Në RTK, në ora 20:20 transmetohet debati Jeta në Kosovë. Temë e debatit sonte është mbajtja e shamisë në shkollat publike. Më pas në ora 23:15, shfaqet filmi Palidromes.
KTV, në ora 20:00, transmeton Rubikon me Adriatik Kelmendin. Më pas në program është telenovela Joshja magjike, ndërsa në ora 22:00, episodi i 13, i serialit One Tree Hill.
Në RTV21, pas episodeve të reja të serialeve 100 Vitrinat, dhe Gymysh, transmeton emisionin debatues Zoom.
Në Klan TV, në ora 20:05, si çdo ditë pune transmetohet Kutia. Më pas në ora 21:00, në program është emisioni Opinion, ndërsa pas lajmeve episodi i 19 i serialit Seksi dhe Qyteti.
Në Top Channel, në ora 21:00, transmetohet emisioni debatues Top Story.
Sport në TV
Në EuroSport transmetohet nata e tretë e finaleve nga kampionati evropian në atletikë që po mbahet në Barcelonë të Spanjës. Sonte në program janë pesë finale: Kërcim së larti për meshkuj (18:30), kërcim trehapësh për meshkuj (19:40), hedhje e shtizës për femra (20:40), vrapim 1500m për meshkuj në konkurrencën e dhjetëgarëshit (21:10), si dhe vrapimet gjysmëfinale (20:20), dhe finale (21:45), në vrapim 100m për femra.
Sonte zhvillohen shumica e ndeshjeve të para të rrethit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Evropës. Nga ndeshjet më interesante veçojmë: Molde – Stuttgart (18:30) në Sport1; Galatasaray – OFK Beograd (20:00) në Futbol Smart; Viktoria Plzen – Besiktas (20:30) në NTV Spor; si dhe ndeshja Rabotnicki – Liverpool (20:45) në kanalin maqedonas, Kanal 5.
Lini një Përgjigje