Edhe mbrëmë ishte një natë dedikuar futbollit, Ligës së Kampionve në përgjithësi. Në RTK, ishte ndeshja Real Madrid – Ajaks. Kanalet tjera nuk kishin diçka interesante pos episodeve të reja të serialeve të zakonshme. Unë personalisht shikova ndeshjen Milan-Okserr, një pjesë e parë e mërzitshme, por e dyta ishte shumë më e mirë. One Tree Hill, është shfaqur në ora 22:00, mirëpo nuk e kam shikuar kështu që sot duhet të shoh reprizën.
Sonte ka futboll, por jo në kanalet kombëtare. Është Liga e Evropës që transmetohet në SuperSport dhe një ndeshje në mes të PSV dhe Sampdorias në TVShqiptar tokësor.
Në RTK sonte tërë mbrëmjen do të transmetohet debati Jeta në Kosovë. Në bazë të promove është një emision shumë interesant pasi do të diskutohet për ushqimet dhe cilësitë e tyre. Definitivisht do të gjej kohë për të shikuar. Rubikon akoma nuk është kthyer, ndërsa në 21 shfaqet emisioni Zoom. Edhe në Shqipëri do të ketë një natë plot debatesh, Top Story dhe Opinion.
Sigurisht do të mundohem të shikoj dhe episodin vijues të One Tree Hil, që do të transmetohet në ora 22:00.
Ata që kanë kabllor me Ipko ose pakon DigitAlb në satelit, sonte në Film Hits, në ora 21:00, kanë mundësi të shohin premierën e një filmi mjaft interesant. Është filmi Taken (Kidnapimi). Në filmin me regji të Pierr Morrelit, bëhet fjalë për një agjent të CIA-s (Liam Neeson) dhe vajzën e tij (Maggie Grace) e cila gjatë një udhëtimi në Evropë kidnapohet nga një bandë shqiptare. Filmi ka pasur sukses të madh në kineatë anë e mbanë botës, ndërsa në film mund të dëgjohen edhe disa fjalë shqipe.
E enjte – 16 shtator 2010
RTK
08:20 Jeta në Kosovë
KTV
08:00 Kapri
09:00 Joshje Magjike
10:00 One Tree Hill
RTV21
08:00 Gymysh
09:20 Zoom
——————–
TV Klan
08:05 Kutia
09:00 Opinion
Top Channel
08:15 Fiks Fare
09:00 Top Story
Alsat
08:00 Lajmet
09:00 Alsat Muzika
Vizion Plus
08:10 Beauty 2010
09:15 Montana – Film
Lini një koment