Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Muzikë’ Category

azerbaycan-sokaga-dokuldu-1348987Dueti Ell/Nikki me Eldar Gasimov dhe Nigar Jamal me këngën e tyre “Running Scared” fituan 221 pikë që mjaftuan të siguronin fitoren e parë për ish-republikën sovjetike. Azerbajxhani u rendit e para para në shoun e mbajtur në Dusseldorf, që ishte i 56 në historinë e Eurovision. Në pozitën e dytë u rendit Italia e rikthyer pas 14 viteve me një këngë xhazi “Follia d’amore” kënduar nga Raphael Gualazzi që fitoi 189 pikë. Në pozitën e tretë u rendit favoriti për fitues nga shumë media, Eric Saade nga Suedia, i cili me këngën “Popular” fitoi 185 pikë të mjaftueshme për pozitën e tretë.

Pas përfundimit të finales, u publikuan edhe rezultatet e pikëve të gjysmëfinaleve, ku Shqipëria me Aurela Gaçen dhe këngën “Feel the passion” ishte renditur e 13ta me 47 pikë.

Read Full Post »

Sonte MTV EMA2010

Sonte duke filluar në ora 9 në mbrëmje në MTV Europe dhe të gjitha kanalet të lokalizuara të MTV, transmetohet ndarja e shpërblimeve MTV Europe Music Awards për vitin 2010. Moderatore e sivjetme do të jetë aktorja e njohur nga seriali Desperate Housewives, Eva Longoria. Spektakli organizohet në Madrid ndërsa nominimet janë shpallur me 20 shtator 2010. Më së shumti nominime ka patur Katy Perry dhe Lady Gaga me nga pesë nominime të përcjellura nga Eminem me katër.

Solistë si Katy Perry, Linkin Park, 30 Seconds to Mars do të performojnë sonte në Puerta de Alcala në Madrid.

Nominimet në kategoritë kryesore:

Kënga më e mirë

Usher – OMG

Katy Perry dhe Snoop Dog – California Gurls

Eminem dhe Rihanna – Love the Way You Lie

Rihanna – Rude Boy

Lady Gaga – Bad Romance

Videoja më e mirë

30 Seconds to Mars – King and Queens

Katy Perry – California Gurls

Lady Gaga dhe Beyonce – Telephone

Plan B – Prayin’

Eminem dhe Rihanna – Love the Way You Lie

Këngëtari më i mirë

Eminem

Justin Bieber

Usher

Enrique Iglesias

Kanye West

Këngëtarja më e mirë

Lady Gaga

Katy Perry

Miley Cyrus

Shakira

Rihanna

Pop këngëtari më i mirë

Lady Gaga

Usher

Katy Perry

Miley Cyrus

Rihanna

Rok grupi më i mirë

Kings of Leon

Linkin Park

30 Seconds to Mars

Muse

Ozzy Osbourne

Read Full Post »

Kënga Airplanes një bashkëpunim në mes B.o.B dhe Hayley Williams është ngjitur në pozitën e parë në listën e këngëve më të dëgjuara në Britani të Madhe. Ajo ka mposhtur një konkurrencë mjaft të fortë duke lënë mbrapa edhe 5 bashkëpunime tjera të suksesshme. Në pozitën e dytë është renditur Yoland Be Cool & D Cup me hitin “We No Speak Americano”. Pas tyre vjen kombinimi mjaft i suksesshëm Eminem & Rihanna me këngën e tyre I Love The Way You Lie.

Kënga e parë nga java e kaluar The Club Is Alive nga JLS, ka rënë në pozitën e shtatë. Rënie ka pësuar edhe Katy Perry me Snoop Dogg California Gurls që renditet e 4, dhe Enrique Iglesias me Pitbull I Like It, që tani renditet në pozitën e nëntë.

Dhjetë këngët më të dëgjuara në Britani të Madhe gjatë javës së kaluar:

1. (3) B.o.B ft. Hayley Williams: ‘Airplanes’

2. (5) Yolanda Be Cool & D Cup: ‘We No Speak Americano’

3. (4) Eminem & Rihanna: ‘I Love The Way You Lie’

4. (2) Katy Perry ft. Snoop Dogg: ‘California Gurls’

5. (-) Professor Green ft. Lily Allen: ‘Just Be Good To Green’

6. (-) Mark Ronson & The Business Intl: ‘Bang Bang Bang’

7. (1) JLS: ‘The Club Is Alive’

8. (12) Eliza Doolittle: ‘Pack Up’

9. (6) Enrique Iglesias ft. Pitbull: ‘I Like It’

10. (7) 30H!3 ft. Ke$ha: ‘My First Kiss’

* në kllapa është pozita që kanë pasur këngët një javë më parë, me (-) janë këngët debutante.

B.o.B ft. Hayley Williams: ‘Airplanes’

Read Full Post »

Anglezët ishin të fundit. Tejmase të dëshpruar. Sulmuan mënyrën e votimit. Përsëri. Biles disa shkojnë aq larg sa që propozojnë të ndryshojn emrin prej Euro-Vision, në IshBashkimiSovjetikVision. Kanë të drejtë. Shumë mirë tha moderatori nga Gjeorgjia “8 pikë shkojnë për nënën Rusi”. Megjithatë Rusia as vitin e kaluar, as sivjet nuk fitoi. Nuk është gjithçka tek “miqtë”.

Anglezët, derisa vazhdojnë të çojnë këngëtarë amator dhe të papërvojë në Eurovision, me këngë të “buta”, nuk do të fitojnë. Le të dërgojnë ndonjë këngëtar si Robi Uilliams, Sheril Koll, Leona Luis, apo Uestllajf dhe pastaj le të ankohen se nuk kanë “miq”.

Edhe ne shqiptarët ishim paksa të dëshpruar. Personalisht kam pritur të gjendemi në Top 10. Por, pozita e 16 është pak dëshpruese. Megjithatë paraqitja e Juliana Pashës ishte e mirë.

Në gjysmëfinalen e parë, ajo u rendit e gjashta me 76, ndërsa fituesi ishte përfaqësuesi i Belgjikës, Tom Dajs me 167 pikë.

Sidoqoftë që të fitoj përfaqësuesja e Gjermanisë, Lena Mejer nuk e kanë pritur shumë veta, më mirë të them askush. Pse?

Së pari, gjithnjë ekziston ajo mënyra e votimit “miqësor”. Qipro gjithnjë i jep 12 pikë Greqisë, Greqia ia kthen njëjtë. Ky është një fakt që kurrë nuk ndryshon, dhe nuk do të ndryshoj. Vendet sovjetike i japin njëra tjetrës 8 deri 12 pikë. E edhe Bosnja e Hercegovina, i jep Serbisë 12she, që më së paku e ka merituar këtë vit.

Edhe nëse ndonjë herë, herëdokurdo Kosova do të marr pjesë në Eurovision, sigurisht që do ti jep Shqipërisë 12she. Kjo do të ndodh ndonjë ditë.

Mirëpo pse fitoi Gjermania. Ja pse.

Kënga e Gjermanisë, ka qenë e promovuar më herët në shumicën e vendeve evropiane. Ajo ka qenë në listat e këngëve më të dëgjuara në shumë vende europiane javëve të fundit. Kanë shpenzuar shumë kohë dhe para në marketing. Dhe Lena Mejer dukej e bukur, energjetike, ritmike, edhe pse teksti i këngës nuk ishte kushedi se çka.

Turqia kishte një skenografia të shkëlqyeshme. Më të mirën. Kënga ishte e zhanrit rok, më shumë tërheqëse për rininë dhe adoleshentët, por jo shumë e promovuar.

Rumania, kam pritur që të jetë e treta. Ka qenë një këngë shumë e mirë, e përgatitur mirë, dhe ekzekutuar shumë mirë.

Belgjika ka merituar më shumë. Dëshprime kanë qenë Islanda dhe Irlanda. Të dyja këngë të shkëlqyeshme, të lehta, shumë mirë të përpunuara dhe të performuara. Megjithatë edhe një herë u vërejt se një këngë e lehtë nuk mund të triumfojë në Eurovision. Këtë e vërtetojnë rezultatet e viteve të fundit.

Intersante ka qenë kënga e Ukrainës, e kënduar nga Aljosha, Sweet People. Një këngë e lehtë të cilën e këndoi e vetme me një makiazh që i ngjante personazheve nga filmi Twilight. Megjithatë ishte shumë e bukur edhe Aljosha, e edhe kënga.

Edhe Tom Dajs i Belgjikës përformoi i vetëm me kitarën e tij. Ishte një paraqitje e tij e shkëlqyeshme, sikur vokali dhe teksti.

Për fund, Madcon, me Glow, ishte gjëja më e mirë që ka ndodhur në Eurovision në dekadën e fundit. përgatitje e shkëlqyeshme nga organizatorët. Të dëgjoje këtë këngë dhe të mos vallëzoje ka qenë e pamundur. Kjo ishte gjëja më e mirë e këtij edicioni që do të kujtohet për fitoren e këngës më të mirë ndër këngët mesatare. Nuk ishte anjë që meriton të dallohet nga të tjerat. Sidoqoftë, organizimi i edicionit të ardhshëm do të jetë ndër më të mirët besoj. Kjo sepse do ta bëjnë gjermanët.

Luan Morina

Read Full Post »

Sonte në Osllo, Norvegji fillon java e këngës së Eurovisionit. Është edicioni i 55-të që këtë vit organizohet në Telenor Arena, në Berum, lagje e Osllos, pasi fitores së Alexander Rybak vitin ekaluar në Moskë. Këtë vit marrin pjesë 39 anëtare të rrjetit evropian të televizioneve publike, EBU. Sonte me 25 maj, dhe të mërkurën me 27 maj, do të mbahen dy netët gjysmëfinale ku do të paraqiten nga 17 këngë kandidate për finale. Drejtpërdrejtë në finalen e të shtunës janë kualifikuar, kampioni dhe organizatori, Norvegjia, si dhe katër vende që kontribuojnë më së shumti në EBU, Anglia, Gjermania, Spanja, dhe Franca.

Përfaqësuesja e Shqipërsië, Juliana Pasha do të paraqitet e 12-ta në gjysmëfinalen e parë (sonte) me këngën e saj, “It’s All About You”. Kënga është kompozuar nga Ardit Gjebrea, i cili ka shkruar edhe tekstin me ndihmën e Pirro Çakos.  Titullin i origjinalit në shqip që fitoi vitin e kaluar në festivalin e RTSH-së, ishte Nuk mundem pa ty.


Për tu kualifikuar në finale, Juliana Pasha duhet të renditet në dhjetëshën e parë.

Nata e parë gjysmfëinale transmetohet sonte në RTK dhe TVSH duke filluar nga ora 21:00.

Read Full Post »

“Talentja” britanike, Susan Boyle ka qenë këngëtarja që ka shitur më së shumti albume gjatë vitit të kaluar. Albumi i saj “I Dreamed A Dream”, është shitur në 8.3 milionë kopje, duke lënë prapa albumin e këngëtares kantri nga SHBA, Taylor Swift, “Fearless”. Megjithëse doli në shitje në nëntor të vitit 2009, albumi debutues i Susan Boyle, për vetëm pesë javë arriti të shes më shumë se që arritën disa albume gjatë tërë vitit.

Read Full Post »

Grupi Scouting For Girls, me këngën e tyre, “This Ain’t A Love Song”, është ngjitur menjëherë në javën e parë, në krye të këngëve më të dëgjuara në Britani të Madhe.

Ata kanë larguar nga kjo pozitën këngën “Telephone” të Lady Gaga me Beyonce, e cila tani renditet e dyta.

Edhe dy këngë debutuese janë ngjitur në Top 4 këngët më të dëgjuara në Britani të Madhe. Në pozitën tre, renditet kënga “She Said” e grupit Plan B, ndërsa në të katërtën janë Delirious? Me këngën “History Makers”.

Rihanna ka rnë në pozitën e gjashtë, Inna në pozitën e nëntë, ndërsa në dhjetëshën e parë janë futur Usher me will.i.am, me këngën e tyre “OMG”, të cilët renditen të tetit.

Dhjetë këngët më të dëgjuara në Britani të Madhe:

1. (-) Scouting For Girls: ‘This Ain’t A Love Song’

2. (1) Lady GaGa ft. Beyoncé: ‘Telephone’

3. (-) Plan B: ‘She Said’

4. (-) Delirious?: ‘History Makers’

5. (2) Tinie Tempah: ‘Pass Out’

6. (4) Rihanna: ‘Rude Boy’

7. (3) Justin Bieber ft. Ludacris: ‘Baby’

8. (13) Usher ft. will.i.am: ‘OMG’

9. (6) INNA: ‘Hot’

10. (5) Cheryl Cole: ‘Parachute’

* në kllapa është pozita që kanë pasur këngët një javë më parë, me (-) janë këngët debutuese.

Të dhënat janë nga: Official Charts Company

Read Full Post »

Older Posts »