Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Film Hits’

Sa i përket të hënës në televizion ishte deri diku e plotësuar. Në ora 20:20 ishte Kafeneja Jonë, mjaf interesante edhe mbrëmë. Për shumë ky serial do të mbetet emisioni më i shikuar në TV kombëtare. Stafi i Kafeneja Jonë po bën një punë të shkëlqyeshme dhe ju lumtë. Në ora 21:00, nuk kishte diçka të rëndësishme, ndërsa në ora 22:00, në program ishte edhe Subvencion edhe One Tree Hill. Episodi i mbrëmshëm i One Tree Hill ishte mjaft interesant. Gjithashtu termini i shkëlqyer, ora 22:00, është një përparësi për këtë serial, dhe mund të ketë jetë të gjatë në KTV.

Është kthyer në ekran edhe Bursa e Kosovës. Temë e mbrëmshme ka qenë shitja e PTK-së nëse nuk gabohem. Bursa e Kosovës është vërtetë një emision shumë i mirë por, ka një disavantazh pasi që transmetohet në një termin të dominuar nga Kafeneja Jonë. Sidoqoftë repriza e këtij emisioni do të ketë vend gjithmonë në skemën time televizive.

Pra, unë mbrëmë kam shikuar, Kafeneja Jonë dhe One Tree Hill. Ishte shumë më mirë se çfarë mund të shohim sonte.

Çfarë keni shikuar ju? Çfarë ju ka pëlqyer e çfarë jo? Shfrytëzoni mundësinë që të shprehni mendimin tuaj në TV Kolumnen Ditore, duke na shkruar në njërin nga e-mail adresat tona: telekomanda@gmail.com, luan.morina@telekomanda.com

Këtë javë pushojnë garat ekipore ndërkombëtare në futboll. Sidoqoftë ato kombëtaret vazhdojnë të jenë aktive. Në KTV sonte transmetohet ndeshja Real Madrid – Espanjol, dhe një alternativë e mirë televizive për të gjithë simpatizantët e futbollit. Në ora 20:00, shfaqet Pulsi që si temë sonte ka sigurimet shëndetësore, ndërsa më pas është Anima. RTK në ora 21:00, shfaq një Speciale për fëmijët kosovarë në Slloveni, ndërsa TV21, vazhdon me serialet e saj të zakonshme.

Në kanalet shqiptare do të kemi seriale, CSI: NY në Klan TV, ndërsa Kujdesu për mua dhe Skuadra Antimafia në Top Channel.

Në Film Hits, në ora 21:00, premierë jepet filmi Hulku i pamposhtur (The Incredible Hulk) me aktorin Edward Norton në rolin kryesor, dhe Liv Tyler, Tim Roth, dhe William Hurt në rolet tjera.

Në SuperSport mund të ndiqni disa ndeshje futbolli mjaft interesante si: Totenhem – Arsenal (20:45), Bilbao – Majorka (20:00), dhe Hofenhajm – Bajern (20:00).

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

Skema programore

E martë – 14 shtator 2010

RTK

08:10 Programi për Ligën e Kampionve

09:00 Speciale: Fëmijët kosovarë në Slloveni

KTV

08:00 Pulsi

08:30 Anima

09:00 Joshje Magjike

10:00 Futboll: Real Madrid – Espanyol

RTV21

08:00 Gymysh

09:20 Sy me sy

——————–

TV Klan

08:10 Kutia

09:00 CSI: NY

10:00 Opinion

Top Channel

08:05 Fiks Fare

08:40 Kujdesu për mua

09:30 Skuadra Antimafia

Alsat

08:00 Lajmet

08:30 Studio e hapur

Vizion Plus

Nuk ka skemë

Advertisements

Read Full Post »

RTV21, transmeton emisionin argëtues, Një kafe me Labin, në ora 09:00, dhe më pas emisionin gastronom, Diçka po zihet në ora 11:00 (repriza në ora 19:05). Gjatë mbrëmjes RTV21, shfaq episodet e reja të serialeve The Handler (20:00), dhe Cimerat (21:00), ndërsa në ora 22:30, transmetohet emisioni sportiv 2 me 1.

Në RTK, pas mesditës mund të ndiqni reprizat e episodeve të Kafeneja Jonë (12:15), dhe Familja Moderne (13:00). Në mbrëmje, RTK, shfaq episodin e ri të Familjes Moderne, dhe më pas rifillon reality-show, Lidhja mes nesh, me Teuta Krasniqin. Mysafir sonte do të jetë kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Më pas në program është emisioni sportiv AS (23:00)

KTV, shfaq reprizat e Përrallë me tupan (10:00) dhe Talenti X (12:35). Sporti Total shfaqet në ora 23:15.

Klan TV, sot shfaq këto emisione. Reprizohet Gjeniu i vogël, duke filluar në ora 09:45. Më pas fillon E diela shqiptare, në ora 13:30, deri në ora 20:10, kur shfaqet episodi i ri i DanceLife. Në ora 20:50, fillon emisioni Histori me Zhurmues, ndërsa pas lajmeve, vjen emisioni Blue (23:40).

Top Channel fillon ditën me Pinguinët e Madagaskarit, episodin e 25 në ora 09:25. Më pas në ora 10:25 fansat e Big Brother 3, do të kenë kohën e tyre në Fans’ Club BB3. Në ora 14:00 fillon emisioni E diell. Pas lajmeve shfaqet emisioni Exclusive që temë sonte ka minierën e Trepçës. Më pas në program është Portokalli që fillon në ora 20:45. Në ora 23:40, shfaqet episodi i 110 i serialit West Wing.

Vizion Plus sot ka këtë skemë programore. Pas ritransmetimit të shout Zonë e lirë (13:20), në ora 17:20, shfaqet forumi i Dancing with the Stars. Chic Plus fillon në ora 18:15, ndërsa episodi i ri i Përroit të Dousonit, shfaqet pas lajmeve (19:25). Më pas është koha për komedi, me Bypass Show (20:10), dhe Apartamenti 2XL (21:00).

Sport në TV

RTK sot transmeton derbin e futbollit anglez, Manchester Utd. – Liverpool, në ora 14:30. Më pas në ora 17:00, transmetohet ndeshja Blackburn – Chelsea. KTV transmeton ndeshjen Milan-Napoli në ora 15:00, ndërsa nga liga spanjolle transmeton ndeshjen Zaragoza – Barcelona që fillon në ora 21:00.

Fluturimet me ski, konkurrenca ekipore fillojnë në ora 09:00, stërvitjet, ndërsa garat në ora 10:00. Për të dhëna tjera mund të downloadoni skemën programore të kanaleve sportive këtu.

Dokumentar në TV

Vërtetë sot kemi hyrë në stinën e pranverës, por nuk duhet harruar dimrin i cili tashmë na pret në dhjetor. Shkenca e dimrit, dokumentari që transmetohet në ora 21:00, tregon disa nga aktivitetet që ndodhin në dimër, dhe arsyet pse ndodhin, duke filluar nga ajo se çfarë e bën akullin të rrëshqitshëm, dhe reagimin e trurit ndaj të ftohtit. Ata që e dojnë dimrin sigurisht do ta shikojnë këtë dokumentar.

Film në TV

Në mesnatë KTV, shfaq filmin “Urban Legend (Legjenda Urbane)”. Filmi i zhanrit horrorr-triller, është regji e Jamie Blanks, ndërsa tregon për disa vrasje që janë të lidhura në mes veti, dhe vitima e radhës është ajo. Në rolet kryesore luajnë Jared Leto, Alicia Witt, e Tara Reid.

Në Film Hits, në ora 21:00, premierë shfaqet filmi italian, “Good Luck Chuk (Fatsjellësi Çak). Fiilmi tregon storien për një dentist i cili ju sjell fat të dashurave të tij, të cilat pasi flejnë me të, gjejnë fatin e jetës dhe martohen. Është një situatë dëfryese për Çakun, përderisa ai takon vajzën e ëndrrave të tij. Në rolet kryesore luajnë Dane Cook, Jessica Alba, dhe Dan Fogler. Kujdes filmi ka rejting 15+, në disa vende edhe 18 e R, pra është vetëm për të rritur.

Read Full Post »

KTV sonte nga ora 20:00, transmeton Rubikonin me Adriatik Kelmendin. Sonte mysafir është Xhavit Haliti i cili do të vazhdoj rrëfimin për UÇK-në në ciklin “Rishikimi i historisë”. Më vonë nga ora 22:00, në program është seriali SpitaliKS.

RTK shfaq emisionin Jeta në Kosovë me fillim nga ora

Klan TV, nga ora 20:05, shfaq emisioninn Kutia e fundit, ndërsa nga ora 21:00, transmetohet emisioni Opinion me Blendi Fevziun.

RTV21, transmeton episodet e reja të serialeve të përditshme, kurse në Top Channel, nga ora 21:00 transmetohet emisioni Top Story me Sokol Ballën.

Film në TV

Në Film Hits, nga ora 21:00 mund të shihni filmin “Elizabeta: Epoka e Artë”. Film historik për mbretëreshën Elizabet, dhe udhëheqjen e saj me popullin anglez. Në rolet kryesore luajn Cate Blanchett, Geoffrey Rush, dhe Clive Owen. Film shfaqet premierë në Digitalb.

Sport në TV

Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve fillojnë në ora 17:00. Në EuroSport2 mund të ndiqni Gabonin me Zambian, ndërsa në EuroSport , transmetohet ndeshja Kameruni – Tunizia.  Në Al Jazeera Sport+2, mund të shihni dy ndeshje nga Kupa e Spanjës. Nga ora 20:00, Racing-Osasuna, dhe nga ora 22:00, Atletico-Celta.

Nga ora 02:00, pas mesnate në Digi Sport Rumani, dhe Sport 1 Çeki/Sllovaki, mund të shihni ndeshjen nga liga NBA, Klivlend Kavaliers – Los Anxheles Lejkers. Xhejms dhe O’Nill në njërën anë kundër Brajant e Gasoll në anën tjetër.

Read Full Post »

Repriza e SpitaliKS, shfaqet në ora 18:00, ndërsa nga ora 20:00, dhe 22:00, Kohavision transmeton dy ndeshje të ligës spanjolle në futboll. Nga ora 20:00 ndeshen Athletic Bilbao dhe Real Madrid, ndërsa nga ora 22:00, Barcelona dhe Sevilla.

RTK, nga ora 13:45, transmeton ndeshjen Stoke City – Liverpool, ndërsa nga ora 16:00, skuadra e Lorik Canës, Sunderland ndeshet me Chelsean në Stamford Bridge. Emisioni “Pa rrotlla”, në progam është nga ora 21:00.

RTV21, nga ora 20:00, transmeton reality-show Shpija. Më herët nga ora 16:00, mund të shihni emisionin Rendez Vous.

Top Channel, nga ora 17:40, në emisionin Exclusive flet për vërshimet e lumit Drin në Shqipërinë veriore. Edhe titulli i këtij episodi është “Mbretëria e Drinit”. Më vonë nga ora 18:35, shfaqet Extreme, ndërsa nga ora 20:05, në emisionin Rrugëtim, tregohet storia e fshatit Hormova, i cili përgjatë historisë është djegur tre herë.

Në Alsat, sotnte mund të ndiqni emisionet kulturore, “Të pathënat e yjeve”, ora 19:30, dhe “Shpirtra të lirë”, ora 20:30. Nga ora 22:30 shfaqet emisioni sportiv, Skaner Kampionat.

Vizion Plus, nga ora 20:00 emiton përmbledhje të emisionit “Mos e beso po deshe”, ndërsa nga ora 21:00, shfaqet emisioni “Mos u nxe”.

Klan TV, sonte transmeton natën e dytë të edicionit të tretë të Gjeniut të vogël. Shfaqja fillon në ora 20:30. Më pas nga ora 23:40, shfaqet episodi i 13 i serialit Matrioshki.

Film TV

Në Film Hits, sonte nga ora 21:00, shfaqet fimi “Atonement”. Një dramë romantike e bazuar në romanin me të njëjtin emër të shkrimtarit Ian McEwan.  Briony Tallis, ndryshon jetën e disa njerëzve, kur ajo akuzon të dashurinë e motrës së saj për një krim të cilin ai nuk e kishte bërë. Filmi ka fituar Oskar për arritjen më të mirë në muzikë, dhe ka qenë i nominuar për 6 kategori tjera, përfshirë filmin më të mirë. Një storie me mjaft mistere që ja vlen ta shihni. Sonte në Film nga ora 21:00.

Në RTK, nga ora 01:30 pas mesnate mund të shihni filmin Forrest Gump. Portretizohet storia e një njeriu jo shumë inteligjent por me mjaft ngjarje interesante dhe përvojë gjatë jetës së tij. Film i regjisorit, Robert Zemeckis, me Tom Hanks në rolin e Forrestit, dhe Robin Wright Penn, dhe Gary Sinise në rolet tjera. Fimi ka fituar 6 oskar, dhe 32 shpërblime tjera kinematografike.

Në Tring Super, nga ora 21:00, do të shihni filmin “Në kufi të Parajsës” të njohur edhe si “Në anën tjetër”, i regjisorit turk, Fatih Akin. Storia tregon për një turk të migruar në Gjermani, i cili kthehet në Stamboll për të gjetur bijën e babait të tij me dashnoren e tij. Në rolet kryesore luajn Nurgyl Jeshilçaj, dhe Baki Davrak. Filmi ka fituar 21 shpërblime kinematografike përfshirë skenarin më të mir në Shpërblimet Europiane të Filmit dhe në festivalin e filmit në Kanë.

Dokumentar TV

Në Exp Shkencë, sonte vazhdon të shfaqen storie nga Policia Kufitar e Britanisë së madhe. Episodi i ri shfaqet në ora 21:00. Më vonë në Exp Histori, nga ora 22:00, në program është dokumentari “Revolucioni im kulturor”. Do të shihni ndodhitë që shpien deri te revolucioni kulturor në Kinë, pas presidenti Mao.

Në History Channel, nga ora 20:00, shfaqet dokumentari Tech Effect. Tregohet storia e Hiroshimës, përkatësisht efekti që pati teknologjia në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, me rastin e hedhjes së bombës atomike në këtë qytet.

Më vonë nga ora 20:45, do të rrugëtojmë në jetën 15 vjeçare të teleskopit më të njohur hapsinor Hubble.

Sport në TV

Do të kemi një fundjavë me mjaft sporte dimërore në EuroSport.

Gjithçka fillon me garën e kërcimeve me ski në Saporo, e cila transmetohet në EuroSport. Kros Kountri, do të ketë nga ora 11:00 në ESP, 10km klasik për femra nga Otepa. Pastaj në program janë garat në skijim alpik. Nga ora 12:30, transmetohet lëshimi i meshkujve nga Vengeni, ndërsa nga ora 13:45, rundi i dytë i sllallomit të madh të femrave nga Maribori.  Në fund nga ora 15:00, është mas-starti i meshkujve në biatlon nga Ruhpoldingu. Të gjitha këto transmetohen në EuroSport.

EuroSport 2, do të transmetoj garën në luzh nga Oberhofi, për dyshe nga ora 10:45, për femra nga ora 14:45. Do të ketë edhe hokej mbi bar, ndeshja gjysmëfinale nga kampionati evropian në sallë, ora 16:15, dhe vaterpolo, Euroliga, nga ora 11:45, takohen Barcelona-Novi Sad.

Nga Kupa e Afrikës, nga ora 16:45, transmetohet ndeshja Nigeria-Benini, dhe nga ora 19:15, ndeshja Egjipti-Mozambiku. Të dyja ndeshjet transmetohen në EuroSport.

Pas mesnate, nga ora 03:00 e mëngjesit, EuroSport2, do të transmetojë garën në kërcime me ski nga Saporo.

Sot rifillon kampionati francez dhe ai gjerman, përderisa ai anglez vazhdon pas borës së madhe, ndërsa italiani dhe spanjolli tanimë kanë filluar të ngrohen. Prej ndeshjeve më interesante veçojmë ndeshjet Bilbao-Real Madrid (20:00), dhe Barcelona-Sevilla (22:00), nga kampionati spanjoll, të dyjat transmetohen në KTV, dhe SuperSport2; nga ai italian Bari pret Interin (20:45), transmeton SS1, AjS+4, dhe Sport 1 (H/S/C); nga Premier Liga veçojmë Stoke-Liverpool (13:45) dhe Chelsea-Sunderland (16:00) në RTK, Man.Utd-Burnley (16:00), Digi Sport+. Everton-Man.City (18:30), SS2, Nova Sport Cz; në Bundesligë, Leverkusen-Mainz (15:30) në Dubai Sports2, TRT3, dhe SS2, Stuttgart-Wolfsburg (18:30), Dubai Sports2, ESP2, dhe SS5; ndërsa nga Franca, Lille-PSG, ora 21:00, në TV5Monde, Kanal A, dhe SS5.

Prej sporteve amerikane në ESPN America, sonte transmetohen dy ndeshje nga liga e kolegjeve në basketboll. Nga ora 18:00 takohen Virgjinia Perëndimore me Sirakuzën, ndërsa nga ora 20:00 universiteti i Karolinës Veriore pret universitetin teknik të Gjeorgjias. Natën transmetohen ndeshjet e play-offit të Ligës Amerikane në futboll amerikan, NFL. Nga ora 22:30, transmetohet ndeshja New Oreleans – Arizona, ndërsa nga ora 02:00, transmetohet ndeshja Indianapolis-Baltimore.

Read Full Post »