Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘US TV’ Category

CTfinalebobbyjules_300110517060231Më së shumti anulime duket të ketë në ABC që do të jetë shumë agresiv në sezonin e ardhshëm. Edhe pse pritej që Brothers & Sisters të rikthehej me 13 episoda ata vendosën që ta anulojnë duke vendosur në vend të saj dramën e re Pan Am. E hëna s’do të ndryshoj, Dancing with the Stars dhe më pas Castle, ndërsa të martave në ora 8 do të shfaqet një bllok i ri komedish, që në mes-sezonë do të ngjitet në dy orë gjatë mungesës së DWTS. Last Man Standing dhe Man Up do të nisin të martën ndërsa Body of Proof rikthehet me sezonin e dytë në ora 10. Të mërkurën në vend të Better with You do të shfaqet komedia e re Suburgartory, ndërsa Cougar Town do të rikthehet në ditë të re, të martave në mes-sezonë. Revenge do të mbyll të mërkurat, ndërsa të enjteve në ora 8 do të shfaqet versioni i përpunuar i klasikut të mirënjohur Charlie’s Angels. Grey’s Anatomy do të shfaqet në ora 9, ndërsa Private Practice në ora 10. E premtja do të jetë pa programe të skriptuara, vjen Extreme Makeover dhe Shark Tank, para 20/20. E shtuna ka futboll amerikan të ligës universitare, ndërsa e diela fillon me America’s Funniest Home Videos, dramën e re Once Upon a Time, Desperate Housewives, dhe dramën e re me Christina Ricci në rolin kryesor, Pan Am.

Në mes-sezonë pritet të shfaqen edhe Apartment 23, Good Christian Belles, Missing, The River, Work It, dhe Scandal nga kreatorja e Grey’s Anatomy dhe Private Practice, Shonda Rhimes, që rikthehet pas serisë së dështuar të Off the Map.

Sezoni i ardhshëm do të jetë pa seritë që u anuluan e që janë: Better With You, Brothers & Sisters, Detroit 1-8-7, Mr. Sunshine, My Generation, No Ordinary Family, Off the Map, The Whole Truth dhe V.

Më poshtë do të gjeni skemën javore në prime-time.

E hënë
8/7c Dancing with the Stars
10 pm Castle

E martë
8 pm LAST MAN STANDING
8:30 pm MAN UP
9 pm Dancing with the Stars Results Show
10 pm Body of Proof

E mërkurë
8 pm The Middle
8:30 pm SUBURGATORY
9 pm Modern Family
9:30 pm Happy Endings [kohë e re]
10 pm REVENGE

E enjte
8 pm CHARLIE’S ANGELS
9 pm Grey’s Anatomy
10 pm Private Practice

E premte
8 pm Extreme Makeover: Home Edition [kohë e re]
9 pm Shark Tank [kohë e re]
10 pm 20/20

E shtunë
8 pm Saturday Night College Football

E diel
7 pm America’s Funniest Home Videos
8 pm ONCE UPON A TIME
9 pm Desperate Housewives
10 pm PAN AM

*Me shkronja të mëdha janë programet e reja.

Advertisements

Read Full Post »

TerraNova_House_300110516081054Skema e re programore e Fox sjell stabilitet. Në fakt mund edhe të mos quhet e re sepse ka fare pak ndryshime. Të hënave House lëviz nga ora 8 në ora 9, për t’i lënë vend dramës epike me dinozaur të Steven Spielberg, Terra Nova. Në mesin e shumë programeve që u anuluan për sezonin e ardhshëm është edhe shou i paskriptuar America’s Most Wanted i cili nga një shou javor do të rikthehet vetëm me edicione speciale, pas 23 viteve të transmetimit. The X-Factor me Simon Cowell do të transmetoj gjatë vjeshtës në vend të American Idol i cili rikthehet me edicionin e 11 me datë 22 janar 2012 pas finales të NFC në futboll amerikan. Dikur në mes-sezonë do të shfaqet edhe drama Touch që është bashkëpunim i Kiefer Sutherland (24orë) dhe Tim Kring (krijues i Heroes). Të dielave do të shtohen edhe dy animacione Allen Gregory, në vjeshtë, dhe Napoleoon Dynamite, në pranverë. Ndërsa Seth MacFarlaine, kreatori i Family Guy dhe The Cleveland Show, paralajmëroi se që nga viti 2013 do të filloj së shfaquri versioni modern i Flinstones. Bones do të ketë spin-off serinë Finder me Michael Clark Duncan dhe Saffron Burrows që do të shfaqet diku në mes-sezonë, ndërsa pas Terra Nova, në pranverë, House do të rikthehet në orarin e zakonshëm, të hënave në ora 8, për t’i lënë vend serisë së re Alcatraz. Në Fox vijnë edhe dy komedi të reja sezonin e ardhshëm, New Girl dhe I Hate My Teenage Daughter.

Sezoni i ardhshëm do të jetë pa seritë që u anuluan e që janë: Human Target, Lie To Me, Traffic Light, The Chicago Code, The Good Guys, Breaking In dhe Running Wilde.

Më poshtë do të gjeni skemën javore në prime-time.

E hënë

8/7c TERRA NOVA

9 pm House

E martë

8 pm Glee

9 pm NEW GIRL

9:30 pm Raising Hope

E merkurë

8-9:30 pm THE X FACTOR

9:30 pm I HATE MY TEENAGE DAUGHTER

E enjte

8 pm THE X FACTOR (Rezultatet)

9 pm Bones

E premte

8 pm Kitchen Nightmares

9 pm Fringe

E shtunë

8 pm Cops

9 pm Repriza/America’s Most Wanted (Speciale)

E diel

7:30 pm The Cleveland Show

8 pm The Simpsons

8:30 pm ALLEN GREGORY

9 pm Family Guy

9:30 pm American Dad

Mes-sezona

E hënë

8/7c House

9 pm ALCATRAZ

E martë

8 pm Glee

9 pm NEW GIRL

9:30 pm Raising Hope

E merkurë

8-9:30 pm American Idol

9:30 pm I HATE MY TEENAGE DAUGHTER

E enjte

8 pm American Idol (Rezultatet)

9 pm FINDER/Bones (kthehet në pranverë)

E premte

8 pm Kitchen Nightmares

9 pm Fringe

E shtunë

8 pm Cops

9 pm Encores/America’s Most Wanted (Speciale)

E diel

7:30 pm The Cleveland Show

8 pm The Simpsons

8:30 pm NAPOLEON DYNAMITE

9 pm Family Guy

9:30 pm Bob’s Burgers

*Me shkronja të mëdha janë programet e reja.

Read Full Post »

30 Rock - Tina FeyNBC ishte televizioni i parë kombëtar amerikan që bëri paraqitjen e skemës së re programore për sezonin e ardhshëm. NBC po ka shumë probleme ti kthehet suksesit të dekadës së kaluar duke ndjerë mungesë e shouve të mëdhenj. Do të jenë gjithsej 13 seriale të reja që do të debutojnë gjatë sezonit të ardhshëm, prej të cilave 6 do të nisin aventurën në vjeshtë, 3 drama dhe 3 komedi.

Megjithatë do të jetë një ri-shpërndarje pothuajse krejt e re në sezonin e ri duke ndryshuar 5 mbrëmje televizive. E vetmja që mbetet e pandryshuar do të jetë e marta me shoun e paskriptuar The Biggest Loser dhe më pas serialin Parenthood që do të kthehet për sezonin e tij të tretë. Seriali Chuck që i shpëtoi anulimit do të rikthehet për një sezone më të shkurtër, 13 episodëshe të premtave. Ndërsa komedia e shumë lavdëruar 30 Rock pritet të kthehet në mes-sezon për shkak të shtatzënisë së yllit të serialit, Tina Fey.

Nga seritë e reja që do të vijnë në NBC do të jetë edhe Prime Suspect, serial që së pari debutoi në Mbretërinë e Bashkuar, e që do të shfaqet të enjteve në ora 10, me temë të koncentruar në zgjedhjen e krimeve të ndryshme. Drama tjetër do të jetë The Playboy Club që do të shfaqet të hënave në ora 10, ndërsa storia është realizuar në vitet e ‘60ta në Hollywood. Dhe drama e tretë e re që vjen në vjeshtë do të jetë Grimm, që nuk pritet të jetë një sukses i veçantë sipas promove të para dhe bazuar në temë, një super-hero do t’i ruaj njerëzit në kohët moderne nga përbindëshit e storieve të vëllezërve Grimm.

Up All Night me (Will Arnett dhe Christina Applegate) dhe Free Agents (Hank Azaria) do të nisin orën e komedisë të mërkurën, ndërsa komedia e fundit që do të filloj në sezonin vjeshtor do të jetë Whitney, një komedi me audiencë të gjallë që tenton të përsëris suksesin të cilin e kanë komeditë e CBS me një audiencë të tillë.

Në pjesën e dytë të sezonit, mes-sezonë , do të rikthehen 30 Rock, edicioni i ri i Celebrity Apprentice me Donald Trump që zgjodhi Apprentice para zgjedhjeve për president, dhe i vetmi hit shou i NBC në vitet e fundit, dhe debutuesi më i mirë këtë sezone, The Voice, e gjithashtu nga seritë e reja aty do të jenë tri komeditë Are You There, Vodka? It’s Me, Chelsea, Bent, dhe Best Friends Forever, dhe gjithashtu dramat e reja Awake, Smash, dhe The Firm.

Sezoni i ardhshëm do të jetë pa seritë që u anuluan e që janë: The Cape, Chase, The Event, Law & Order: Los Angeles, Outsourced dhe Perfect Couples.

Më poshtë do të gjeni skemën javore në prime-time.

E hënë

8/7c The Sing-Off

10 pm THE PLAYBOY CLUB

E martë

8 pm The Biggest Loser

10 pm Parenthood

E merkurë

8 pm UP ALL NIGHT

8:30 pm FREE AGENTS

9 pm Harry’s Law [kohë e re]

10 pm Law & Order: Special Victims Unit

E enjte

8 pm Community

8:30 pm Parks and Recreation [kohë e re]

9 pm The Office

9:30 pm WHITNEY

10 pm PRIME SUSPECT

E premte

8 pm Chuck [kohë e re]

9 pm GRIMM

10 pm Dateline NBC

E shtunë

Repriza, programe të parregullta

E diel

7 pm Football Night in America

8:15 pm NBC Sunday Night Football

*Me shkronja të mëdha janë programet e reja.

Read Full Post »

Filmi mbi krijuesin e Facebookut fitoi shpërblimet kryesore në kategorinë e filmave mbrëmë në shpërndarjen e Globeve të Arta. The Social Network u shpall filmi më i mirë, regjisori dhe skenari më i mirë. Kolin Fërth për rolin e tij të mbretit anglez fitoi shpërblimin si aktori më i mirë në filma të zhanrit dramë, ndërsa Natali Portman i takoi ky nder tek kategoria e aktorës më të mirë. Filmi më i mirë në kategorinë muzikal/komedi u shpall The Kids Are All Right ndërsa si filmi më i mirë i animuar u shpërblye Toy Story 3.

Në kategorinë e televizionit Boardwalk Empire fitoi shpërblimin si drama më e mirë, ndërsa Glee përsëri u shpall komedia/muzikali më i mirë. Në kategorinë e aktorit kryesor për dramë triumfoi Stiv Busçemi ndërsa për femrat Kejti Sagal. Xhim Parsons dhe Lora Llajni ishin më të mirët në komedi.

Al Paçino fitoi shpërblimin si aktori më i mirë në miniserial/Film për TV, ndërsa aktorja më e mirë ishte Kller Dejns për rolin e saj në filmin Temple Gardin.

Shpërblim i veçantë për vepër jetësore i takoi legjendës së filmit, aktorit Robert De Niro. Shou u karakterizua me disa shaka të shkëlqyera nga moderatori Ricky Gervais.

Globet e Arta janë shpërblime që jepen nga Shoqata e Gazetarëve të Huaj të Hollivudit për punë në film, televizion, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Telekomanda

TELEVIZION
Serial Dramë: Boardwalk Empire

Serial Komedi/Muzikal: Glee

Miniserial ose TV Film: Carlos

Aktori kryesor — Drama: Steve Buscemi, Boardwalk Empire

Aktorja kryesore — Drama: Katey Sagal, Sons of Anarchy

Aktori kryesor — Komedi/Muzikal: Jim Parsons, The Big Bang Theory

Aktorja kryesore — Komedi/Muzikal: Laura Linney, The Big C

Aktori kryesor — Miniserial ose TV Film: Al Pacino, You Don’t Know Jack

Aktorja kryesore — Miniserial ose TV Film: Claire Danes, Temple Grandin

Aktori dytësor — TV Serial, Miniserial ose TV Film: Chris Colfer, Glee

Aktorja dytësore — TV Serial, Miniserial ose TV Film: Jane Lynch, Glee

FILM
Drama: The Social Network

Komedi/Muzikal: The Kids Are All Right

Regjisor: David Fincher, The Social Network

Aktori kryesor — Drama: Colin Firth, The King’s Speech

Aktorja kryesore — Drama: Natalie Portman, Black Swan

Aktori kryesor — Komedi/Muzikal: Paul Giamatti, Barney’s Version

Aktorja kryesore — Komedi/Muzikal: Annette Bening, The Kids Are All Right

Aktori dytësor: Christian Bale, The Fighter

Aktorja dytësore: Melissa Leo, The Fighter

Skenari: Aaron Sorkin, The Social Network

Muzika origjinale: Trent Reznor dhe Atticus Ross, The Social Network

Kënga origjinale: “You Haven’t Seen the Last of Me,” Burlesque

Filmi i animuar: Toy Story 3

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj: In a Better World, Danimarkë

Read Full Post »

Sonte në Top Channel, në ora 9:30 do të transmetohet episodi i parë i sezonit të gjashtë, që njëherit është i fundit për serialin amerikan Lost. Seriali është transmetuar gjatë gjashtë viteve të kaluara në Top Channel, ndërsa episodi i fundit është transmetuar majin e këtij viti në kanalin amerikan ABC. Gjatë viteve Lost ka bërë bujë në mbarë botën për shkak të tematikës të tij të mistershme. Shumë përgjigje të cilat i kemi pritur që pesë sezone do të jepen gjatë sezonit të fundit, por jo të gjitha. Seriali do të transmetohet dy-tre muajt e ardhshëm të martave dhe të mërkurave në ora 9:35 në mbrëmje në Top Channel.

Read Full Post »

Mad Men fitoi shpërblimin për dramën më të mirë në televizionet amerikane për sezonin e kaluar. Komedia më e mirë u shpall Modern Family, e cila sezonën e kaluar debutoi në televizionin ABC. Modern Family i dha fund dominimit të komedisë 30 Rock që kishte fituar tri vite radhazi këtë shpërblim. Në anën tjetër për Mad Men ishte shpërblimi i tretë radhazi për dramën më të mirë.

Për herë të tretë fitoi edhe Bryan Cranston për rolin e tij në dramën Breaking Bad. Ai la pas vete aktorë si Michael C. Hall, Jon Hamm, e Matthew Fox. Tek femrat për rolin kryesor në dramë triumfoi Kyra Sedgwick nga seriali The Closer.

Për rolet kryesore në komedi këtë vit për herë të parë me Emmy u shpërblye Jim Parsons (The Big Bang Theory), dhe Edie Falco (Nurse Jackie).

Në rolet dytësore më të mirët ishin Andre Paul (Breaking Bad) dhe Archie Panjabi (The Good Wife) për dramë, dhe Eric Stonestreet (Modern Family) dhe Jane Lynch (Glee) për komedi.

The Pacific fitoi shpërblimin për mini serinë më të mirë në televizion, ndërsa në kategorinë e filmit dominoi filmi Temple Gardin që fitoi shumicën e shpërblimeve si filmi më i mirë për TV, aktorja më e mirë (Claire Danes), si dhe për të dy rolet më të mira dytësore (David Strathairn dhe Julia Ormond).

Read Full Post »

Për shkak të disa probleme me server dhe pamundësisë për të botuar pjesën e katërt dhe të pestë të nominimeve për Emmy, kam vendosur të bëj një përmbledhje të shkurtër për kategoritë më kryesore.

Për aktorinë më të mirë në dramë kandidatë kryesor si gjthnjë janë Jon Hamm dhe  Michael C. Hall për rolet e tyre kontraverze në Mad Men dhe Dexter. Sezonë të suksesshme ka pasur edhe Bryan Cranston me Breaking Bad, ndërsa Matthew Fox ka qenë protagonisti kryesor i sezonit dhe siç doli të jetë edhe i tërë serisë Lost. Prandaj besoj se ai ka gjasat më të mëdha për të fituar, edhe pse asnjëri nga të lartëpërmendurit nuk ka gjasa më të vogla se ai.

Aktori më i mirë në dramë

* Kyle Chandler në rolin Eric Taylor në Friday Night Lights për episodin “East of Dillon” (The 101 Network/NBC)

* Bryan Cranston në rolin Walter White në Breaking Bad për episodin “Full Measure” (AMC)

* Matthew Fox në rolin Jack Shephard në Lost për episodin “The End” (ABC)

* Michael C. Hall në rolin Dexter Morgan në Dexter për episodin “The Getaway” (Showtime)

* Jon Hamm në rolin Don Draper në Mad Men për episodin “The Gypsy and the Hobo” (AMC)

* Hugh Laurie në rolin Dr. Gregory House në House për episodin “Broken” (Fox)

Aktorja më e mirë në rolin dytësor në komedi padyshim se ishte Jane Lynch për rolin e saj në serialin Glee. Rol të ngjashëm ka pasur edhe tek Two and a Half Men, mirëpo ka pasur më pak hapësirë aty. Këtë vit ajo shkëlqeu dhe është favoritja kryesore për titull. Holland Taylor, ka pasur një episod mjaft të suksesshme tek Two and a Half Men. Mirëpo nuk besoj se do ta kaloj Lynch-in. Edhe Julie Bowen ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme në episodin My Funky Valentine, sidomos ajo skena kur manteli mbetet i ngujuar për ashensor. Ka qenë vërtetë komike.

Aktorja më e mirë dytësore në komedi

* Julie Bowen në rolin Claire Dunphy në Modern Family për episodin “My Funky Valentine” (ABC)

* Jane Krakowski në rolin Jenna Maroney në 30 Rock për episodin “Black Light Attack” (NBC)

* Jane Lynch në rolin Sue Sylvester në Glee për episodin “The Power of Madonna” (FOX)

* Holland Taylor në rolin Evelyn Harper në Two and a Half Men për episodin “Give Me Your Thumb” (CBS)

* Sofía Vergara në rolin Gloria Delgado-Pritchett në Modern Family për episodin “Not In My House” (ABC)

* Kristen Wiig në rolin various characters në Saturday Night Live për episodin “Host: James Franco” (NBC)

Edie Falco besoj se do të mposht konkurrencën për rolin e saj në Nurse Jackie. Toni Collette ka fituar viteve të fundit, e edhe Tina Fey. Megjithatë Fey është në mes e favoriteve për mendimin tim. Lea Michele është autsajdere në këtë konkurrencë dhe nuk besoj se ka ndonjë shansë të fitoj. Pa shumë shansa janë edhe Julia Louis-Dreyfus dhe Amy Poehler.

Aktorja më e mirë në komedi

* Toni Collette në rolin Tara Gregson në United States of Tara për episodin “Tornado” (Showtime)

* Edie Falco në rolin Jackie Peyton në Nurse Jackie për episodin “Pilot” (Showtime)

* Tina Fey në rolin Liz Lemon në 30 Rock për episodin “Dealbreakers Talk Show #0001” (NBC)

* Julia Louis-Dreyfus në rolin Christine Campbell në The New Adventures of Old Christine për episodin “I Love What You Do for Me” (CBS)

* Lea Michele në rolin Rachel Berry në Glee për episodin “Sectionals” (FOX)

* Amy Poehler në rolin Leslie Knope në Parks And Recreation për episodin “Telethon” (NBC)

Mos harroni sonte në ora 02:00 pas mesnate ceremonia e ndarjes së Shpërblimeve Emmy transmetohet në RTK, Klan TV, E2 Turqi dhe shumë kanale tjera ndërkombëtare.

Read Full Post »

Older Posts »