Pas 20 viteve transmetimi krim-drama Ligj dhe Rregul (Law & Order) do të përfundoj. Rrjeti televiziv amerikan NBC, ka anuluar pjesën kryesore të serisë. Megjithatë versioni tjetër i serisë, Ligj dhe Rregull: Njësia e viktimave speciale (Law & Order: Special Victim Unit), do të rikthehet edhe sezonin e ardhshëm. Gjithashtu së bashku me SVU, do të filloj edhe një version i ri i Ligj dhe Rregull. Është verisoni Ligj dhe Rregull: Los Angjeles (Law & Order: Los Angeles).
Law & Order ka debutuar në televizion me 13 shtator 1990, dhe gjatë transmetimit ka fituar dhjetëra çmime, përfshirë numrin rekord të nominimeve për çmimet Emmy, kur u nominua 11 herë në vitin 1997. Gjithashtu ka barazuar Gunsmoke si dramën më të gjatë në historinë e televizionit.
Lini një Përgjigje