Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘basketboll’

Këtë fundjavë zyrtarisht fillojnë garat në sportet dimërore. Në EuroSport mund të ndiqni garat në kërcime me ski sipas këtij orari: të premten ora 6 pasdite kualifikimet, të shtunën ora 3 pasdite gara ekipore, të dielën në ora 1:15 garat individuar nga kërcimorja me madhësi 142 metërsh në Kusamo, Finlandë.

Të shtunën dhe të dielën transmetohen garat në skijim alpik nga Amerika Veriore. Për këtë arsye garat transmetohen në mbrëmje. Këtë fundjavë vajzat garojnë në Aspen, SHBA, ku të shtunën në ora 6 dhe 9 në mbrëmje transmetohen gara në sllallom të madh, ndërsa të dielën në të njëjtën kohë, ora 6 dhe 9 në  mbrëmje transmetohen gara në sllallom.

Meshkujt janë zhvendosur në Lajk Luis, Kanada, ku të shtunën në ora 7:20 transmetohet gara në lëshim, ndërsa të dielën në ora 7 transmetohet gara në supersllallom të madh.

Nga sportet tjera dimërore veçojmë kombinimin nordik nga Kusamo, të shtunën në ora 9:30 dhe 2:15 pasdite, luzh nga Igls, të shtunën ora 10:15, 11:30 në EuroSport, dhe në ora 2 pasdite, në EuroSport 2, dhe të dielën në ora 10:30, 12 dhe 2:30, përsëri në EuroSport2. Edhe garat në skijim kros kountri do të mbahen në Kusamo këtë fundjavë. Të shtunën mbahen garat në skijim klasik, 5 km për femra ora 11, dhe 10 km për meshkuj ora 12:30. Të dielën në program është skijimi në stilin e lirë, ku femrat do të bëjnë ski 10 km në ora 11, ndërsa meshkujt 15 km duke filluar nga ora 12 në mesditë. Këtë fundjavë mbahen edhe garat finale nga kampionati evropian në not në pishina të shkurtra që mbahet në Ajndhoven, Holandë. Garat finale mund ti ndiqni në EuroSport, të premten në ora 5 (dhe ritransmetim në ora 7:15) pasdite, të shtunën në ora 4:45 pasdite, dhe të dielën në ora 9:30 në mëngjes, dhe ora 4 pasdite.

EuroSpor 2 këtë sezonë do të transmetojë edhe kampionati italian në volejboll për meshkuj. Të shtunën në ora 4 pasdite transmetohet ndeshja e xhiros së gjashtë ku ndeshen Adreoli Latina dhe Verona.

ESPN Amerika të premten në mbrëmjen dhe të shtunën në mëngjes transmeton ndeshje futbolli amerikan të vlefshme për ligën universitare.

Orari i ndeshjeve është si në vijim:

E premte

20:30 Alabama – Auburn

01:00 Oregon – Arizona

04:00 Nevada – Boise State

E shtunë

18:00 Ohio State – Michigan

20:30 Arkansas – LSU

02:00 Oklahoma State – Oklahoma

Ndërsa nga ndeshjet e ligës profesioniste në futboll amerikan, NFL, këtë të diel transmetohen tri superndeshje:

E diel

19:00 Atlanta – Green Bay

22:00 Seattle – Kansas City

02:00 Indianapolis – San Diego

Dhe pas ndeshjeve të Ligës së Kampionve rifillojnë kampionatet kombëtare këtë fundjavë. Nuk do të ketë ndonjë derbi të madh pos atij të së hënës kur ndeshen Barselona dhe Reali i Madridit.

Tring Sport këtë fundjavë katër ndeshje nga kampionati grek dhe

Kalendari i ndeshjeve është si në vijim:

Premier Liga

E shtunë

1:45 Aston Villa – Arsenal (Tring Sport)

4:00 Manchester Utd – Blackburn (Tring Sport)

4:00 Stoke City – Manchester City (Tring Shqip)

4:00 Everton – West Bromwich (Tring World)

4:00 Fulham – Birmingham City (Tring Planet)

E diel

2:30 Newcastle – Chelsea (Tring Sport)

5:00 Tottenham – Liverpool (Tring Sport)

Kupa FA

E shtunë

1:50 Wimbledon – Stevenage Tring World

E diel

Kampionati grek

E shtunë

6:30 AEK – Olympiacos (Tring Sport)

E diel

2:00 Panionios – Iraklis (Tring Shqip)

4:15 PAOK – Atromitos (Tring Shqip)

6:30 Kerkyra – Panathinaikos (Tring Shqip)

Kampionati rus

E diel

12:00 Amkar Perm – CSKA Moskë (Tring Planet)

12:00 Zenit – Kryliya Sovetov (Tring World)

As basketbolli nuk do të mungoj këtë javë. NBA TV transmeton këto ndeshje: të shtunën në ora 2:30 në mëngjes, San Antonio – Dallas dhe në ora 7 në mbrëmje Nju Jork – Atlanta; të dielën në ora 3:00 në mëngjes Miluoki – Sharlot. Nga kanalet tjera veçojmë këto ndeshje: të shtunën në ora 3 në mëngjes, Jutah – LA Lejkers në NTV Turqi, dhe të dielën në mëngjes në ora 2:30, Dallas – Majemi në NTV Spor, dhe në ora 9 në mbrëmje Nju Orlins – San Antonio në Sport Italia 2.

Nga ndeshjet më interesante në futboll këtë fundjavë që mund ti shihni të lira në satelit veçoj: të shtunën, Bajern – Frankfurt (3:30, Dubai Sports 1; TRT Spor); Hamburg – Shtutgart (3:30, Dubai Sports 2); QPR – Kardif Siti (4:00, Sport Italia); Sampdoria – Milan (6:00, TV8);  Saragosa – Vijareal (6:00, NTV Spor); Dortmund – Mënshengladbah (6:30, Dubai Sports 1; TRT Spor); Marsej – Monpelje (7:00, TV5 Monde); Juventus – Fiorentina (8:45, TV8); Bordo – Lil (9, Kanal A)

Të dielën transmetohen këto ndeshje: Dinamo Moskë – Spartak Moskë (12:00, ORT Europe); Inter – Parma (12:30, TV8); Lacio – Katania (3:00, TV8); Verder – St. Pauli (3:30, Dubai Sports 1; TRT Spor); Totenhem – Liverpul (5, Idman TV); Lil – Monako (5, Kanal A); Këln – Uolfsburg (5:30, Dubai Sports 1, TRT Spor); Bilbao – Osasuna (7, Idamn TV); Valensia – Almeria (9, NTV Spor, Idman TV); Lion – PSZH (9, Kanal A, Sport Italia).

Të dielën në Londër fillon ATP turneu final në tenis për këtë vit ku do të marrin pjesë 8 tenistët më të mirë të këtij viti. SuperSport transmeton ndeshjet.


Read Full Post »