E hënë përsëri. Shumë ngjarje interesante në Kafeneja Jonë. Me rikthimin e Sarandës, seriali ka filluar të bëhet më i gjallë. Pamë Bekimin që u rikthye në formë, dhe Avniu që “mori malin”. Një mënyrë shumë e mirë për të filluar javën. Më pas ishte Milioneri. Një emision mjaft interesant me disa kandidatë të rinj dhe mjaftë të mirë. Pyetje e lehtë e teta për kandidatin e dytë. Kush nuk e di si quhet derbi i Madoninës e që shikon futboll. Më pas në program ishte Subvencion me një debat të nxehtë për PTK, ndërsa në KTV, u transmetua Asist. Ishte një natë me emisione intersante me bollëk, disa prej të cilave duhej të DVR në mënyrë që ti shikoj sot gjatë ditës.
Sonte në RTK kemi film, në KTV shfaqen Pulsi, Anima, dhe Taxi Show, ndërsa 21 transmeton episodet e reja të serialeve. Seriale transmetojnë edhe Klan dhe Top Channel, përerisa Vizion Plus transmeton film.
Në anën tjetër në SuperSport, dhe kanalet tjera ndërkombëtare në satelit mund të ndiqni disa ndeshje mjaft interesante në futoll të vlefshme për kualifikimet për kampionatin evropian në futboll, Euro 2012.
Ndeshja Bjellorusia – Shqipëria, fillon në ora 7:30 në mbrëmje dhe transmetohet në TVShqiptar, si dhe Al Jazeera Sport+6.
Prej ndeshjeve tjera veçoj: Azerbajxhani – Turqia (5:30, NTV, EuroSport), Finlanda – Hungaria (5:30, Idman TV), E.B.A. – Angola (6:30, Dubai Sports 1), Kazakstani – Gjermania (7, ZDF), Kroacia – Norvegjia (8:15, HRT2), Sllovakia – Irlanda (8:30, SuperSport 4), Holanda – Suedia (8:30, SuperSport 3), Maqedonia – Hungaria (8:30, Kanal 5), Estonia – Sllovenia (8:30, Slovenia TV2), Belgjika – Austria (8:45, TV8 Turqi), Italia – Serbia (8:50, RAI Uno), Skocia – Spanja (9, Dubai Sports 1, ZDF), Anglia – Mali i Zi (9, Tring Sport, NTV Spor, ITV1), Franca – Luksemburgu (9, SuperSport 2, Sport Italia, TF1), Islanda – Portugalia (9:45, RTP Int).
Frekuencat për të gjitha kanalet mund ti gjeni në faqen mike të Telekomandas, KingofSat.
TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina
Skema programore
E martë – 12 tetor 2010
RTK
08:20 Film
10:00 Bllok muzikor
11:00 Blic
11:15 Artet Pamore – Nëna Terezë
KTV
08:00 Pulsi
08:30 Anima
09:00 Serial: Joshje Magjike
10:00 Taxi Show
11:00 Interaktvi
RTV21
08:00 Serial: Ihamurlar altinda
09:20 Sy me sy
10:00 21 Minuta
10:45 Serial: India
——————–
TV Klan
08:10 Kutia
09:05 CSI:NY ep.76
10:00 Lajme
10:30 Opinion
Top Channel
08:05 Fiks Fare
08:40 Kujdesu për mua
09:30 Skuadra Antimafia
10:30 Lajme
11:05 Top Show
Alsat
08:00 Lajmet
08:30 Studio e hapur
10:00 Lajmet
10:30 Speciale
11:00 Lajmet
11:30 Pas Fasadës
Vizion Plus
07:40 Një grua e hekurt – telenovelë
08:50 Film
Lini një Përgjigje