Është hera e dytë që Bruno Mars renditet në krye të këngëve më të dëgjuara në SHBA. Kënga e tij “Just The Way You Are”, është kënga e tij e dytë që është më e dëgjuara pas “Nothin’ On You” që ishte bashkëpunim me B.o.B. Kënga është ngjitur në pozitën e parë nga pozita e tretë që ishte javën e kaluar, ndërsa “Teenage Dream” e Katy Perry, më e dëgjuara javën e kaluar tani renditet në pozitën e katërt. Në pozitën e dytë vazhdon të qëndrojë dueti Eminem & Rihanna, ndërsa kjo e fundit ka shënuar një ngritje gjigante, nga pozita e 75 në atë 3, me këngën e saj të fundit “Only Girl (In The World)”.
Në listën e albumeve më të shituara në SHBA gjatë javës së kaluar në Top 5, kemi katër risi. I vetmi album që ka qëndruar, tani më për 13 javë, është ‘Recovery’ i Eminemit. Më i shituri javën e kaluar ka qenë albumi ‘A Thousand Suns’ i Linkin Park, që shiti më shumë se Trey Songz dhe albumi i tyre ‘Passion. Pain & Pleasure’.
Bruno Mars ‘Just The Way You Are’
Dhjetë këngët më të dëgjuara në SHBA gjatë javës së kaluar:
1. (3) Bruno Mars: ‘Just The Way You Are’
2. (2) Eminem ft. Rihanna: ‘Love The Way You Lie’
3. (75) Rihanna: ‘Only Girl (In The World)’
4. (1) Katy Perry: ‘Teenage Dream’
5. (6) Usher ft. Pitbull: ‘DJ Got Us Fallin’ In Love’
6. (4) Taio Cruz: ‘Dynamite’
7. (5) Enrigue Iglesias ft. Pitbull: ‘I Like It’
8. (7) Nelly: ‘Just A Dream’
9. (9) Flo Rida ft. David Guetta: ‘Club Can’t Handle Me’
10. (16) Far*East Movement Ft. Cataracs & Dev: ‘Like A G6’
* në kllapa është pozita që kanë pasur këngët një javë më parë, me (-) janë këngët debutante.
Pesë albumet më të shitura në SHBA gjatë javës së kaluar:
1. (-) Linkin Park: ‘A Thousand Suns’
2. (-) Trey Songz: ‘Passion. Pain & Pleasure’
3. (3) Eminem: ‘Recovery’
4. (-) Jamey Johnson: ‘The Guitar Song’
5. (-) Robert Plant: ‘Band Of Joy’
* në kllapa është pozita që kanë albumet një javë më parë, me (-) janë albumet debutante.
Lini një koment