Filmi How To Train Your Dragon (Si të stërvitësh dragoin tënd), është rikthyer në pozitën e parë të fimave më të shikuar gjatë fundjavës në SHBA. Filmi një javë më parë ishte në pozitën e tretë, përderisa këtë javë fitoi 20 milionë dollarë në kinematë amerikane. Në pozitën e dytë debutoi filmi Kick-Ass, ndërsa në pozitën e tretë bie komedia e Tina Fey dhe Steve Carrell, Date Night. Debutimi tjetër në Top 10, është filmi i Chris Rock, Death At A Funeral, një parodi e filmit britanik me të njëjtin emër. Death At A Funeral, u rendit në pozitën e katërt këtë javë, para filmit më të shikuar një javë më parë Clash Of The Titans, që u rendit i pesti.
Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:
1. (3) How To Train Your Dragon – $20,000,000
2. (-) Kick-Ass – $19,750,000
3. (2) Date Night – $17,300,000
4. (-) Death At A Funeral – $17,000,000
5. (1) Clash Of The Titans – $15,770,000
6. (5) The Last Song – $5,800,000
7. (4) Why Did I Get Married Too? – $4,180,000
8. (6) Hot Tub Time Machine – $3,545,000
9. (7) Alice In Wonderland – $3,500,000
10. (8) The Bounty Hunter – $3,200,000
Lini një koment