Feeds:
Postime
Komente

Për të dytë javë radhazi, filmi Alice in Wonderland, ka qëndruar në krye të filmave më të shikuar në kinematë amerikane. Filmi i Tim Burton, këtë javë fitoi 62 milionë dollarë, duke arritur një shumë të përgjithshme prej 200 milionëve pas dy javëve të shfaqjes.

Tre filma të ri janë futur në Top 5. Pas Alice, në pozitën e dytë renditet fillmi Green Zone, me Matt Damon, ndërsa në pozitë tre është filmi She’s Out of My League. I katërti është renditur filmi Remember Me, me Robert Pattinson dhe Emilie de Ravin.

Brooklyn Finest rrëshqet nga pozita 2 në pozitën 8, ndërsa Top 10 e përmbyllin filmat Cop Out, dhe The Crazies.

1. (1) Alice In Wonderland – $62,000,000

2. (-) Green Zone – $14,535,000

3. (-) She’s Out of My League – $9,600,000

4. (-) Remember Me – $8,300,000

5. (3) Shutter Island – $8,140,000

6. (-) Our Family Wedding – $7,600,000

7. (5) Avatar – $6,600,000

8. (2) Brooklyn’s Finest – $4,290,000

9. (4) Cop Out – $4,230,000

10. (6) The Crazies – $3,650,000

Advertisements

Pas game-show Kutia, në Klan TV do të transmetohet emisioni qëndror i javës, Opinion. Në ora 23:35, në program është episodi 32 i serialit Ligj dhe rregull: SVU.

RTK, në ora 20:30, transmeton emisionin Jeta në Kosovë. Në ora 22:00, në program është Zëri ynë, ndërsa pas mesnate shfaqet filmi “Precidio”.

Kohavision, në ora 20:00, shfaq Rubikonin me Adriatik Kelmendin. Në ora 21:00, shfaqet episodi i ri i serialit “Lugina e ujqve”, ndërsa në ora 22:00, koha është për SpitaliKS.

RTV21, shfaq episodet e reja të serialeve, 100 vitrinat, dhe Gymysh, në orarin e zakonshëm. Në ora 22:45, në program është emisioni Zoom.

Top Channel, pas Fiks Fare, shfaq emisionin Top Story me Sokol Ballën. Tema e sontme e Top Show, do të jetë krahasimi në mes të dy artistëve italianë, Vasco Rossi, dhe Zucchero.

Vizion Plus, sonte transmeton show, Dancing with the Stars. Show final i javës fillon në ora 21:00, ndërsa më herë mund të ndiqni, emisionin Faktori Plus (19:30), dhe telenovelën, E dashur armike (20:10).

Alsat në ora 20:00, shfaq edicionin kryesore të lajmeve. Në ora 21:00, vjen emisioni Alsat Muzika, nga Stela Kotri, ndërsa në ora 22:30, është emisioni sportiv, Studio Sprint.

Film në TV

Në Klan TV, në ora 00:30, do të shfaqet filmi “Good Nigh, and Good Luck (Natën e mirë dhe fat të mbarë)”. Film në regji të George Clooney, me Jeff Daniels, dhe David Strathairn në rolet kryesore. I nominuar për 6 Oskarë, tregon storien për gazetardin Edward Murrow, i cili mundohet të largojë nga posti senatorin Joseph McCarthy.

Në KTV, në ora 00:50, shfaqet filmi komedi, romancë “The Wedding Planer(Planifkuesja e dasmave)@ i realizuar në vitin 2001. Filmi me regji të Adam Shankman, dhe me Jennifer Lopez dhe Matthew McConaughey në rolet kryesore. Tregon storien për Mary Fiore, një grua ambicioze, punëtore, dhe e organizuar që di ti kthej dasmat në ngjarje të përkryera. Kjo ndryshon kur ajo do të takojë një mjek të pashëm që quajtur Steve Edison.

Dokumentar në TV

Tring Planet, në ora 20:00, transmeton një dokumentar përshkrues të Kinës. Dokumentari do të ju shpie në historinë e popullit më të madh në botë, si dhe në mrekullitë natyrore që shijojnë ata.

Explorer Shkencë, në ora 21:00, shfaq dokumentarin, “Fëmija i parë në epruvetë”. Dokumentari tregon për revolucionin që bën dy mjekët britanikë, Steptou dhe Eduards.

Sport në TV

EuroSport në ora 10:00, fillon transmetimin e kërcimeve provuese nga Planica. Është gara e fluturimeve me ski, ku arrihen fluturime deri në 200 metra. Transmetimi në ora 11:00, vazhdon në EuroSport2. EuroSport në ora 11:20, transmeton garën e sprintit për femra, ndërsa në ora 14:05, për meshkuj në kuadër të kupës së botës në biatlon që mbahet në Oslo. Në ora 13:30, EuroSport 2, transmeton skijim të lirë nga Siera Nevada, ndërsa në ora 17:00, shfaq ndeshjen basketbollistike nga liga e Greqisë, në mes të Panathinaikosit dhe Kavalas. EuroSport në ora 20:00, transmeton ndeshjet çerekfinale nga turneu i tenisit për femra, WTA në Indian Wells.

Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të 1/8 finaleve të Europa League. SuperSport, transmeton të gjitha ndeshjet në kanalet e tyre, ndërsa disa ndeshje mund ti shihni në kanale satelitore të lira dhe në disa kanale kabllovike.

Rrethi i 16 të fundit

19:00 Werder – Valencia       SAT.1, B92

19:00 Marseille – Benfica      M6, OBN

19:00 Fulham – Juventus       Ictimai TV

21:05 Wolfsburg – Rubin Kazan    OBN, SAT.1

21:05 Liverpool – Lille              B92, Ictimai TV, Slovenia TV2, HRT2

RTK, sonte transmeton ndeshjen Barcelona – Stuttgart, duke filluar në ora 20:45. Më vonë në ora 23:20, shfaqet emisioni për kulturë, Kult.

Klan TV në ora 20:45 transmeton ndeshjen Bordeaux-Olympiakos. Opinion transmetohet në ora 23:15, ndërsa episodi i ri i serialit CSI:NY në program është në ora 00:30.

Kohavision në ora 20:00 emeton magazinën informative Cosmo, ndërsa në ora 20:30, në program është magazina 038 Live. Më vonë në program është episodi i ri i Lugina e ujqve, ndërsa më pas edicioni i ri i Top Koha Music.

RTV21, shfaq episodet e reja të serialeve, 100 vitrinat, dhe më pas Gymysh. Në ora 22:30, në program është emisioni Sy me Sy.

Pas Faktori Plus, dhe telenoveles “E dashura armike”, në ora 20:55, në Vizion Plus, mund të shihni filmin “Në linjën e zjarrit”.

Top Channel, pas Fiks Fare, shfaq episodet e reja të serialeve “24” dhe “Shtëpiake të dëshpëruara”. Në ora 23:10, në program është Top Show.

Sport në TV

SuperSport transmeton dy ndeshje nga Champions League. SuperSport 1, transmeton ndeshjen Barcelona-Stuttgart, ndërsa SuperSport 2, ndeshjen Bordeaux – Olympiakos.

EuroSport, transmeton drejtpërdrejtë garën e sprintit klasik në kros kountri nga Stokholmi në ora 15:40. Në mbrëmje, do të mund të shihni ndeshjet e para çerekfinale të WTA turneut në Indian Wells, ndërsa në EuroSport 2 në ora 20:00 mund të shihni mundje profesionale (Pro Wrestling), ndërsa në ora 21:30 emetohet një luftë boksi për titullin e botës në WBA, ndërmjet Pascal dhe Diaconu.

Dokumentar në TV

Jeni të gatshëm për një udhëtim në histori. History Channel, sonte transmeton dy dokumentar që do të ju kthejnë më mijëra vite në kohë. Në ora 20:55, shfaqet dokumentari, “Tregimi i vërtetë për Trojën”, ndërsa më pas shfaqet episodi vijues i dokumentarit “Roma:Nritja dhe shkatërrimi i një perandorie.”

Në Exp Natyra, në ora 20:00, do të shfaqet një dokumentar mjaft interesant. “Vrasësit ekstrem” do të debatojë për kafshët më vrastare duke filluar nga Çita, marlini i zi, e shumë kafshë të tjera, të cilat janë të gatshme të vrasin për vetëm disa çaste.

Film në TV

Në ora 21:10 në Film Triler, premierë shfaqet filmi Hetimi i “Xhesi Stoun (Jesse Stone: Death in Paradise)”. Në rolet kryesore luajnë Tom Selleck dhe Viola Davis. Storia e filmit bazohet në hetimin që fillon kur shefi i policës së Masaçusetsit, Xhesi Stone, gjen trupin e një viktime në lumin Paradise.

MGM Channel, në mesnatë shfaq filmin Juggernaut, prodhim i vitit 1974. Filmi në regji të Richard Lester, me aktorë si Anthony Hopkins, Richard Harris, Ian Holmd e Omar Sharif në rolet kryesore si temë ka anijen luksoze Britannic e cila përpos 1200 pasagjerëve, është e mbushur me mjete eksplozive nga më të ndryshmet. Ato janë të vendosura nga terroristi i quajtur Juggernaut, i cili kërkon gjysmë milioni funta për të mos i aktivizuar ato.

Me anë të një deklarate zyrtare thuhet se dyshja ndahet me marrëveshje. Më herët këtë vit është thënë se çifti ishte ndarë qysh në fillim të vitit, mirëpo vetëm tani u bë zyrtare. Çifti ishte martuar në vitin 2003, në një ceremoni në Karaibe. Mendes dhe Winslet kanë një fëmijë, Joe, përderisa Winslet ka trashëguar vajzën Mia, nga martesa e parë me Jim Threapleton, me të cilin ishin ndarë në vitin 2001 pas tri viteve martesë.

Kënga “Pass Out” e këngëtarit 21 vjeç, Tinie Tempah, ka debutuar në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara në Britani të Madhe. Jason Derulo ka rënë në pozitën e tretë, prej ku në pozitën e dytë është ngjitur Rihanna me Rude Boy. Në Top 10 janë futur edhe dy këngë debutuese, Wiley ft. Emeli Sandeme këngën Never Be Your Woman – pozita 8, dhe Boyzone me këngën Gave It All Away – pozita 9. Në pozitën e dhjetë është renditur Cheryl Cole me këngën Parachute.

1. (-) Tinie Tempah: ‘Pass Out’

2. (3) Rihanna: ‘Rude Boy’

3. (1) Jason Derulo: ‘In My Head’

4. (4) Ellie Goulding: ‘Starry Eyed’

5. (2) Florence & Dizzee: ‘You’ve Got The Dirtee Love’

6. (5) Alicia Keys: ‘Empire State Of Mind Part II’

7. (6) Timbaland ft. Katy Perry: ‘If We Ever Meet Again’

8. (-) Wiley ft. Emeli Sandé: ‘Never Be Your Woman’

9. (-) Boyzone: ‘Gave It All Away’

10. (11) Cheryl Cole: ‘Parachute’

Burimi: Official Charts Company

Videoja e fundit e Lady Gaga, “Telephone” thuhet se është bërë videoja më e popullarizuar ndonjëherë. Promovimi i videos që është bërë në Youtube, të enjten e kaluar, ka arritur një shikueshmëri të paparë më herët. Për vetëm tri ditë, videoja është shikuara 14 milionë herë dhe sipas këtyre statistikave, ajo është video kënga më e shikuar në Youtube.

Në RTK, në ora 20:45 mund të ndiqni ndeshjen Chelsea – Inter në kuadër të rrethit të parë menjanues të Champions League. Në ora 23:15, në program është emisioni Artet pamore, ndërsa më pas, në ora 00:05, fillon filmi “Aeroporti internacional”.

RTV21, rifillon shfaqjen e serialeve këtë javë, me 100 vitrinat (19:30), dhe Gymysh (20:05). Në ora 22:45, shfaqet episodi i ri i serialit Eliza.

KTV, në ora 20:00, emeton emisionin Pulsi, ndërsa në ora 20:30, emisionin dedikuar gruas, Anima. Më pas në program është episodi i ri i serialit Lugina e ujqve, dhe më pas në ora 22:00, emisioni Talenti X.

Klan TV, pas Kutisë, në ora 20:45, transmeton ndeshjen e vlefshme për rrethin e parë menjanues të Champions League ndërmjet Sevillas dhe CSKA-s së Moskës. Më vonë, në ora, 23:15, transmeton Opinion, ndërsa episodi i 31 i serialit Ligj dhe Rregull-SVU, shfaqet në ora 00:30.

Vizion Plus, në mes të dy telenovelave, E dashur armike (20:10), dhe Tingulli i heshtjes (22;10), shfaq emisionin Inside në ora 21:00.

Top Channel pas Fiks Fare, shfaq episodet e reja të serialeve, 24 orë (20:50) dhe Shtëpiake të dëshpruara (21:40). Në Top Show, tema sonte është “Sociologjia e punës.”

Dokumentar në TV

Në Exp Histori, në ora 22:00, shfaqet pjesa e dytë e dokumentarit, Oqeani i frikës. Në këtë pjesë mund të ndiqni historinë e jashtëzakonshme të mbijetesës së pasagjerëve të anijes Indianapolis e cila u fundos në mes të oqeanit. Nga 1100 veta, 900 prej tyre u zhdukën nga frika e peshkaqenëve.

Për të gjithë fansat e makinave, në Exp Shkencë, në ora 21:00 shfaqen episodi i 57 dhe 58 i dokumentarit Tuning Mania.

Film në TV

Në Film Hits, sonte në ora 21:00 premierë shfaqet filmi “Pasqyra e thyer (The Broken)”. Filmi tregon storien e një radilogjiste, e cila pas një ahengu ditëlindjeje për babain e saj, të nesërmen bën aksident trafiku ku humb një pjesë të saj. Tani i dashuri i saj i duket si një i huaj, ndërsa gruaja që kishte takuar rrugës që dukej e njëjtë me veten e saj, e shtyn që të hulumtojë një të vërtetë, e cila do të jetë e errët. Film është regji dhe skenar i Sean Ellis, ndërsa në rolin kryesor luan e bukura Lena Headey.

Në Film Triller, në ora 22:30, shfaqet filmi “Satan” në regji të Kim Chapiron. Filmi i zhanrit horror, tregon storien e disa të rinjëve të cilët pas një nate argëtuese në diskotekë, takojnë një bari i cili ishte përgatitur për një natë lutjeje satanike. Në rolin kryesor luan Vincent Cassel.

Sport në TV

EuroSport në ora 15:20, transmeton etapën e shtatë të garës çiklistike, Tirreno-Adriatico. Më pas në proram janë Eurogolat, në ora 16:30, ndërsa intervista eksluzive e javës, shfaqet në ora 18:45, në emisionin Eurogoals OneToOne, me përzgjedhësin italian, Marcello Lippi. Transmetimet nga turneu WTA në Indianapolis, fillojnë në ora 19:00, për të vazhduar në ora 23:00, në EuroSport 2.

ESPN America, në ora 03:00 pas mesnate transmeton ndeshjen të ligës NHL në hokej mbi akull, ku takohen, Vancouver – New York Islanders.

SuperSport transmeton dy ndeshje të Champions League, Chelsea – Inter, në SS1, dhe Sevilla – CSKA, në SS2