RTV21 pas episodeve të radhës të 100 Vitrina, dhe Gymysh, në ora 21:20, shfaq pjesën e tretë të dokumentarit, “Me shqiptarët e Turqisë.” Më pas në ora 22:40 shfaqet emision special për “Liberalizimin e vizave dhe zbrazjen e luginës së Preshevës.”
Pas emisionit “Evropa më afër”, RTK, shfaq emisionin argëtues Oxygen, ndërsa në ora 01:45 shfaqet filmi artistik “Urban Legend II”.
KTV, në ora 20:00, shfaq emisionin argëtues “Përrallë me tupan”, ndërsa në ora 22:00, shfaqet emisioni “Konfront”. Në ora 00:50, pas mesnate shfaqet filmi “Goodbye America”.
Klan TV, pas Kutisë, sonte transmeton drejtpërdrejtë emisionin Njerëz të humbur, që fillon në ora 21:00, dhe vazhdon deri pas mesnate.
Top Channel, shfaq filmin artistik “Në shënjestër” duke filluar në ora 20:50. Pas lajmeve sonte në program në ora 23:10, është programi “Deja-Vu” me Mustafa Nanon.
Në Vizion Plus, pas emisioni Faktori Plus (19:30), dhe episodit të ri të “E dashur armike”, në ora 21:00 fillon talk-show me Arian Canin, “Zonë e lirë”.
*Rubrika për film, dokumentar, dhe sport për shkak të ngjarjeve të pakta nuk është botuar sot. Rikthehet nesër.
Lini një Përgjigje