Në Film Dramë, në ora 21:15, shfaqet pjesa e parë e filmit “Lufta në ishull (Islands at War)”, i realizuar në vitin 2004. Filmi tregon storien e ishujve Channel të okupuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jeta në ishull ka ndryshuar që më ardhjen e gjermanëve, vendasit e kanë të ndaluar ecjen në rrugë, emrat e qyteteve janë ndryshuar në gjuhen gjermane, orët janë ndryshuar, dhe askush nuk mund të takhet pa lejen e Komandës së Lartë Gjermane. Filmi përqëndrohet në jetën e tri familjeve vendase në kushtet e cekura. Në rolet kryesore luajnë, Saskia Reeves, Owen Tealke, e Julia Ford.
Në Film Triller, në ora 21:10, premierë shfaqet filmi “Nata e maturës (Prom Night)”. Është një film i realizuar nga Nelson McCromick i zhanrit horror, triller dhe mister. Dona është një vajzë e cila ka qenë jetime që kur një vrasës psikopat kishte mbytur prindërit e saj në praninë e saj. Tashmë ajo është rritur dhe pritet të mbarojë gjimnazin. Në natën që duhet të jetë më e mira e jetës së saj do të ndodhin disa gjëra që do ta kthejnë në një natë të jashtëzakonshme.
Në rolet kryesore luajnë Brittany Snow, Scott Porter, e Jessica Stroup.
Lini një Përgjigje