Sot fillon kampionati i Kosovës në futboll. Ndeshja kresore e javës, Prishtina-Trepça, fillon në ora 20:30, dhe transmetohet drejtpërdrejtë në RTK. Kjo uk do të jetë ndeshja e vetme që do të transmetohet në RTK sot. Edhe këtë vit në RTK, mund të ndiqni ndeshjet e Premier Ligës angleze. Nga ora 13:45, transmetohet ndeshja e parë e këtij edicioni Çelsi – Hall. Ndërsa nga ora 16:00, Lorik Cana do të debutojë në Premier Ligë, me skuadrën e tij Sanderlend e cila është mysafire e Bolltonit. Në RTK, nga ora 23:15, mund të ndiqni filmin Fantazma e Gojas (Goya’s Ghosts), me aktorët Natali Portman dhe Havier Bardem.
Në RTV21, në ora 20:05, filllon programi veror “Hi Move”, ndërsa nga ora 23:15, në orar është një flm artistik. Në KTV, në ora 18:00, shfaqet epizodi 7 i SpitaliKS, në ora 22:00, epizodi i 21 i Footballer’s Wives ndërsa Flladi Veror, në program është si zakonisht në ora 20:00.
Në Top Channel, në ora 20:05, shfaqet emisioni Extreme, ndërsa nga ora 21:10 shfaqet shou i Cirkut të Diellit, Dralion. Në Vizion Pus, në ora 20:05, nis epizodi i ri i Përroit të Dousonit, ndërsa nga ora 21:00, fillon Game over shou, që zgjat deri në mesnatë.
Në Klan TV, sonte mund të kënaqeni me muzikë popullore nga Maratona e Këngës Popullore. Sonte është Nata në Kukës.
Në Exp Natyra, sonte shfaqen dy dokumentarë për ishujt e Tahiti, Fixhit, dhe Ishujve Kokos. Nga ora 22:10, shfaqet pjesa e parë e dokumentarit për Tahitin dhe Fixhin, ndërsa nga ora 23:00, dokumentari për Ishujt Kokos. Në History Channel, nga ora 20:00, në emisionin Trenat ekstrem (Extreme Trains), sonte shfaqet hekurudha Siatëll-Nju Jork.
Në Tring Super, nga ora 17:00 shfaqet filmi i nominuar për Oskar, Juno, me Ellen Pejxh dhe Majkëll Çera, pastaj, nga ora 19:00, në program është filmi i animuar Ratatouille, dhe nga ora 23:00, filmi Dark Knight.
Sa i përket sportit, sot fillon kampionati anglez. Edhe këtë vit të drejtat për Kosovë i ka RTK, ndërsa për Shqipëri Supersport. Gjithashtu nuk mungojnë as ndeshjet nga ligat tjera. Vlen të theksohen ndeshjet gjysmëfinale të turneut ATP në Montreal, dhe WTA në Sinsinati.
Lini një Përgjigje