Për shkak të disa probleme me server dhe pamundësisë për të botuar pjesën e katërt dhe të pestë të nominimeve për Emmy, kam vendosur të bëj një përmbledhje të shkurtër për kategoritë më kryesore.
Për aktorinë më të mirë në dramë kandidatë kryesor si gjthnjë janë Jon Hamm dhe Michael C. Hall për rolet e tyre kontraverze në Mad Men dhe Dexter. Sezonë të suksesshme ka pasur edhe Bryan Cranston me Breaking Bad, ndërsa Matthew Fox ka qenë protagonisti kryesor i sezonit dhe siç doli të jetë edhe i tërë serisë Lost. Prandaj besoj se ai ka gjasat më të mëdha për të fituar, edhe pse asnjëri nga të lartëpërmendurit nuk ka gjasa më të vogla se ai.
Aktori më i mirë në dramë
* Kyle Chandler në rolin Eric Taylor në Friday Night Lights për episodin “East of Dillon” (The 101 Network/NBC)
* Bryan Cranston në rolin Walter White në Breaking Bad për episodin “Full Measure” (AMC)
* Matthew Fox në rolin Jack Shephard në Lost për episodin “The End” (ABC)
* Michael C. Hall në rolin Dexter Morgan në Dexter për episodin “The Getaway” (Showtime)
* Jon Hamm në rolin Don Draper në Mad Men për episodin “The Gypsy and the Hobo” (AMC)
* Hugh Laurie në rolin Dr. Gregory House në House për episodin “Broken” (Fox)
Aktorja më e mirë në rolin dytësor në komedi padyshim se ishte Jane Lynch për rolin e saj në serialin Glee. Rol të ngjashëm ka pasur edhe tek Two and a Half Men, mirëpo ka pasur më pak hapësirë aty. Këtë vit ajo shkëlqeu dhe është favoritja kryesore për titull. Holland Taylor, ka pasur një episod mjaft të suksesshme tek Two and a Half Men. Mirëpo nuk besoj se do ta kaloj Lynch-in. Edhe Julie Bowen ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme në episodin My Funky Valentine, sidomos ajo skena kur manteli mbetet i ngujuar për ashensor. Ka qenë vërtetë komike.
Aktorja më e mirë dytësore në komedi
* Julie Bowen në rolin Claire Dunphy në Modern Family për episodin “My Funky Valentine” (ABC)
* Jane Krakowski në rolin Jenna Maroney në 30 Rock për episodin “Black Light Attack” (NBC)
* Jane Lynch në rolin Sue Sylvester në Glee për episodin “The Power of Madonna” (FOX)
* Holland Taylor në rolin Evelyn Harper në Two and a Half Men për episodin “Give Me Your Thumb” (CBS)
* Sofía Vergara në rolin Gloria Delgado-Pritchett në Modern Family për episodin “Not In My House” (ABC)
* Kristen Wiig në rolin various characters në Saturday Night Live për episodin “Host: James Franco” (NBC)
Edie Falco besoj se do të mposht konkurrencën për rolin e saj në Nurse Jackie. Toni Collette ka fituar viteve të fundit, e edhe Tina Fey. Megjithatë Fey është në mes e favoriteve për mendimin tim. Lea Michele është autsajdere në këtë konkurrencë dhe nuk besoj se ka ndonjë shansë të fitoj. Pa shumë shansa janë edhe Julia Louis-Dreyfus dhe Amy Poehler.
Aktorja më e mirë në komedi
* Toni Collette në rolin Tara Gregson në United States of Tara për episodin “Tornado” (Showtime)
* Edie Falco në rolin Jackie Peyton në Nurse Jackie për episodin “Pilot” (Showtime)
* Tina Fey në rolin Liz Lemon në 30 Rock për episodin “Dealbreakers Talk Show #0001” (NBC)
* Julia Louis-Dreyfus në rolin Christine Campbell në The New Adventures of Old Christine për episodin “I Love What You Do for Me” (CBS)
* Lea Michele në rolin Rachel Berry në Glee për episodin “Sectionals” (FOX)
* Amy Poehler në rolin Leslie Knope në Parks And Recreation për episodin “Telethon” (NBC)
Mos harroni sonte në ora 02:00 pas mesnate ceremonia e ndarjes së Shpërblimeve Emmy transmetohet në RTK, Klan TV, E2 Turqi dhe shumë kanale tjera ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje