Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Kinemaja’ Category

MANHATTANMe një inkasim mbi mesataren Thor ka vazhduar të qëndroj në pozitën e parë të filmave më të shikuar gjatë fundjavës në SHBA. Komedia Bridesmaids që debutoi këtë javë u rendit vetëm e dyta, por megjithatë konsiderohet një sukses mjaft i lartë duke marrë parasysh që është e përshtatshme vetëm për të rritur dhe nuk ka ndonjë yll të madh komedie me emër. Debutuesi tjetër i javës, Priest, u rendit në pozitën e katërt pas Fast Five, ndërsa Rio mbeti në pozitën e 5. Lideri Thor pas kësaj jave ka mbledhur 119.3 milionë dollarë në kinematë amerikane, që është një shifër shumë më e mirë se dy startuesit e fundit të viteve të kaluara në këtë kohë, Iron Man 2 dhe X-Men Origins.

Top 10 në kinematë amerikane:

1. (1) Thor – $34,500,000

2. (-) Bridesmaids – $24,409,000

3. (2) Fast Five – $19,534,000

4. (-) Priest – $14,500,000

5. (5) Rio – $8,000,000

6. (3) Jumping the Brook – $7,300,000

7. (4) Something Borrowed – $7,000,000

8. (6) Water for Elephants – $4,100,000

9. (7) Tyler Perry’s Madea’s Big Happy Family – $2,200,000

10. (8) Soul Surfer – $1,800,000

Advertisements

Read Full Post »

Vazhdimi i dytë i horrorit psikologjik, Paranormal Acivity 2 ka zënë vendin e parë në listën e filmave më të shikuar në SHBA. Filmi në regji të Tod Williams ka fituar rreth 40 milionë dollarë, duke larguar nga pozita parë filmin Jackass 3D që ka fituar më pak se gjysma nga shuma e javës së kaluar. Për një pozitë ka rënë edhe filmi RED i Bruce Willis, ndërsa filmi në regji të Clint Eastwood, Hereafter ka debutuar në pozitën e katërt me 12 milionë dollarë të fituar. The Social Network bie në pozitën e pestë, ndërsa vazhdimi i dytë i Wall Street nuk gjendet më në listën e 10 filmave më të shikuar në SHBA.

Traileri

KUJDES – Traileri është i përshtatshëm për një pjesë të caktuar të audiencës.

Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:

1. (-) Paranormal Activity 2 – $41,500,000

2. (1) Jackass 3D – $21,600,000

3. (2) RED – $15,000,000

4. (-) Hereafter – $12,000,000

5. (3) The Social Network – $7,200,000

6. (4) Secretariat – $7,000,000

7. (5) Life As We Know It – $6,300,000

8. (6) Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole – $3,100,000

9. (7) The Town – $2,700,000

10. (9) Easy A – $1,700,000

* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.

Read Full Post »

Jackass 3D dominon

Dominim se jo mahi! Jackass 3D, filmi me skeqe nga më të çuditshmet që mund të ekzistojnë ka qenë filmi më i shikuar gjatë fundjavës në kinematë amerikane. Vazhdimi i tretë i filmit që ka përfshirë edhe të rikthyerit nga kasti origjinal, Johnny Knoxwille, Bam Margera, dhe Steve-O, ka inkasuar hiq më pak se 50 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes. Me këtë shumë ata kanë arritur dyfishin e asaj që ka arritur filmi Red me Bruce Willis që ka fituar 22.5 milionë dollarë. Ndërsa filmi më i shikuar në fundjavën e parafundit, The Social Network ka rënë në pozitën e tretë me 11 milionë dollarë të fituar.

Traileri

Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:

1. (-) Jackass 3D – $50,000,000

2. (-) Red – $22,500,000

3. (1) The Social Network – $11,000,000

4. (3) Secretariat – $9,700,000

5. (2) Life As We Know It – $9,500,000

6. (4) Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole – $4,200,000

7. (6) The Town – $4,000,000

8. (5) My Soul To Take – $3,200,000

9. (8) Easy A – $2,700,000

10. (7) Wall Street: Money Never Sleeps – $2,400,000

* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.

Read Full Post »

Filmi The Social Network i bazuar në storien e krijuesit të Facebook-ut, Mark Zuckenberg, ka arritur të mbetet filmi më i shikuar edhe në javën e dytë të shfaqjes në kinematë amerikane. Filmi në regji të David Fincher, ka inkasuar 15.5 milionë dollarë në kinematë gjatë kësaj jave duke lënë pas dy filmat debutues, Life As We Know It me Katherine Heigl që inkasoi 14.6 milionë dollarë, dhe filmin Secretariat nga produksioni i Disney që inkasoi 12.6 milionë dollarë.

Filmi i animuar Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole bie nga pozita e dytë në atë të katërtën ndërsa një film tjetër debutues, versioni 3D i filmit My Soul To Take ka debutuar në pozitën e pestë.

Traileri

Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:

1. (1) The Social Network – $15,500,000

2. (-) Life As We Know It – $14,600,000

3. (-) Secretariat – $12,600,00

4. (2) Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole – $7,015,000

5. (-) My Soul To Take 3D – $6,900,000

6. (4) The Town – $6,350,000

7. (3) Wall Street: Money Never Sleeps – $4,625,000

8. (5) Easy A – $4,200,000

9. (-) Case 39 – $2,630,000

10. (6) You Again – $2,470,000

* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.

Read Full Post »

The Social Network filmi i bazuar në storien e krijuesit të Facebook-ut, Mark Zuckenberg, ka mposhtur thellë konnkurrencën në kinematë amerikane këtë javë. Filmi që në rolet kryesore ka një kast aktorësh si Jesse Eisenberg, Andrew Garfield, dhe Justing Timberlake, në regji të David Fincher, ka inkasuar 23 milionë dollarë në premierën e tij këtë fundjavë.

Janë gati 13 milionë më shumë se filmi i animuar Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole që vazhdoi të mbetet i dyti në renditje. Lideri i javës së kaluar Wall Street ka rënë për dy pozita në atë të tretën, ndërsa The Town i Ben Affleck renditet i katërti.

Traileri

Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:

1. (-) The Social Network – $23,000,000

2. (2) Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole – $10,900,000

3. (1) Wall Street: Money Never Sleeps – $10,100,000

4. (-) The Town – $10,000,000

5. (4) Easy A – $7,000,000

6. (5) You Again – $5,600,000

7. (-) Case 39 – $5,400,000

8. (-) Let Me In – $5,300,000

9. (6) Devil – $3,700,000

10. (8) Alpha And Omega – $3,000,000

* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.

Read Full Post »

Vazhdimi i filmit legjendar të vitit 1987, Wall Street, ka debutuar këtë javë në kinematë amerikane duke u renditur si filmi më i shikuar. Wall Street: Money Never Sleeps që nga kasti i vjetër ka regjisorin Oliver Stone dhe aktorin Michael Douglas ka fituar 19 milionë dollarë. Filmi në kast përfshin edhe disa aktorë të rinj si Carey Mulligan dhe Shia LeBeouf, i cili që nga viti 2007, me të gjithë filmat që ka aktruar ka arritur në pozitën e parë në listën e filmave më të shikuar në kinematë amerikane, përfshirë edhe filmin më pak të suksesshëm, Disturbia. The Town dhe Easy A, kanë rrëshqitur për dy pozita dhe tani renditen në pozitat 3 dhe 4, ndërsa në pozitën 2 këtë javë renditet filmi i animuar Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole.

‘Wall Street: Money Never Sleeps’ – Traileri

Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:

1. (-) Wall Street: Money Never Sleeps – $19,000,000

2. (-) Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole – $16,335,000

3. (1) The Town – $16,030,000

4. (2) Easy A – $10,700,000

5. (-) You Again – $8,300,000

6. (3) Devil – $6,479,000

7. (4) Resident Evil: Afterlife – $4,900,000

8. (5) Alpha And Omega – $4,700,000

9. (6) Takers – $1,650,000

10. (8) Inception – $1,245,000

* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.

Read Full Post »

Komedia The Other Guys me Will Ferrell ka mposhtur me pak diferencë filmin me Julia Robertsin, Eat Pray Love. The Other Guys që tashmë dy javë është më i shikuari në Britani të Madhe këtë javë ka fituar 1.2 milionë funta nga kinematë, duke ikur për rreth 140 mijë funta filmit Eat Pray Love. Drama që ka marrë shumë kritika pozitive e Ben Affleck, The Town, ka debutuar në pozitën e tretë me pak mbi 1 milionë funta të fituar.

‘The Other Guys’ Trailer

Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë britanike gjatë fundjavës së kaluar:

1. (1) The Other Guys – £1,292,144

2. (-) Eat Pray Love – £1,165,234

3. (-) The Town – £1,005,039

4. (-) The Hole – £906,722

5. (2) Devil – £528,908

6. (4) Toy Story 3 – £472,449

7. (5) Grown Ups – £384,119

8. (3) Resident Evil: Afterlife – £367,675

9. (6) Tamara Drewe – £245,643

10. (8) Marmaduke – £244,285

* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.

Read Full Post »

Older Posts »