Filmi The Social Network i bazuar në storien e krijuesit të Facebook-ut, Mark Zuckenberg, ka arritur të mbetet filmi më i shikuar edhe në javën e dytë të shfaqjes në kinematë amerikane. Filmi në regji të David Fincher, ka inkasuar 15.5 milionë dollarë në kinematë gjatë kësaj jave duke lënë pas dy filmat debutues, Life As We Know It me Katherine Heigl që inkasoi 14.6 milionë dollarë, dhe filmin Secretariat nga produksioni i Disney që inkasoi 12.6 milionë dollarë.
Filmi i animuar Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole bie nga pozita e dytë në atë të katërtën ndërsa një film tjetër debutues, versioni 3D i filmit My Soul To Take ka debutuar në pozitën e pestë.
Traileri
Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:
1. (1) The Social Network – $15,500,000
2. (-) Life As We Know It – $14,600,000
3. (-) Secretariat – $12,600,00
4. (2) Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole – $7,015,000
5. (-) My Soul To Take 3D – $6,900,000
6. (4) The Town – $6,350,000
7. (3) Wall Street: Money Never Sleeps – $4,625,000
8. (5) Easy A – $4,200,000
9. (-) Case 39 – $2,630,000
10. (6) You Again – $2,470,000
* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.
Lini një koment