Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Manchester Utd. – Liverpool’

RTV21, transmeton emisionin argëtues, Një kafe me Labin, në ora 09:00, dhe më pas emisionin gastronom, Diçka po zihet në ora 11:00 (repriza në ora 19:05). Gjatë mbrëmjes RTV21, shfaq episodet e reja të serialeve The Handler (20:00), dhe Cimerat (21:00), ndërsa në ora 22:30, transmetohet emisioni sportiv 2 me 1.

Në RTK, pas mesditës mund të ndiqni reprizat e episodeve të Kafeneja Jonë (12:15), dhe Familja Moderne (13:00). Në mbrëmje, RTK, shfaq episodin e ri të Familjes Moderne, dhe më pas rifillon reality-show, Lidhja mes nesh, me Teuta Krasniqin. Mysafir sonte do të jetë kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Më pas në program është emisioni sportiv AS (23:00)

KTV, shfaq reprizat e Përrallë me tupan (10:00) dhe Talenti X (12:35). Sporti Total shfaqet në ora 23:15.

Klan TV, sot shfaq këto emisione. Reprizohet Gjeniu i vogël, duke filluar në ora 09:45. Më pas fillon E diela shqiptare, në ora 13:30, deri në ora 20:10, kur shfaqet episodi i ri i DanceLife. Në ora 20:50, fillon emisioni Histori me Zhurmues, ndërsa pas lajmeve, vjen emisioni Blue (23:40).

Top Channel fillon ditën me Pinguinët e Madagaskarit, episodin e 25 në ora 09:25. Më pas në ora 10:25 fansat e Big Brother 3, do të kenë kohën e tyre në Fans’ Club BB3. Në ora 14:00 fillon emisioni E diell. Pas lajmeve shfaqet emisioni Exclusive që temë sonte ka minierën e Trepçës. Më pas në program është Portokalli që fillon në ora 20:45. Në ora 23:40, shfaqet episodi i 110 i serialit West Wing.

Vizion Plus sot ka këtë skemë programore. Pas ritransmetimit të shout Zonë e lirë (13:20), në ora 17:20, shfaqet forumi i Dancing with the Stars. Chic Plus fillon në ora 18:15, ndërsa episodi i ri i Përroit të Dousonit, shfaqet pas lajmeve (19:25). Më pas është koha për komedi, me Bypass Show (20:10), dhe Apartamenti 2XL (21:00).

Sport në TV

RTK sot transmeton derbin e futbollit anglez, Manchester Utd. – Liverpool, në ora 14:30. Më pas në ora 17:00, transmetohet ndeshja Blackburn – Chelsea. KTV transmeton ndeshjen Milan-Napoli në ora 15:00, ndërsa nga liga spanjolle transmeton ndeshjen Zaragoza – Barcelona që fillon në ora 21:00.

Fluturimet me ski, konkurrenca ekipore fillojnë në ora 09:00, stërvitjet, ndërsa garat në ora 10:00. Për të dhëna tjera mund të downloadoni skemën programore të kanaleve sportive këtu.

Dokumentar në TV

Vërtetë sot kemi hyrë në stinën e pranverës, por nuk duhet harruar dimrin i cili tashmë na pret në dhjetor. Shkenca e dimrit, dokumentari që transmetohet në ora 21:00, tregon disa nga aktivitetet që ndodhin në dimër, dhe arsyet pse ndodhin, duke filluar nga ajo se çfarë e bën akullin të rrëshqitshëm, dhe reagimin e trurit ndaj të ftohtit. Ata që e dojnë dimrin sigurisht do ta shikojnë këtë dokumentar.

Film në TV

Në mesnatë KTV, shfaq filmin “Urban Legend (Legjenda Urbane)”. Filmi i zhanrit horrorr-triller, është regji e Jamie Blanks, ndërsa tregon për disa vrasje që janë të lidhura në mes veti, dhe vitima e radhës është ajo. Në rolet kryesore luajnë Jared Leto, Alicia Witt, e Tara Reid.

Në Film Hits, në ora 21:00, premierë shfaqet filmi italian, “Good Luck Chuk (Fatsjellësi Çak). Fiilmi tregon storien për një dentist i cili ju sjell fat të dashurave të tij, të cilat pasi flejnë me të, gjejnë fatin e jetës dhe martohen. Është një situatë dëfryese për Çakun, përderisa ai takon vajzën e ëndrrave të tij. Në rolet kryesore luajnë Dane Cook, Jessica Alba, dhe Dan Fogler. Kujdes filmi ka rejting 15+, në disa vende edhe 18 e R, pra është vetëm për të rritur.

Advertisements

Read Full Post »