Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Taio Cruz’

Debutim fantastik i Bruno Mars në Britani të Madhe. Këngëtari me origjinë nga Havaji, ka shitur dyfishin e “Dynamite” të Taio Cruz që u rendit i dyti. Kënga  e tij “Just The Way You Are”, ka shkatërruar konkurrentët e tjerë, ndërsa lideren e javës së kaluar Alexandra Burke e ka zhvendosur në pozitën e pestë. Katy Perry ka qëndruar në pozitën e tretë me “Teenage Dream”, ndërsa pozitën nga java e kaluar nuk e ka ndryshuar as kënga “Love The Way You Lie” e duetit Eminem dhe Rihanna.

Ndërsa Phil Collins është renditur i pari me albumin e tij “Going Back”, i cili nga pozita 4 javën e kaluar është ngjitur në krye të listës së albumeve më të shitura. Është ky albumi i tij i parë në tetë vitet e fundit, dhe i gjashti që radhitet si më i shituri. “Science&Faith” që ishte më i shituri javën e kaluar bie në pozitën e 2, ndërsa Linkin Park me “A Thousands Suns” nga pozita 2 në pozitën 7.

Bruno Mars ‘Just The Way You Are’

Dhjetë këngët më të dëgjuara në Britani të Madhe gjatë javës së kaluar:

1. (-) Bruno Mars: ‘Just The Way You Are (Amazing)’

2. (2) Taio Cruz: ‘Dynamite’

3. (3) Katy Perry: ‘Teenage Dream’

4. (4) The Script: ‘For The First Time’

5. (1) Alexandra Burke ft. Laza Morgan: ‘Start Without You’

6. (6) Eminem ft. Rihanna: ‘Love The Way You Lie’

7. (-) Emma’s Imagination: ‘Focus’

8. (8) Katy B: ‘Katy On A Mission’

9. (10) Shontelle: ‘Impossible’

10. (-) Alex Gaudino: ‘I’m In Love (I Wanna Do It)’

* në kllapa është pozita që kanë pasur këngët një javë më parë, me (-) janë këngët debutante.

Pesë albumet më të shitura në SHBA gjatë javës së kaluar:

1. (-) Sara Bareilles – ‘Kaleidoscope Heart’

2. (3) Eminem: ‘Recovery’

3. (2) Various Artists: ‘NOW 35’

4. (4) Katy Perry: ‘Teenage Dream’

5. (7) Disturbed: ‘Asylum’

* në kllapa është pozita që kanë albumet një javë më parë, me (-) janë albumet debutante.

Read Full Post »

Reperi britanik Taio Cruz, ka bërë kërcimin më të lartë në histori të renditjes Billboard. Kënga e tij “Break your heart” është ngjitur në pozitën e parë nga pozita e 53-të duke bërë kërcimin më të madh në histori të rrenditjes së Billboard. Kënga e tij që debutoi në Britani të Madhe në shtator, në SHBA është publikuar në një version tjetër. Taio Cruz atë e këndon me reperin amerikan Ludacris. Në pozitën e dytë është ngjitur kantri treshja Lady Antebellum me këngën “Need You Know”, ndërsa në pozitën e tretë është renditur renditen Young Money, dhe Lloyd me këngën “Bedrock”.

Kënga më e dëgjuar e javës së kaluar Imme Be e The Black Eyed Peas bie nga pozita e parë në të pestën, ndërsa Rihanna me Rude Boy nga e teta ngjitet në pozitën e katërt.

Lady Gaga me Beyonce, dhe kënga e tyre Telephone ngjitet në pozitën e 11 nga pozita e 12.

1. (53) Taio Cruz ft. Ludacris: ‘Break Your Heart’

2. (3) Lady Antebellum: ‘Need You Now’

3. (5) Young Money ft. Lloyd: ‘BedRock’

4. (8) Rihanna: ‘Rude Boy’

5. (1) Black Eyed Peas: ‘Imma Be’

6. (4) Ke$ha: ‘TiK ToK’

7. (6) Train: ‘Hey, Soul Sister’

8. (10) Jason Derulo: ‘In My Head’

9. (5) Lady GaGa: ‘Bad Romance’

10. (7) Ludacris: ‘How Low’

Read Full Post »