Në KTV, në ora 20:00, shfaqet Pulsi, në ora 20:30, Anima, ndërsa më pas në program është episodi i ri i serialit Joshja Magjike. Në ora 22:00, shfaqet Taxi Show, dhe më pas Men Behaving Badly me episodin e 17.
Në RTK, Artet Pamore shfaqet në ora 23:15, pas një filmi artistik (për të cilët si rëndom RTK nuk jep informata) dhe lajmeve Blic.
RTV21, shfaq episodet e reja të 100 Vitrinat dhe Gymysh. Më pas në ora 21:20, transmetohet emisioni debatues Sy me Sy.
Në Klan TV, sonte transmetohen episodet e serialeve CSI:NY, dhe Cane. Në ora 22:00, në program është Opinion.
Në Top Channel, në ora 20:50, shfaqet episodi i ri i serialit Kujdesu për mua, dhe më pas në ora 21:40, seriali Katerina dhe të bijat.
Sonte në program janë edhe disa ndeshje të kombëtareve. Në Al Jazeera Sport 1 dhe BHT 1, transmetohet ndeshja Bosnja e Hercegovina – Katari, që fillon në ora 20:15. Italia ndeshet me Bregu i Fildishtë, duke filluar në ora 20:45, në RAI Uno, dhe Al Jazeera Sport +1.
Lini një Përgjigje