?Qendrimi ne gare i Mimoza Ahmetit, është përkthyer ndryshe me largimin e Hervin Çulit nga spektakli Dancing with the Stars. Dy personazhet vip, u vunë përballë njeri-tjetrit me sfidën “Dance of”, si dy çiftet me më pak pike, te mbledhura këto nga vota e publikut dhe jurisë ne tre netët e show-t te kërcimit. Pas dy quick-speteve, ai i regjisorit Çuli dhe partneres se tij Rovena, u vlerësua si me pak i realizuari. Me herët gjate mbrëmjes, te 12 personazhet vip bashke me balerinët profesioniste kane performuar ne dy gjini; paso doble dhe kuikstep. Ata janë vlerësuar nga juria, mes batutave, emocioneve dhe dëshirës për te qene te paret ne gare. Ne fakt, kjo ishte hera e fundit qe protagonistet e sezonit te dyte te spektaklit qe vjen si prodhim i Tring Dixhital e Vizion Plus, performuan te gjithë bashke. Ne fund te garës se tyre, e ne pritje te votimit përfundimtar te publikut, një surprize erdhi nga organizatoret e Dancing. Princi Leka dhe partnerja e tij, aktorja Elia Zaharia, kërcyen ne teatrin e yjeve një vals sallash mbretërore. Si pjese e te ftuarve te kësaj mbrëmje, ishin edhe fituesit e një sezoni me pare te Dancing with the Stars, Oni Pustina e Linda Poda, te cilët ndanë emocionet dhe nostalgjinë e garës se vjetshme. Fama e spektaklit Dancing with the Stars, ka marre te tjera përmasa, duke u bere aq popullor sa ka tërhequr edhe interesin e kompanive te basteve. Ne ditën e spektaklit, kompania “Bet Live” ka publikuar ne gazetën “Metropol Sport”, kuotat për eleminimin e protagonisteve te “Dancing with the Stars Albania”. Te 12 personazhet vip, janë bere pjese e këtij kuotimi, por Mimoza Ahmeti dhe Hervin Çuli, qe ne fakt ishte dhe i eleminuari i pare, ishin kuotuar me pak. Ndërsa dy bukuroshet, Vesa Luma dhe Çiljeta Xhilaga, kishin kuotat me te larta me 26 dhe 25.
Burimi i Lajmit: Vizion Plus
Lini një Përgjigje