Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Automen’

Prime-Time

KTV, nga ora 20:00, transmeton emisionin special të Automen që i dedikohet historisë së Formula 1. Në ora 22:00, në program është edicioni i ri i Express Day në Shqipëri. Në ora 23:45, shfaqet filmi Black Dahlia.

RTK, nga ora 21:00, transmeton drejtpërdrejtë finalen e Eurovisionit. Është kjo ngjarja e vetme dhe kryesore sonte në RTK.

RTV 21, në ora 20:10, drejtpërdrejtë transmeton Miss Universe 2010. Fituesja e kësaj ngjarje do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe këtë vit. Pas lajmeve në program është filmi Getting Personal.

Top Channel, në ora 20:35, shfaq filmin The Beach me aktorin Leonardo Di Caprio në rolin kryesor dhe në regji të Danny Boyle. Pas lajmeve në ora 23:10, shfaqet filmi Scarface, me Al Pacinon në rolin kryesor të mafiozit, Tony Montana.

Klan TV, në ora 20:15, shfaq filmin The Notebook, i cilësuar si njëri prej filmave më të mirë romantik të të gjitha kohërave, me Ryan Gossling dhe Rachel McAdams në rolet kryesore.  Pas lajmeve në program është episodi i dhjetë i Californication.

Në Vizion Plus, në ora 20:10, në program është emisioni Mos e beso po deshe, ndërsa në ora 21:00, emisioni Mos u nxe.

Gjatë ditës…

në Top Channel, në ora 13:00, mund të ndiqni drejtpërdrejtë kualifikimet për shpërblimin e madh të Turqisë në Formula 1. Në ora 16:35, në Top Channel, shfaqet episodi i ri i Smallville.

Në KTV, në ora 14:35, shfaqet dokumentari për Pompein, ndërsa në ora 17:20, emisioni për mjekësi Pulsi.

RTV21, në ora 15:10, shfaq episodin e ri të serialit Citadella, ndërsa më pas në ora 16:10, në program është Rendez-Vous.

Në ora 18:00, në RTK, shfaqet edicioni special i Telekinos, me reportazhe nga festivali i filmit në Kanë. Në ora 18:30, në program është emisioni Rinon.

Advertisements

Read Full Post »

Sonte në RTK, fillon një emision i ri. Është emisioni Protagonisti që fillon në ora 20:30. Mysafir do të jetë Fatmir Rexhepi, kandidat për kryetar të Gjilanit, i cili do të flet për prapaskenën e fushatës zgjedhore.

Më pas në ora 21:00, shfaqet filmi “Catch a Falling Star (Kape një yll nate)”. Filmi tregon storien e aktores Sydney Clarke, e cila gjatë një skene papritmas nevrikoset dhe zgjohet në një vend të humbu, nga ku merr një veturë për një qytet të vogël në New England, ku takon Joyce. Në rolet kryesore luajnë Sela Ward, Andrew Jackson, Jane Curtin etj.

Pas Blic, në ora 23:20, fillon emisioni Pa rrotlla, ku Milaim Zeka, hulumton rrënjtë dhe të vërteta e një organizate të huaj në Kosovë, dhe supozimet që lidhen me ta.

Në ora 20:10, në terminin e zakonshëm të filmave të shtuneve në RTV21, sonte shfaqet edhe një film italian. Është filmi “Senza via d’uscita – Un amore spezzato(Pa rrugëdalje – një dashuri e thyer”, një film 200 minutësh i Giorgio Serafinit, i prodhuar në vitin 2007. Në rolet kryesore luajnë Massimo Ranieri, dhe Anna Galiena.

KohaVision, në ora 13:35, shfaq episodn e 165 të Will & Grace, në ora 14:35, Ditari i Peshkatarit, ndërsa në ora 19:35, transmetohet emisioni Automen, që këtë javë sjellë një reportazh nga Geneva Motor Show.

Top Channel, në ora 20:15, vazhdon me ciklin e “Cirku i Diellit”. Sonte në program është shfaqja “Flakë e brendshme”. Më pas në program është emisioni qëndror javor i Big Brother.

Vizion Plus, në ora 19:30, shfaq episodin e ri të Përroit të Dousonit, dhe më pas përmbledhjen e emisionit ”Mos e beso po deshe”, episodi i ri i të cilit fillon në ora 21:00.

Klan TV, sonte në program ka emisionin “Gjeniu i vogël” që fillon në ora 20:15.

Sport në TV

Kohavision, në ora 17:00, transmeton ndeshjen basketbollistike, Trepça – Prishtina. Më vonë, në ora 20:00, transmetohet ndeshja Real Madrid – Gijon, ndërsa në ora 20:45, ndeshja Roma – Udinese.

RTK nga Premier Liga angleze, transmeton dy ndeshje. Në ora 13:45, transmetohet ndeshjam Aston Villa – Wolverhampton, ndërsa në ora 16:00m ndeshja e skuadrës së Lorik Canës, Sunderland kundër Birmingham.

Guidën e programeve sportive në kanalet EuroSport, EuroSport 2, DSF, dhe ESPN America, si dhe të gjitha ndeshjet futbollistike mund të downloadoni këtu.

Dokumentar në TV

Në ora 22:00, në Exp Histori, shfaqet një dokumentar që na njofton me kopshtet e mrekullueshme të Versajës, kopshte që më parë ndërtoheshin vetëm për familjet mbetërore.

Film në TV

Në mesnatë, KTV, shfaq filmin, “Wonderland(Vendi i çudirave)”, me aktorët Val Kilmer, Kate Bosworth, Carrie Fisher, Josh Lucas, e Dylan McDermott. Regjia është realizuar nga James Cox, ndërsa filmin tregon storien për një yll i filmave për të rritur, i cili dyshohet për disa vrasje, në një apartament në “Wonderland Avenue” në Los Angeles.

“True, True Lie(Gënjeshtër vërtetë e vërtetë)”, është filmi që transmetohet sonte në RTK. Filmi fillon në ora 00:15, në filmin e regjisorit Eric Styles, në rolet kryesore luajnë Jaime King, Camile Solari, e Lydia Leonard.

RTV21, në ora 22:40, shfaq filmin “Fat Man and Little Boy(Trashaluqi dhe djali i vogël)”, prodhim i vitit 1989, në regji të Roland Joffe, dhe skenar të Bruce Robinson. Filmi shtjellon temën për prodhimin dhe ndërtimin e bombave të para bërthamore në New Mexico në projektin të njohuri si Projekti Manhattan. Paul Newman në rolin kryesor i bashkohen edhe aktorë si John Cusack, Laura Dern, Natasha Richardson, e Bonnie Bedelia.

Në Film Aksion, në ora 21:00, premierë shfaqet filmi, “The Art of War II: Betrayal(Arti i luftës 2: Tradhëtia)”. Agjenti Neil Shaw (Wesley Snipes), kthehet nga pensioni të zbuloj një konspiracion që ka si qëllim të mbyt disa senatorë, dhe më pas vrasjet ti m’veshen atij. Të gjithë ata që kanë parë vazhdimin e parë, do të kënaqen edhe më shumë me vazhdimin e dytë të filmit.

Pro Sieben në ora 23:40, shfaq filmin “Five Fingers(Pesë gishtat)”. Në rolin kryesor luan aktori Laurence Fishburne, ndërsa ngjarja zhvillohen në Maroko, ku një holandez është duke shpërndarë ndihma ushqimore, kur kidnapohet nga terroristët.

Read Full Post »