• Kreu
  • Kontakti
  • Për ne
  • TV Guida

Bllogu për Televizion

Gjithçka rreth televizionit

Feeds:
Postime
Komente
« TV Kolumna Ditore – E enjte, 16 dhjetor 2010
Friends Ep. 112 – Ajo me vajzën që godet Xhoin (5-15) »

Jeta në Kosovë diskuton për procesin zgjedhor

16 Dhjetor, 2010 nga televizioni


Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton debat me tre ambasadorë që kanë vëzhguar zgjedhjet e 12 dhjetorit si dhe analizën nga 15 ekipe vëzhguese të BIRN-it që përcollën zgjedhjet në disa qendra të Kosovës dhe si rezultat dorëzuan 20 ankesa në PZAP për parregullsi gjatë procesit.

Çka panë në ditën e zgjedhjeve ambasadori i ShBA-së, Francës dhe Zvicrës? Cili është vlerësimi i tyre për këto zgjedhje? Pse ambasadorët thonë se Demokracia në Veprim nuk e ka kryer punën e vet si duhet në terren prej asaj çka ata kanë parë me sytë e tyre? Si ia ndalën rrymën ambasadorit Dell? Si kërkuan komisionerët e vendvotimeve që ambasadori Dell t’i ndihmojë ata që “t’ia bëjnë diqysh” votave të tepërta?

Për të marrë përgjigje në këto çështje si dhe të tjera lidhur me procesin e zgjedhjeve, Jeta Xharra ka ftuar në studio:
Zhan-Fransua Fitu, ambasador i Francës
Kristofer Dell, ambasador i SHBA-ve
Llukas Berlinger, ambasador i Zvicrës

Ndërsa pas debatit, ekipet vëzhguese të BIRN-it raportojnë për të parregullsitë në proces dhe manipulimet e votave në komuna të Kosovës.

Krejt në fund Jeta në Kosovë përkujton Riçard Hollbrukun, politikanin luftarak që vdiq këtë javë. Ndiqni sekuenca nga intervista e Hollbrukun dhënë emisionit Jeta në Kosovë në nëntor të vitit 2006.

Advertisements

Pëlqejeni këtë:

Pëlqejeni Po ngarkohet...

Të ngjashme

Postuar te Jeta në Kosovë |

  • Postimet Më të Fundit

    • ABC – TV sezoni 2011-2012
    • Fox – TV sezoni 2011-2012
    • NBC – TV sezoni 2011-2012
    • Thor mbetet në fron
    • Azerbajxhan triumfon në Eurovision 2011
  • telekomanda

    • Garën më të madhe në hokejin ekipor në akull, kampionatin botëror mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të... fb.me/7EICmZmEf 11 months ago
    • Përdoruesit e Facebook në Spanjë, tash e tutje do të mund të ndjekin nga një ndeshje për javë direkt në rrjetin... fb.me/1Lz1P7gnu 1 year ago
    • Pas tri viteve pauzë, Fehmi Ferati i kthehet televizionit. Kësaj radhe në KTV. ‘Fehi po thotë’ është titulli i... fb.me/13psSorrP 1 year ago
    • Është shfaqur premierë traileri i për serilain e radhës të Netflix të bazuar në botën e super-heronjve të Marvel.... fb.me/8tnXpt6Hh 1 year ago
    • SVOD shërbimi Netflix ka nisur lokalizimin në Ballkan. Gjuha e parë që do të jetë në dispozicion për abonentët e... fb.me/8dwNXcSTv 1 year ago
  • Blogroll

    • WordPress.com
    • WordPress.org
  • Partnerët

    • Telekomanda
  • Advertisements

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

WPThemes.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: