. Emisioni për kulturë Pa Skenar është në program pas lajmeve Blic.

Në KTV, mbrëmja fillon me Bursën e Kosovës, që kthehet pas mungesës në javën e kaluar, seriali Joshje Magjike, dhe në ora 10 transmetohet Asisti legjendar. Në ora 10:45, në program transmetohet golat nga disa kampionate evropiane, në Koha për Golat.

Në televizionet shqiptare kemi Kutinë dhe EuroKlan në Klan TV. Në Top Channel transmetohet emisioni Shqip me Rudina Xhungan, ndërsa në Vizion Plus pas Bypass Show, transmetohet emisioni Zonë e Ndaluar, që sonte gërmon në historinë e kryetarit të partisë socialiste, Edi Rama, nga hapat e tij fillestar në politikë, e deri tek martesa e tij.

Në SuperSport sonte në ora 8:45, mund të ndiqni ndeshjen Napoli – Milan. Ndeshjen mund ta shihni edhe në kanalin e lirë turk, TV8 (ka mundësi të kodohet në sistemin Biss gjatë ndeshjes!). Frekuencat mund ti gjeni në uebfaqen për satelitë në gjuhën shqipe KingofSat.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E hënë – 25 tetor 2010

RTK

08:20 Kafeneja Jonë

09:00 Kush do të bëhet milioner

10:00 Subvencion

11:00 Blic

11:15 Pa Skenar

KTV

08:00 Bursa e Kosovës

09:00 Joshje Magjike

10:00 Asist

10:45 Koha për gola

RTV21

08:00 Kabare – Variete Prishtina

——————–

TV Klan

08:00 Kutia

09:00 EuroKlan

Top Channel

08:15 Fiks Fare

09:00 Shqip

Alsat

08:00 Lajmet

09:00 Kontrast

Vizion Plus

07:40 Një grua e hekurt – telenovelë

08:50 Bypass Show

10:00 Zonë e ndaluar

Read Full Post »

Edhe pse shumica e kanaleve kanë filluar me emisionet e tyre javën e kaluar, megjithatë java e dytë ose e tretë e shtatorit është ajo kur fillojnë ose së paku duhet të fillojnë shumica e programeve televizive për sezonin e ri.

Ky vit nuk do të sjell shumë ndryshime, megjithatë janë disa që vlen të përmenden.

Do të fillojmë në bazë të ditëve të javës të krahasojë skemën programore, e cila akoma nuk është përfundimtare.

Të hënën do të vazhdoj të dominojë RTK me serialin Kafeneja Jonë (20:00) dhe Milioneri (21:00). Dominimi do të jetë edhe më i lehtë kur dihet se programet konkurrente në atë kohë janë inferiore ndaj këtyre dyjave. Kemi Bursën e Kosovës, që është mjaft e suksesshme por që nuk do të ketë sukses në një termin kundër Kafenesë tonë, dhe Kabare të cilën nuk e di a shikon kush a jo.

Në ora 22:00, në RTK do të shkoj Subvencion, një emision mjaft i suksesshëm për ekonomi, kryesisht për shkak të temave dhe debateve mjaft të nxehta. Në KTV, si zakonisht do të vazhdojë Asist me Agon Fehmiun, një emision që thjesht nuk sheh ditë të zymta tashmë shumë vite. TV21, do të vazhdojë me Ditari dhe serial India.

Vetëm vështrojeni skemën e 21shit nga ora 19:30 deri në ora 23:30. Telenovela (serialet janë më të mira) 2 orë e 30 minuta, lajme 45 minuta, dhe 45 minuta program tjetër informativ. Ky është mëkat për shikuesit. Kjo ndodh për katër ditë të javës pos të hënës, kur kemi edhe një program  tjetër fare pak cilësorë, Kabare.

Kalojmë te e marta. RTK do të përqëndrohet në Ligën e Kampionve. Kur të ketë pushim Liga e Kampionve, do të ketë ndonjë  film apo dokumentar. KTV, ka Pulsin dhe Animan, dy programe mjaft të qëlluara në lëminë e tyre. Në ora 22:00, do të rikthehet Talenti X, një kopje inferiore e Got Talent. Ndërsa deri atëherë do të jetë Taxi Show solid, dhe seriali i vjetër amerikan jo i suksesshëm, Men Behaving Badly.

Tek skema e RTV21, e vetmja gjë që ndryshon është termini 21:15. Të martën transmetohet Sy me Sy, debat në lidhje me çështjet aktuale në Kosovë nga fusha të ndryshme. Mund të jetë i shikuar në mungesë të Ligës së Kampionve, dhe për shkak se në KTV kemi telenovelë.

Edhe e mërkura është e ngjashme. RTK me Ligën e Kampionve ndërsa KTV me 038 Live dhe Cosmo. Nuk e di se a do të kthehet 038 në terminin e vjetër apo do të qëndrojë aty në ora 17:15. Nuk di se sa impakt ka në këtë terminin e ri nëse transmetohet 250 ditë në vit. Më mirë do të ishte të transmetohej një herë në javë. Top Koha Music do të vazhdojë të transmetohet në ora 22:00, ndërsa në TV21 në ora 21:15, është duke u transmetuar dokumentari për shqiptarët në Turqi. Sigurisht më i shikuar se Bota e yjeve e cila nuk mund të funksionojë në këtë termin.

E enjta do të vazhdojë të jetë ditë përplotë me emisione politike. RTK do t’ia dedikoj tërë terminin prime-time emisionit Jeta në Kosovë, që është mjaft i shikuar. Në KTV, në ora 20:00, do të vazhdojë të transmetohet Rubikon, ndërsa SpitaliKS në ora 22:00, pra edhe një natë mjaft e begatshme e KTV-së. TV21, pas serialeve do të transmetoj emisioni Zoom.

Të premtave RTK siç duket do të vazhdojë të mbaj një debat politik para Oxygen-it mjaft të shikuar. KTV, eventualisht dikur do ta kthej Përallë me tupan, edhe pse sezoni i kaluar për mendimin tim ka qenë ndër më të dobëtit, por me pak mysafirë më cilësorë dhe skeqe më pak “banale” ky emision mund të kthehet në binarë ashtu siç ka qenë. Deri atëherë do të ketë filma mjaft cilësorë, dhe ndoshta më pas do të vendoset emisioni javor i Shpija 2, pasi të shtunave do të duhej të mbetet liga spanjolle në KTV. TV21 do të shfaq për ndryshim nga dy kanalet tjera programin për ekonomi, Standardi ynë të premtave.

Fundjava do të kalojnë me shumë më pak futboll se zakonisht.

TV21 do të transmetoj Unë jam Top Model, RTK debatin Evropa më afër, ndërsa KTV ndeshje të ligës spanjolle. KTV do të jetë më e shikuara sipas të gjitha gjasave, ndërsa një program që dedikohet vetëm të rinjve siç është Unë jam Top Model nuk besoj se do të ketë sukses në prime-time. RTK me Evropa më afër mund të ketë një shikueshmëri serioze, por programe politike gjatë fundjavës është pak “e tepërt”.

Të dielën KTV do të vazhdoj të transmetoj ligën spanjolle. Ndoshta edhe ndonjë film më pas. Nuk di se si qëndrojnë punët me Familjen Moderne dhe Cimerat, por tek e para disa gjëra duhet të ndryshojnë sepse kanë filluar të bëhen të vjetra, pra nevojitet freski. Cimerat personalisht nuk i kam shikuar pasi që nuk duket si një serial që mund të zë vend në skemën time programore të dielave në ora 21:00, që në një farë mënyrë është koha më e mirë për të shikuar TV. Dyshoj se do të kthehen këto dy seriale këtë sezonë, sidomos Familja Moderne që është më e mirë se Cimerat por edhe që ka buxhet shumë më të madh. Megjithatë për Familjen Moderne mendoj se meriton së paku edhe një gjysmë sezone deri në fund të vitit.

Për fund…

nuk kishte me qenë kushedi sa vështirë apo e shtrenjtë që secili kanal të ndante një orë në programacionin e tyre për të njoftuar shikuesit me të rejat (të vjetrat) në skemat e tyre programore.

Luan Morina

* Këto opinione janë të bazuara në supozime për skemën e re programore që pritet të kenë tri kanalet kombëtare në Kosovë. Pra, nuk kemi asnjë informatë zyrtare se cilat emisione do të vendosen në çfarë orari.

Read Full Post »

Luan Morina numëron

10 programet televizive më të suksesshme në sezonin e kaluar

10. Një kafe me Labin – RTV21

Kështu: Labi ndoshta ju shkon nerva. Mirëpo formati i ri i emisionit është treguar mjaftë i suksesshëm. Ai po sjell përvojën nga vise krejt të ndryshme, nga vise që kurrë nuk do të dilnin në televizion. Tani aty po tregohen histori të ndryshme, mjaft interesante nga njerëz të thjeshtë si ne. Edhe sponzori është zgjedhur me mend. Motoja e e emisionit dhe sponzorit po lidhet për bukuri.

Një sukses i Labit, dhe i vetmi i 21-shit këtë sezon.

9. SpitaliKS – KTV

Sezoni i parë ishte ashtu-kështu. Sezoni i dytë ndryshoi tërësisht për të mirë. Arsyeja kryesore është inkuadrimi i Ard Islamit në përgatitjen e skenarit. Gjithashtu roli i tij dhe i motrave të tij ishte një katalizator i suksesit serialit. Së fundmi ardhja e Ryva Kajtazit në rolin e Evës, (gruaja e Hitlerit) ishte “qershia mbi tortë”. Me këtë tempo SpitaliKS ka shumë sezone tjera të suksesshme përpara.

8. Oxygen – RTK

E premta mbrëma nuk është e lehtë për të zgjedhur cilin kanal të shikoni. Megjithatë, Besim Dina,  ka vazhduar të mbaj Oxygenin në të njëjtin tempo që ka qenë viteve të kaluara. Mysafirët e tij të veçantë këtë sezon, e kanë bërë të identifikohet si një emision shumë më tepër serioz se emisionet tjera të ngjashme.

7. That’s 70s Show – KTV

Allo Allo, ka qenë seriali më i suksesshëm i transmtuar në këtë termin në KTV ndonjëherë. Megjithatë ai nuk ka qenë i caktuar vetëm për adoleshentët. Me Neighbours KTV, ka hasur pak probleme. Është një serial i gjatë që duhet kohë të njihet me shikuesit.

Megithatë That’s 70s Show, ka rikthyer nivelin e shikueshmërisë së Rebelëve, e ndoshta edhe e ka tejkaluar atë. Ndoshta e mira ka qenë, se ke mundur të shohësh 4 episode radhazi.

6. Milioneri – RTK

Ardhja e Fehmi Feratit në Milioner ka ndryshuar gjithçka. Ai ka sjellur atmosferë më të gjallë, duke e larguar zymtësinë dhe seriozitetin që ka pasur ky shou sezonin e kaluar. Këtë vit shou thjesht ka qenë më i gjallëruar, më i hareshëm. Kemi pasur kohë pas kohe ndonjë shaka me vend. Pse nuk ka fituar askush 50.000 euro nuk ka faj askush.

5. Kujdes nga Engjëlli – KTV

Mariqui është personazhi më me ndikim në televizionin dhe jetën e kosovareve këtë vit. Shumë femra , dhe shtëpiake nuk janë zgjuar në ora 8 të mëgjesit. Por, këtë vit gjërat kanë ndryshuar. Përveç se ka marrë një termin mjaft të mirë për të filluar ditën, KTV, ka detyruar RTV21 që të shfaq serialet e mëngjesit më vonë, dhe me shikueshmëri më të vogël se Mariqui.

4. Rubikon – KTV

Adriatik Kelmendi, është gazetari më i mirë që ka Kosova sot. Cilësitë e tij i dijmë të gjithë ne që e përcjellim çdo të enjte. Është një gazetar i përkryer. I mençur, i qetë, i përgatitur, i ditur, etj. Mysafirët e tij vërtetë kanë qenë në siklet shumë herë. Biles duhet të them se shumë herë është vërejtur se Adriatiku i di gjërat më mirë se mysafirët që ishin përballë tij. E kam fjalën për mysafirë që duhet të ishin ekspert në fushën dhe punën e tyre. Thjeshtë është njeri profesionist, me përvojë, ka pasur përballë njerëzit më me ndikim në politikën ndërkombëtare. Është i zoti. I lumtë.

3. Jeta në Kosovë – RTK

Është emisioni më i mirë informativ në Kosovë për vite. Për dallim nga Rubikoni, shpesh kemi mysafirë të shumtë, pra jo vetëm një. Kemi raporte nga terreni, dhe tema që prekin jetën e njeriut të thjeshtë. Për këtë është emision që të gjithë e duan. Thjesht e duan, e përkrahin, e shikojnë, sepse është në anën e shikuesit. Dhe për të qenë i shikuar duhet të jesh në anën e drejtë.

Më parë ishte ndoshta vetëm Jeta Xharra, por tani ajo ka krijuar një skuadër gazetarësh të zot, profesionist, të cilët kanë bërë një përvojë të lakmueshme. Janë një superskuadër, gardian të zërit të popullit.

2. Interaktiv – KTV

Emisioni i ri më i suksesshëm këtë vit. Askush nuk e ka pritur një sukses të tillë, por emisioni i udhëhequr nga Xhemajl Rexha, që është duke u bërë figura kryesore në deskun informativ në KTV, për një kohë të shkurtër, ka shpërthyer këtë vit. Rubrikat si ikoha, dhe mysafiri në studio kanë ndikuar në shikueshmëri edhe më të madhe. Vetë struktura e emisionit është e ndërtuar në atë mënyrë që përmbushë kërkesat e çdo moshe të shikuesve.

KTV mund të krenohet me punën që kanë bërë me Interaktiv.

1. Kafeneja Jonë – RTK

Padyshim Kafeneja vazhdon të mbetet emisioni më i shikuar në Kosovë. Me këtë tempo ata do të vazhdojnë të jenë emisioni më i shikuar në televizion. Ilir Bokshi dhe Astrit Kabashi kanë bërë një punë fantastike këtë sezon. Mungesa e Labinotit është mbuluar shumë mirë me futjen e karaktereve epizodike të cilat i kanë dhënë një shtytje serialit. Për të vërejtur se sa ndikim ka ky serial në popullin tonë dy-milionësh dëshmon e famshmja (të cilën e urrej personalisht) “flej, flej”. Gjithashtu kemi parë më shumë nga Muharremi, me ardhjen e Fifit. Ka munguar edhe Saranda, por edhe ajo është mbuluar nga personazhet episodike.

Sidoqoftë, Kafeneja Jonë ka mbetur seriali më i shikuar në televizionet kosovar, dhe është një gjë që nuk mund të fillojmë javën pa të.

Luan Morina

luan.morina@telekomanda.com

Read Full Post »

Prime-Time

RTK, transmeton episodin e ri të serialit Kafeneja Jonë. Më pas në program është Milioneri, dhe Subvencioni prej orës 22:00.

Kohavision, gjithë mbrëmjen do të transmetojë edicionin e 10 të Videofestit muzikor. Mbrëmja e vetme ku mund të shohim të gjithë yjet e muzikës tonë në TV.

RTV21, transmeton Kabaren. Pastaj në program janë episodet e reja të serialeve, E bija e Elizës, dhe India.

Top Channel, në ora 21:00, transmeton emisionin javor, Shqip me Rudina Xhungan e cila këtë të hënë diskuton me mazhorancën për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri. Pas lajmeve, shfaqet filmi Havana, me Robert Redford në rolin kryesor.

Klan TV, në ora 20:05, transmeton Kutinë e fundit. Në ora 21:00, është episodi i ri i serialit Dr.House.

Në Vizion Plus, mund të ndiqni emisionin Zonë e Lirë, dhe Bypass Show. Mbrëmja hapet me episodin e ri të serialit E dashur armike.

Gjatë ditës…

Vazhdon turneu i Roland Garrosit në EuroSport. Në program janë ndeshjet e fundit të rrethit të katërt, ku ndër të tjerët sot luajnë Rafael Nadal, dhe Serena Uilliams.

Në Top Channel, në ora 17:40, nga sot fillon të shfaqet telenovela India-Një histori dashurie.

Edhe në Klan TV, sot në ora 16:00, fillon të shfaqet seriali E preferuara. Seriali do të shfaqet çdo ditë duke filluar nga ora 16:05.

Katër videospotet konkurruese për videospotin më të mirë të vitit:
Dafina Zeqiri – Amazing Girl

Nora Istrefi – Dy shokë

Kthjellu dhe Flori – S’të fal

Skillz – VIP

Read Full Post »

RTK, në ora 20:25, transmeton episodin e ri të “Kafeneja e jonë”, në ora 21:00, kuizi Milioneri, ndërsa në ora 22:00, këtë javë transmetohet emisioni për ekonomi, Subvencion.

RTV21, transmeton Kabare sonte në ora 20:00. Më pas në ora 22:45, shfaqet episodi i ri i serialit Eliza, ndërsa më pas në program është emisioni argëtues “Just for Laughs”.

Kohavision në ora 20:00, transmeton programin për ekonomi, Bursa e Kosovës. Episodi i 20 i serialit Lugina e ujqve, shfaqet në ora 21:00. Më pas në program janë dy emisione sportive, Asist në ora 22:00, dhe koha e golave në ora 22:40.

Në Alsat në ora 21:00, mund të ndiqni emisionin Kontrast.

Vizion Plus në ora 20:10, shfaq episodin e ri të telenovelës, “E dashur armike”. Më pas në ora 21:00, fillon emisioni Zonë e ndaluar, ndërsa në ora 22:00, ritransmetohet emisioni Bypass Show.

Klan, në ora 20:10, shfaq emisionin Kutia e fundit. Në ora 21:05, shfaqet episodi i ri i Dr.House. ndërsa në ora 22:15, fillon emisioni Opinion. Revista javore e Champions League në program është në ora 23:40.

Top Channel, pas Fiks Fare, transmeton emisionin Shqip, në ora 21:00. Pas lajmeve, në ora 23:10, transmetohet emisioni sportiv Proçesi sportiv.

Film në TV

KTV në ora 00:45, shfaq filmin “Chocolat”. Në rolet kryesore luajnë Alfred Molina, Judi Dench, Juliette Binoche, etj. Filmi është në regji të Lasse Halstrom. Filmi tregon storien e një nënë të re e cila së bashku me të bijën hapin një dyqan çokollate në një fshat të vogël francez i cili do të shqetësojë banorët lokal për arsye morale.

Në Film Aksion, në ora 23:00, shfaqet filmi “Në Bryzh (In Bruges)”. Filmi në regji të Martin McDonagh, në rolet kryesore luajnë Ralph Fiennes, Colin Farrell, e Brendan Gleeson. Filmi tregon storien për dy vrasës anglez, të cilët për tu larguar organeve shkojnë në pushime në qytetin belg, Bryzh. Filmi ka qenë i nominuar për Oskar, si skenari më i mirë i shkruar për film, ndërsa renditet i 185 në listën e filmave më të mirë të IMDB.

Sport në TV

Në EuroSport, repriza nga fluturimet me ski në Planica, shfaqen në ora 16:30. Më pas në program janë EuroGoals, në ora 18:00, ndërsa në ora 21:00, fillon Pro Wrestling, me mundësit më të njohur amerikan.

Në DSF, në ora 20:15, mund të ndiqni ndeshjen e Bundesliga II, ku takohen Fortuna e Dyzeldorfit, dhe ish-kampioni gjerman, Kaiserslautern.

SuperSport, nga ora 13:00, për pesë jep përmbledhjet javore të kampionateve kombëtare më të mira, ndërsa nga ora 17:00, transmeton emisionet në studio për katër kampionatet më të mira kombëtare.

Përgatitjet për sezonin e ri të MLB në bejzboll tashmë kanë filluar. ESPN America si gjithë sezonin, do të përfshijë edhe ndeshjet përgatitore. Sonte në ora 18:00, transmetohet ndeshja Philadelphia – NY Yankees. Në mesnatë, drejtpërdrejtë transmetohet ndeshja e ligës NHL, në hokej mbi akull, Detroit – Pittsburgh.

Dokumentar në TV

Në ciklin Megastrukturat, në Explorer Shkencë, osnte në ora 17:45, transmetohet episodi për portin më të madh në Evropë, portin e Roterdamit. Më vonë në ora 20:20, shfaqet emisioni Fabrika e Peterbilt, në kuadër të ciklit fabrikat më të mira.

Read Full Post »

Older Posts »