Akoma na kujtohen meloditë e “This Is The Life” dhe “Mr. And Mrs. Rock and Roll”. Albumi i saj debutues, dhe sidomos kënga “This Is The Life”, arritën sukses të madh jo vetëm në SHBA, Kanada dhe Australi, por edhe në mbarë Evropën. Tani ajo është kthyer me një mjeshtri të fundit, që vetëm ajo mund ta krijoj. Amy Macdonald, dëshmon talentin e saj të këndimit edhe një herë. Me zërin e saj të butë, dhe në të njëjtën kohë buçitës, ajo shpreh lirikat e këngës në një mënyrë të përkryer. Këtë herë ajo kthehet edhe më e sigurt se herën e kaluar, me një këngë më rok dhe më të lustruar. Kënaqësia më e madhe është kur e dëgjoni atë theksin, atë kadencën në gjuhen galike. Është kënga “Don’t Tell Me That It’s Over”(Mos më thuaj se ka marrë fund), që u lançua me datë 26 shkurt në Gjermani, dhe më 01 mars në Britani të Madhe. Kënga është pjesë e albumit të saj të fundit, “A Curious Thing”. Suksesi është vërejtur që në fillim me shitjen e 2.5 milionë kopjeve të këngës në Gjermani, dhe Britani të Madhe. Mendoj se kjo këngë do të ngulitet në kokën tonë për një kohë të gjatë. Nota: 5/5
Luan Morina
Lini një Përgjigje