Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Kristen Stewart’

Titulli origjinal: Twilight: New Moon

Zhanri: Dramë, Fantazi, Romancë, Horror, Triller

Skenari: Melissa Rosenberg, Stephanie Meyer (novela)

Regjia: Chris Weitz

Premiera e shfaqjes: 20 nëntor 2009

Kohëzgjatja: 130 minuta

Rejtingu: +13, për shkak të dhunë dhe aksionit

Kasti: Kristen Stewart, Robert Pattinson, Taylor Lautner, Ashley Greene, Billy Burke, Peter Facinelli, Rachelle Lefevre, Nikki Reed, Kellan Lutz, Jackson Rathbone, dhe Michael Sheen, e Dakota Fanning.

Filmi fillon me ditëlindjen e Bellas. Përpos dhuratave nga babai, dhe shokët e shkollës, Cullen-ët kanë organizuar një aheng për të. Është ky aheng kur ajo gris gishtin duke hapur një dhuratë dhe gjaku do të vë në sprovë maturinë e Jasperit. Gjatë tentimit për ta mbrojtur Edward, Bella do të lëndoj krahun dhe do të ketë gjakderdhje edhe më të madhe. Sigurisht që kjo është gjëja më e keqe që mund të ndodh në një shtëpi vampirësh. Cullenët vendosin të largohen nga qyteti, pak për shkak të moshës së Carlyle, pak për shkak se Edward nuk beson se mund ta mbrojë Bellan. Ikja e Edward do ta fut Bella në agoni, me të cilën shoqërohemi gjatë kohës më të madhe të filmit. Shoqërimi i saj me Jacob-in, si dhe disa veprime të cilat i bën për inat të Edward-it, do të vijojnë përgjatë pothuaj 90 minuta filmi. Në fund udhëtimi për në Volturi, do të jap një kahje më ndryshe temës, dhe do ta shtoj dëshirën për të shikuar filmin.

Tek Hëna e re, i gjithë filmi bazohet tek vuajtjet e Bellas. Skena e parë interesante, ditëlindja e Bellas, tek Cullenët, është përshkruar për shumë pak kohë, kur krahasojmë me skena tjera, siç është skena e ndryshimit të muajve gjatë agonisë së Bellas.

Megjithatë, Hëna e re nuk është pa të mira. Janë dy skena të Alice, me dy fjali mjaft interesante që më kanë pëlqyer. “Do të dalë jashtë deri sa ta përzësh qenin”, dhe “Ngadalë djema, kemi kohë për argëtim.” Mendoj se ajo është personazhi më i bukur në film. Më e mirë se Bella e Victoria.

Sidoqoftë, nëse nuk jeni një adoleshente, apo adoleshent, sigurisht nuk do të gjeni asgjë në këtë film. Adoleshentët janë shikuesit e vetëm të këtij filmi. Vajzat e çmendura pas vampirëve, pas Edward Cullenit, dhe ujqëve gjysmëlakuriqë, si Jacob Black. Ndërsa djemtë shikojnë të vjedhin ndonjë stil flokësh apo edhe make-up nga ta. Askush nuk është i interesuar ta shoh Bellan, sa prej xhelozisë, megjithëqë ndoshta është ajo që e luan një rol, i vetmi në film, që vë në pah cilësitë e një aktoreje.

Vajzat adoleshente ndoshta nuk do të pëlqejnë faktin se Edward paraqitet shumë pak përgjatë filmit, mirëpo regjisorja e ka mbushur këtë hapësirë me ujqtë, veçanërisht me Jacobin.

Për fund, mund të them se një film me djem gjysmëlakuriq gjatë gjithë filmit, vuajtjet e një të vajze të dashuruar në vampirë, dhe joshjen e saj na ujqtë e egër, nuk do shikon askush tjetër përpos vajzave të çmendura pas Robert Pattinson-it, dhe ata që kanë lexuar librin.

A do ta shikoj vazhdimin e tretë? Po, pasi dua të di se kush e ka radhën të zhveshet tani, dhe sa për kurreshtje për të parë se çka do të provoj të bëjë Bella, do të vuajë përsëri, dhe për kë.

p.s. për kolonën zanore të filmit do të shkruaj një recensim veçmas, pasi ka shumë këngë të mira, mirëpo ndër më të mirat mendoj se është kënga Slow Life e Grizzly Bear me Victoria Legrand.

Luan Morina

Read Full Post »