Feeds:
Postime
Komente

KTV transmetoi futboll dhe më pas serialin Binbir Gece. Rubikon pa kravatë do të transmetohet sonte, e jo ashtu siç lajmërova për dje. RTV21 pati një natë “turke” me serialin Ihlamurlar Altinda dhe më pas emisionin Me shqiptarët e Turqisë. RTK pati programe aktualitetesh, ndërsa kanalet shqiptare të gjitha më në fund patën program origjinal. 100 Milionë ishte në Top Channel, ndërsa seriale në Klan TV.

Sonte do të rikthehen Opinion dhe Top Story që të debatojnë për zgjedhjet, ndërsa Vizion Plus do të transmetoj Dancing with the Stars. KTV sjell Rubikon pa kravatë, dhe më pas Binbir Gece. RTK në ora 21:00 do të transmetoj mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që debaton për Kosovën, pas episodit të 13të të Lagjja e Re që transmetohet në ora 20:15. Jeta në Kosovë është në program në ora 23:15 pas edicionit të lajmeve. RTV21 sjell serialin Ihlamurlar Altinda dhe pas lajmeve emisionin Argumenti Plus.

 

Film Autor në ora 21:30 shfaq filmin Changeling me Angelina Jolie në rolin kryesor që i solli nominim për Oskar, ndërsa në Film Hits mund të shihni filmin Youth in Revolt (Rini Rebele) me Michael Chera, Ray Liotta, ePortia Doubleday, Jean Smart dhe Zach Galifianakis në rolet kryesore. Në T Channel mund të shihni emisionin Zhou Shou.

Tring Super në ora 21:00 shfaq filmin Man of War (Njeriu i luftës) me Aksel Hennie dhe Agnes Kittelsen,, ndërsa në Tring Life në ora 21:15 shfaqet filmi Invicible (I dërguari) me Billy Zane, dhe Byron Mann në rolet kryesore.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

 

E enjte, 12 maj2011

RTK

20:20 Lagjja e re ep.13

21:00 Këshilli i Sigurimit – drejtpërdrejt

22:30 Kult

23:00 Lajme

23:15 Jeta në Kosovë

 

KTV

19:45 VIP Shpija

20:15 Rubikon

21:15 Serial: Binbir Gece

22:00 Taxi Show

 

RTV21

20:00 Serial: Nën hijen e blinajes

21:20 Zoom

22:00 Lajme

22:45 Argumenti Plus

23:45 Serial: Favoritja

 

——————–

 

TV Klan

20:05 Kutia

21:00 Opinion

23:00 Lajme

23:35 Serial: Ligj dhe Rregull: SVU

 

Top Channel

20:15 Fiks Fare

21:00 Top Story

22:30 Lajme

23:00 Top Show

 

Vizion Plus

19:40 Dokumentar

20:00 Teresa – telenovelë

21:00 Dancing with the Stars

23:00 Lajmet

23:30 Inside – Reprizë

Advertisements

?Nga kjo e enjte, Telekomanda do t’u sjell rubrikën javore me të rejat e fundit nga unaza e Klarkut, si quhet ndryshe lokacioni ku gjenden satelitët në qiell.

Këtë javë ndryshime ka patur në pakon CanalSat. Ka filluar të transmetoj një kanal i ri, TV Festival në frekuencën 1895.00MHz, pol.V SR:27500 FEC:3/4 në Astra 19.2 shkallë në lindje.

Në 45 shkallë në lindje, kanalet në frekuencën 11632.00MHz, pol.V (DVB-S2 SR:30000 FEC:3/4) kanë ndryshuar Symbol Rate që tashmë është 30000. Gjithashtu në këtë frekuencë në kuadër të pakos bullgare Vivacom kanë filluar edhe tri kanale të reja, Evrokom, Fiesta TV, dhe EKids.

Në pakon polake në Hotbird ka filluar kanali i ri muzikor, MTV Rocks i koduar në sistemin Mediaguard 3 & Nagravision 3. Transmeton në frekuencën 10892.00MHz, pol.H SR:27500 FEC:3/4 SID:4810 PID:169/312.

ZDF Kultur  ka zëvendësuar ZDF Theaterkanal në 11953.50MHz, pol.H SR:27500 FEC:3/4. Do të sjell format të ri të programacionit ndërsa transmeton në formatin 16/9.

Në Atlantic Bird 1 në 12.5 shkallë në perëndim ka filluar të transmetoj kanali Eurosport 3D. Pra do të jetë një ekspansion për kanalin sportiv mbarë evropian që në këtë format ofrohet për abonuesit e Cyfra+ dhe Sky Italia. Transmeton në 11131.00MHz, pol.V SR:11800 FEC:2/3 SID:13061 PID:3000[MPEG-4] i koduar në Mediaguard 3 & Nagravision 3 & Viaccess 4.0 & VideoGuard.

 

Më shumë informata ditore mund të gjeni në uebfaqen mike të Telekomandas, KingofSat.net që ka edhe versionin e përkthyer në gjuhën shqipe në http://sq.kingofsat.net/

US TV – Weekly Ratings May 02, 2011

CBS dhe Fox përsëri ndanë lidershipin e kanaleve më të shikuara javën e kaluar, 2-8 maj në SHBA. CBS dominoi në ekonomitë familjare dhe numrin total mesatar të shikuesve, ndërsa Fox ishte i pari në shikueshmëri tek tri grupet kryesore demografike. ABC u rendit e dyta në tri kategoritë kryesore që është hera e parë që pas finales së edicionit të kaluar të Dancing with the Stars me 15 nëntor, dhe shpërndarjes së çmimeve Oskar. NBC u rendit e katërta, ndërsa si zakonisht CW ishte në pozitën e pestë.

Gjatë kësaj jave The Amazing Race përfundoi sezonin me një audiencë prej 8.97 milionë shikuesve duke u renditur në pozitën e 26, ndërsa Brothers and Sisters mbylli sezonin me 7.18 milionë shikues, e 37ta në listën e programeve më të shikuara gjatë javës. Të dyja pritet të rikthehen sezonin e ardhshëm, përderisa flitet se Brothers & Sisters (e transmetuar në Digi Plus) do të ketë 13 episode për të përmbyllur ciklin prej 6 sezonave.

Në ngjarjet sportive, ndeshja Boston – Miami, e vlefshme për përfundimtare në NBA solli 8.20 milionë shikues në ABC të dielën, e renditur e 31ta në listën e programeve më të shikuara gjatë javës.

 

 

Më poshtë do të gjeni shifrat në kategoritë kyçe për javën e kaluar 02-08 maj 2011 në televizionet amerikane:

-Shtëpitë:
CBS: 6.2 rating/10 share, ABC: 5.8/10, Fox: 4.9/8, NBC: 3.6/6, CW: 1.1/2
-Shikues në total:
CBS: 10.00 milionë, ABC: 9.09, Fox:8.44, NBC: 5.73, CW: 1.71

-Të rriturit 18-49:
Fox: 2.8 rating/8 share, ABC: 2.5/7, CBS: 2.2/6, NBC: 2.0/6, CW: 0.8/2

– Të rriturit 25-54:
Fox: 3.3/9, ABC: 3.1/8, CBS: 3.1/8, NBC: 2.3/6, CW: 0.8/2

– Të rriturit 18-34:
Fox: 2.2/8, ABC: 1.9/6, NBC: 1.6/5, CBS: 1.4/5, CW: 0.8/3

 

Top 30 emisionet:

– Shikues në total:

Dancing with the Stars – e hënë (ABC): 21.40 million, American Idol – e enjte (Fox): 21.29, American Idol – e merkurë (Fox): 21.14, NCIS (CBS): 17.87, Dancing with the Stars Results Show (ABC): 16.06, NCIS: Los Angeles (CBS): 14.15, 60 Minutes (CBS): 14.10, The Mentalist (CBS): 14.00, The Voice (NBC): 12.58, The Good Wife (ABC): 12.38, Survivor: Redemption Island (CBS): 10.99, Criminal Minds (CBS): 12.90, Castle (ABC): 12.11, Bones (Fox): 10.94, CSI (CBS): 10.67, The Big Bang Theory (CBS): 10.50, Blue Bloods (CBS): 10.37, Body of Proof (ABC): 10.23, Grey’s Anatomy (ABC): 10.11, Desperate Housewives (ABC): 10.00, Modern Family (ABC): 9.90, CSI: Miami (CBS): 9.85, Hawaii Five-O (CBS): 9.83, Dancing with the Stars Recap (ABC): 9.38, The Amazing Race (CBS, season finale: 8.97), Glee (Fox): 8.85, Criminal Minds: Suspect Behavior (CBS): 8.83, House (Fox): 8.57, Law & Order: SVU (NBC): 8.53

 

– Të rriturit 18-49:

American Idol – e merkurë (Fox): 6.6 rating/19 share, American Idol – e enjte (Fox): 6.3/20, The Voice (NBC): 5.7/15, Dancing with the Stars – e hënë (ABC): 4.5/12, Modern Family (ABC): 3.9/10, NCIS (CBS) dhe Glee (Fox): 3.7/11 secila, Grey’s Anatomy (ABC) dhe The Office (NBC): 3.5/10 secila, NBA Playoffs (ABC): 3.4/12, Family Guy (Fox): 3.3/ 8, The Big Bang Theory (CBS): 3.2/11, Bones (Fox): 3.2/ 9, Criminal Minds (CBS): 3.2/ 8, Survivor: Redemption Island (CBS): 3.1/ 9, Dancing with the Stars Results Show (ABC): 3.0/ 8, House (Fox): 2.9/ 8 Castle (ABC), NCIS: Los Angeles (CBS) dhe Desperate Housewives (ABC): 2.9/ 7 secila How I Met Your Mother (CBS): 2.8/ 8, The Biggest Loser (NBC): 2.7/ 8, The Mentalist (CBS): 2.7/ 7, Law & Order: SVU (NBC) dhe The Amazing Race (CBS, season finale): 2.6/ 7 secila, The Simpsons (Fox): 2.5/ 8, Parks and Recreation (NBC): 2.5/ 7, Hawaii Five-O (CBS): 2.5/ 6, Mike & Molly (CBS), The Good Wife (CBS) dhe Breaking In (Fox): 2.4/ 6 secila

 

Kanalet kabllore

– Shikues në total:
TNT: 4.02 milionë, USA: 2.59, Disney: 2.35, Fox News: 2.27, History: 1.89, ESPN: 1.71, Nick at Nite and FX: 1.37 secili, Adult Swim: 1.32, TBS: 1.16

– Të rriturit 18-49:
TNT: 2.16 milionë, USA: 982,000, ESPN: 877,000, History: 824,000, FX: 670,000, TBS: 631,000, Adult Swim: 619,000, Discovery: 579,000, VS: 576,000, Comedy Central: 544,000
– Të rriturit 25-54:
TNT: 2.01 milionë, USA: 1.05 million, History: 921,000, ESPN: 806,000, FX: 684,000, Discovery: 610,000, VS: 581,000, Fox News: 577,000, TBS: 563,000, A&E: 533,000

– Të rriturit 18-34:
TNT: 1.18 milionë, ESPN: 462,000, USA: 429,000, MTV: 421,000, Adult Swim: 403,000, Comedy Central: 363,000, TBS: 355,000, History: 344,000, FX: 299,000, Discovery: 278,000

 

* Numri i shikuesve tregon mesataren e shikuesve që kanë shikuar emisionin respektiv gjatë transmetimit të tij.

Rating tregon përqindjen nga totali i shikuesve potencial. Share tregon përqindjen e numrit të shikuesve të cilët kanë shikuar televizion në të njëjtën kohë të shfaqjes së emisionit, thjesht numrin e shikuesve që kanë patur televizorin dhezur në atë moment.

Të gjitha të dhënat janë shifra zyrtare të përgatitura dhe publikuara nga Nielsen.

Nata e parë e gjysmëfinaleve të Eurovisionit mbrëmë. Shqipëria u mënjanua edhe pse ishte një performancë solide, por megjithatë nuk më mbushi mendjen as mua as votuesve se meritonte të kualifikohet në finale. Në përgjithësi të gjithë finalistët merituan finalen si me shfaqjen e tyre si me cilësinë e këngës, një gërshetim i të dyjave do të sjell edhe fituesin e këtij edicioni të shtunën mbrëma. SuperSport pati futboll, ashtu siç pati edhe KTV prej orës 22:00. Kanalet shqiptare ishin të dominuara nga politika, edhe mbrëmë, ndërsa tek Ihlamurlar Altinda Filizja u kthye në shtëpi e sigurte me Xhanin, megjithëse Xhemi vazhdon të jetë akoma në arrati.

 

Sonte RTK shfaq emisionet speciale të së mërkurës, intervistë me Christopher Dell nëse s’gaboj, Zëri ynë, Pro et Contra, Gruaja Sot, dhe pas Lajmeve intervistë. Rubikon ka edicion special. Adriatik Kelmendi do të intervistojë kësaj radhe banorët e VIP Shpija 2, dhe mezi pres se si do të jenë të gjendje t’i përgjigjen atij. Më pëlqejnë këto edicionet e Rubikon pa kravatë, na largon nga politika dhe na fut në disa fusha më argëtuese! Më pas vazhdon BinBir Gece dhe Top Koha Music.

RTV21 në intervistën Sy me sy mysafirë ka Piter Feith, ndërsa vazhdon seriali Ihlamurlar Altinda.

Kanalet shqiptare kanë seriale amerikane në skedulin e tyre, nëse nuk vazhdojnë akoma të shfaqin emisione politike. As futbolli s’do të mungojë sonte në kanalet SuperSport me Kupën e Italisë, dhe kampionatin francez e spanjoll.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

 

Skema programore

E mërkurë – 11 maj 2011

RTK

20:20 Speciale

20:55 Zëri ynë

21:20 Aktualitetet

21:50 Pro et Contra

22:25 Gruaja sot

23:00 Lajme

23:20 Intervistë me Besa Imamim

 

KTV

19:45 VIPShpija2 –përmbledhja

20:15 Rubikon pa kravatë – VIPShpija speciale

21:15 Serial: Binbir Gece

22:00 Top Koha Music

23:00 Interaktiv

 

RTV21

20:00 Serial: Ihlamurlar altinda

21:20 Me shqiptarët e Turqisë

22:00 21 Minuta

22:45 Serial: Roman Mysteries

——————–

 

TV Klan

20:10 Kutia

21:05 Serial – CSI:NY ep.113

22:00 Lajme

22:30 Opinion

 

Top Channel

20:05 Fiks Fare

20:40 Serial: Desperate Housewives

21:45 Top Story

22:30 Lajme

23:05 Top Show

 

Vizion Plus

19:40 Dancing with the Stars – përmbledhja

20:00 Tereza – telenovelë

21:00 Debat

23:00 Lajmet

23:40 Dancing with the Stars – përmbledhja

 

Kafeneja Jonë i ishte dedikuar plotësisht Ditës së Evropës, dhe nuk ishte befasi pasi që edhe më parë kanë patur bashkëpunim me Eulex-in. Një episod solid, jo kushedi se sa komik, por megjithatë ishte në nivel. Më pas Milioneri erdhi pak më ndryshe. Shumë më pëlqen dhe e përkrahi idenë e Junior Milioner pasi është një ndër mënyrat e pakta për të nxitur mësimin tek shkollarët, t’u tregojmë se dituria bën punë diku. Dy garues të mirë mbrëmë, por kuptohet të rinj dhe bën aq sa mundën. KTV shfaqi koncert nga Dam Festivali, RTV21 pati Kabare, ndërsa i vetmi kanal që i mbeti skedulit të zakonshëm, origjinal, tek kanalet shqiptare ishte Klan TV, përderisa të tjerat kishin krejt lajme për zgjedhjet.

 

Sonte fillon Eurovizioni me gjysmëfinalen e parë. Në mesin e 19 performuesve, Shqipëria paraqitet e treta në radhë. Fillon në ora 21:00, ndërsa transmetohet në RTK dhe TVSh. Kanalet tjera kanë skedulin e zakontë, që sonte në mungesë të Champions, do të jetë pak më i varfër. Kanalet shqiptare mund të kenë emisione politike përsëri, ndërsa KTV ka Rubikon dhe serialin Binbir Gece, ndërsa ngjashëm është edhe RTV21 me Ihlamurlar Altinda dhe emisionin Sy me Sy.

 

Megjithatë edhe në mungesë të Champions League, futbolli s’do të mungoj. SuperSport transmeton xhiron e 36 të La Liga, Real Madrid – Getafe (21:00), gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, Palermo – Milan (20:45), ligën franceze në SuperSport 4 dhe SS5, ndërsa gjatë gjithë ditës në SS3 mund të ndiqni ATP turneun e tenisit nga Roma. Edhe tenistet janë në Romë këtë javë për turneun e tyre WTA, ndërsa transmetimet mund ti shihni në EuroSport, ashtu siç mund të shihni edhe garën çiklistike Giro d’Italia. Edhe Tring Sport sonte transmeton futboll. Është Premier Liga angleze me ndeshjen derbi, Manchester City – Tottenham Hotspur, duke filluar në ora 20:45.

 

Në Digitalb, në Film Hist në ora 21:00 mund të shihni filmin triller Cloverfield, ndërsa në Film Dramë filmin The Virgin Suicide me Kirsten Dunst dhe Josh Harnett në rolet kryesore në regjinë e Sophia Coppola.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

 

Skema programore

E martë – 10 maj 2011

RTK

20:20 Muzikë

20:55 Kënga e Eurovizionit 2011 – Gjysmëfinalja e parë

23:00 Lajme

23:20 Pa rrotlla

 

KTV

19:45 VIPShpija2 –përmbledhja

20:15 Rubikon

21:15 Serial: Binbir Gece

22:00 Anima

23:00 Interaktiv

 

RTV21

20:00 Serial: Ihlamurlar altinda

21:20 Sy me sy

22:00 21 Minuta

22:45 Serial: Favoritja

——————–

 

TV Klan

20:10 Kutia

21:05 Serial – CSI:NY ep.112

22:00 Lajme

22:30 Opinion

 

Top Channel

20:05 Fiks Fare

20:40 Kuiz: 100 milionë

21:45 Top Story

22:30 Lajme

23:05 Top Show

 

Vizion Plus

19:40 Dancing with the Stars – përmbledhja

20:00 Tereza – telenovelë

21:00 Serial: Ghost Whisperer

22:00 Inside

23:00 Debat

 

 

 

Simon Cowell ka gati gjithçka për t’u rikthyer në skenën televizive amerikane. Pasi vitin e kaluar përmbylli karrierën e tij në American Idol në mënyrë që të përgatitet për fillimin e shout të ideuar nga ai, The X Factor, dhe shumë thashethemeve për përbërjen e ekipit ai më në fund gjatë fundjavës kompletoi gjithçka që nevojitet.

Pos Simon Cowell, në juri do të jetë edhe kolegia e tij nga versioni britanik i The X Factor, këngëtarja e mirënjohur Cheryl Cole. Dy anëtarët tjerë të jurisë do të jenë producenti amerikan Antonio Reid i njohur edhe si L.A, dhe kolegia tjetër e Simon Cowell, nga American Idol, Paula Abdul.

Ndërsa shoun do ta moderojnë shoumeni i njohur Steve Jones dhe këngëtarja Nicole Scherzinger, ish soliste e Pussycat Dolls si dhe anëtare e përkohshme e jurisë në versionin britanik të The X Factor.

The X Factor pritet të shfaqet gjatë sezonit vjeshtor në kanalin amerikan Fox, ndërsa deri vitin e kaluar versioni britanik me Simon Cowell në juri ka shënuar shifra rekorde duke mbledhur më shumë se gjysmën e audiencës së përgjithshme në çdo episod. Shou pritet të ketë sukses të ngjashëm edhe në SHBA pasi edhe American Idol akoma është programi më i shikuar, ndërsa në vjeshtë në Fox pos The X Factor vjen edhe seriali i shumëpritur Terra Nova, produksion i Steven Spielberg.

E premtja nuk është mbrëmje televizioni më, së paku jo me televizionet tona kombëtare, kosovare e shqiptare. Ngjashëm edhe e shtuna , që këtë javë ishte përplot sport, ndeshja Roma – Milan për mua dhe më pas bejzboll. E diela filloi me Formula 1, Manchester – Chelsea, Twente – Ajax, dhe në fund Dallas – Lakers. Po, pra, gjithçka sport. Është fundi i sezonit dhe gjithçka është cilësore. Të shtunën ishte edhe Apartamenti 2XL, por zgjodha Milanin pasi ishte një natë e veçantë për milanista. E diela pati program origjinal në kanalet kosovare, shqiptaret të mbushura me politikë, por megjithatë sporti ishte zgjedhja ime e parë këtë fundjavë.

 

Të gjitha kanalet sonte pritet të kenë program origjinal, pra pa repriza. RTK shfaq Kafeneja Jonë dhe Milioneri. Edhe Klan shfaq Milionerin, pas Kutisë, ndërsa Top Channel ka emisionin Shqip pas Fiks Fare. Vizion Plus shfaq serialin Teresa, Bypass Show dhe Zonë e ndaluar. KTV shfaq koncert, sipas programit të javës duhet të jetë Pink edhe pse ajo ishte të hënën e kaluar. Më pas shfaqet episodi vijues i BinBir Gece, dhe më pas Asist. RTV21 ka Kabare gjatë tërë prime-time.

 

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E hënë –09 maj 2011

RTK

20:20 Serial: Kafeneja jonë ep.241

21:00 Milioneri

22:00 Subvencion

23:00 Lajme

23:15 Pa Skenar

 

KTV

19:45 VIP Shpija – përmbledhje

20:15 Koncert: Pink

21:15 Serial: Binbir Gece

22:00 Asist

22:30 VideoFest – intervista

23:00 Interaktiv

 

RTV21

20:05 Kabare

22:00 21 Minuta

22:45 Serial: Favoritja

——————–

 

TV Klan

20:05 Kutia

21:00 Kush do të bëhet milioner

22:00 Lajme

22:30 Opinion

 

Top Channel

20:15 Fiks Fare

21:00 Shqip

22:30 Lajme

23:05 Procesi Sportiv

 

Vizion Plus

19:40 Dancing Daily

20:00 Tereza – telenovelë

21:00 Bypass Show

22:00 Zonë e ndaluar

23:00 Lajme

23:30 Film