Rihanna është bërë këngëtarja e parë që ka arritur të renditet gjashtë herë me gjashtë këngë të ndryshme në pozitën e parë të renditjes së këngëve më të dëgjuara në SHBA, pas vitit 2000. Kënga e saj Rude Boy, është ngjitur nga pozita e katërt në të parën këtë javë. Në pozitën e dytë vazhdon të mbetet Lady Antebellum me Need You Now, ndërsa kampioni i javës së kaluar Taio Cruz ka rënë në pozitën 3. Në Top 10 këtë javë janë futur B.o.B ft. Bruno Mars me këngën ‘Nothin’ On You’, që renditen në pozitën e 5 nga pozita e 16, dhe Lady Gaga me ‘Telephone’ që ka kërcyer nga pozita 11 në pozitën 9.
Rihanna më herët ka qenë në pozitën e parë me këngët: ‘SOS’, ‘Umbrella’, ‘Take A Bow’, ‘Disturbia’ dhe bashkëpunimin me T.I. ‘Live Your Life’.
1. (4) Rihanna: ‘Rude Boy’
2. (2) Lady Antebellum: ‘Need You Now’
3. (1) Taio Cruz ft. Ludacris: ‘Break Your Heart’
4. (5) Black Eyed Peas: ‘Imma Be’
5. (16) B.o.B ft. Bruno Mars: ‘Nothin’ On You’
6. (7) Train: ‘Hey, Soul Sister’
7. (3) Young Money ft. Lloyd: ‘BedRock’
8. (6) Ke$a: ‘Tik Tok’
9. (11) Lady GaGa ft. Beyoncé: ‘Telephone
10. (8) Jason Derulo: ‘In My Head’
Lini një Përgjigje