Në konkurrencën e komedisë më të mirë këtë vit janë dy komedi debutuese dhe ndoshta konkurrentët kryesorë për të fituar. Modern Family për mendimin duhet të fitoj çmimin e komedisë më të mirë. Çfarë të them? Është një serial fantastik, komedi e vërtetë. Kur të shikosh kastin nuk di për cilin të përcaktosh se është më i miri. Një komedi fantastike.
Glee është një përzierje komedi me dramë, apo siç po i thojnë dramedi. Ka shumë skena komike mirëpo megjithatë nuk e meriton të fitoj para Modern Family, e edhe 30 Rock. 30 Rock mund të fitoj edhe këtë vit, edhe pse ka rënë konsiderueshëm në rejting, por ka një status të lartë falë kastit dhe mysafirëve të njohur. The Office ka filluar të bjerë, ndërsa Curb Your Enthusiasm, dhe Nurse Jackie janë konkurrentë të denjë, por s’besoj se mund të fitojnë.
Komedia më e mirë:
* 30 Rock (NBC)
* Curb Your Enthusiasm (HBO)
* Glee (FOX)
* Modern Family (ABC)
* Nurse Jackie (Showtime)
* The Office (NBC)
Hannah Montana tani ka filluar sezonin e katërt dhe të fundit. Për këtë arsye ka shumë mundësi të fitoj. Megjithatë favorit i imi është Wizards of Waverly Place, dhe iCarly. Të dy janë programe të shkëlqyeshme për fëmijë dhe meritojnë të fitojnë. Jonas L.A., me vëllëzërit Jonas, nuk besoj se mund të jetë konkurrentë.
Programi më i mirë për fëmijë:
* Hannah Montana (Disney Channel)
* iCarly (Nickelodeon)
* Jonas L.A. (Disney Channel)
* Wizards of Waverly Place (Disney Channel)
* Wizards of Waverly Place: The Movie (Disney Channel)
Nëse diku është pothuajse e sigurt fituesi, atëherë me shumë bindje mund të them se është gara për aktoren më të mirë në dramë. Juliana Marguiles ka korrur sukses të paparaparë në serialin The Good Wife. Rejtingu i serialit ka qenë tepër i lartë dhe i papritur. Ndërsa arsye kryesore për këtë kanë qenë paraqitjet e shkëlqyera të Marguiles.
Konkurrente kryesore të saja mund të jenë Glenn Close dhe Kyra Sedgwick. E para ka një bagazh të madh të përvojës dhe roleve të suksesshme, i fundit në serialin Damages, ndërsa e dyta me serialin The Closer po dominon kabllorin këtë verë.
Nga auti mund të futet në konkurrencë edhe January Jones e cila këtë vit ka marrë një rol më kryesor në serialin Mad Men, dhe ka filluar të dëshmojë aftësitë e saja prej një aktoreje profesionale dhe pse më e rë në moshë në krahasim me të tjerat.
Connie Britton, dhe Mariska Hargitay për mendimin tim kësaj radhe duhet të kënaqen me nominim.
Aktorja më e mirë në dramë
* Connie Britton në rolin Tami Taylor në Friday Night Lights për episodin “After the Fall” (The 101 Network/NBC)
* Glenn Close në rolin Patricia “Patty” Hewes në Damages për episodin “Your Secrets Are Safe” (FX)
* Mariska Hargitay në rolin Olivia Benson në Law & Order: Special Victims Unit për episodin “Perverted” (NBC)
* January Jones në rolin Betty Draper në Mad Men për episodin “The Gypsy and the Hobo” (AMC)
* Julianna Margulies në rolin Alicia Florrick në The Good Wife për episodin “Threesome” (CBS)
* Kyra Sedgwick në rolin Brenda Leigh Johnson në The Closer për episodin “Maternal Instincts” (TNT)
Tre aktorë nga seriali Modern family konkurrojnë në këtë kategori. Të tre e meritojnë të fitojnë. Ty Burrel ka qenë fantastik në rolin e tij të babait modern, ndërsa dyshja Jesse Tyler Ferguson dhe Eric Stonestreet në rolin e partnerëve jetësor. Nuk mund të bëj dallime në mes këtyre treve, pasi që thjeshtë kanë qenë të shkëlqyer.
Nga aktorëttë tjerë duhet të përmendi edhe Jon Cryer i cili ka fituar vitin e kaluar. Ai vërtetë ka bërë një punë të zellshme këtë sezon në Two and a Half Men, si gjithmonë në rolin e Allenit.
Neil Patrick Harris në rolin e Barneyit edhe këtë sezon ka qenë mjaft i suksesshëm në serialin How I Met Your Mother, dhe e meriton edhe në qoftë se fiton.
Jofavoritë për mu është aktori Chris Colfer, i cili megjithë që ka pas përformancë të shkëlqyera në Glee, mendoj se është akoma heret të fitojë. Duhet të kënaqet me nomininim këtë vit.
Aktori më i mirë dytësorë në komedi
* Ty Burrell në rolin Phil Dunphy në Modern Family për episodin “Game Changer” (ABC)
* Chris Colfer në rolin Kurt Hummel në Glee për episodin “Laryngitis” (FOX)
* Jon Cryer në rolin Alan Harper në Two and a Half Men për episodin “Captain Terry’s Spray-On Hair” (CBS)
* Jesse Tyler Ferguson në rolin Mitchell Pritchett në Modern Family për episodin “Family Portrait” (ABC)
* Neil Patrick Harris në rolin Barney Stinson në How I Met Your Mother për episodin “Girls vs. Suits” (CBS)
* Eric Stonestreet në rolin Cameron Tucker në Modern Family për episodin “Fizbo” (ABC)
Vazhdon nesër…
* Vërejtje: Ky artikull është opinion personal i Luan Morinas përgatitur për Telekomanda.com, dhe shpreh pikëpamjet e tij personale në lidhje me temën, Nominimet për Shpërblimet Emmy 2010.
Në asnjë mënyrë nuk pasqyron opinionet apo preferencat e ueb-faqes Telekomanda.com
Lini një Përgjigje