Feeds:
Postime
Komente

Rejçëlli dhe Fibi fillojnë të jetojnë së bashku; sidoqoftë Rejçëlli është e turpëruar nga jeta e çuditshme e Fibit dhe provon ti shmanget asaj gjatë vrapimit të tyre të mëngjesit nëpër Parkun Qëndror. Në anën tjetër Xhoi gjen shoqe të re dhome, valltarja Xhanina (luajtur nga Elle Macpherson).

Titulli origjinal: “The One Where Phoebe Runs

RTK – E enjte, 13 janar 2011, ora 09:30/16:30

Mbrëmë debutoi një kuiz modern në televizionet shqiptare. Ishte kuizi 100 milionë që për herë të parë u transmetua jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet ballkanike nëse s’gaboj. Vërtetë Endemol me Top Channel kanë krijuar një bashkëpunim për mësysh. Përshtypjet e para për kuizin?! Shumë të mira. Si gjithnjë Top Channel krijon skenografi të mrekullueshme, e kjo nuk mungoi as mbrëmë, dhe Adi Krasta gjithnjë ka qenë një doajen në punimet televizive. Edhe formati i kuizit nuk është shumë i komplikuar. Pra, në përgjithësi debutim shumë i mirë i 100 milionë në Top Channel. Kam një ndjenjë që ky do të jetë vetëm fillimi i një epoke kuizesh në Shqipëri. Klan TV shfaqi CSI:NY, ndërsa në Vizion Plus u shfaq episodi i tetë i serialit Ghost Whisperer, e jo i nënti siç shkruante në Telekomanda. Vonimi i 100 Milionë shtyu Lostin për disa minuta, por, fansat e vërtetë të Lostit do të kenë harruar këtë vonesë, pasi personalisht mendoj që ka qenë njëra ndër episodet më “zbuluese” në sezonin e gjashtë. Kanë mbetur edhe tri episode deri në fund të sagës Lost.

RTK nuk transmetoi filmin por një debat politik, që personalisht më janë bërë të tepërt. KTV transmetoi serialet Binbir Gece që ka filluar të marrë një furi edhe në kosovë, vetëm pas 25 episodave, e çfarë do të ndodh kur të arrijmë tek 150-tat. Seriali në KTV do të ketë 180 episoda. RTV21 shfaqi serialin Ihlamurlar Altinda, dhe më pas emisionin Sy me Sy.

Sonte do të jetë një e mërkurë e rëndomtë. RTK shfaq emisione informative-debatuese pas serialit Brenda Drejtësisë. KTV shfaq Cosmon në mes të serialeve SpitaliKS, Binbir Gece, dhe Sortilegio de Amor. TV21 pos serialeve sonte transmeton edhe emisionin Me shqiptarët në Turqi.

Vizion Plus shfaq dy filma Plumb i egër dhe Pasion Fatal. Në Top Channel rikthehet seriali Kujdesu për mua që është në fund ashtu sikur Lost. Në Klan TV kemi CSI:NY.

Në 3Plus në Tring mund të shihni episodin e ri të Leverage në ora 9, ndërsa në DigiPlus në Digitalb në program janë Brothers&Sisters dhe Fringe. Ndërsa në Fox Life mund të shihni serialet Garry Unmarried në ora 8:25, How I Met Your Mother në ora 8:50, dhe më pas dy dramat medicinale Private Practice në ora 9:10, dhe Grey’s Anatomy në ora 10 në mbrëmje.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E mërkurë – 12 janar 2011

RTK

08:35 Brenda Drejtësisë

09:10 Zëri ynë

09:50 Pro et Contra

10:25 Gruaja sot

11:00 Lajme

11:15 Kult

KTV

07:45 Shpija 2 – Përmbledhja

08:15 Serial: SpitaliKS

08:55 Cosmo

09:00 Serial: Binbir Gece ep.26

10:00 Serial: El sortilegio de Amor

RTV21

08:00 Serial: Nën hijen e blinajave

09:20 Me shqiptarët në Turqi

10:00 Lajme

10:45 Wildfire

——————–

TV Klan

08:10 Kutia

09:05 Serial: CSI NY ep.95

10:00 Lajme

10:30 Opinion

Top Channel

08:05 Fiks Fare

08:40 Serial: Kujdesu për mua

09:30 Serial: Lost

10:30 Lajme

11:05 Top Show

Vizion Plus

07:40 Tereza – telenovelë

08:50 Film: Plumbi i egër

11:00 Lajme

11:30 Film: Pasion fatal

Beni më në fund hakmirret në Uiidmorin pasi pranon kërkesën për ndihmë nga Njeriu në të zeza. Xhejkobi shpjegon detyrat e kandidatëve, dhe Xheku ofron me vullnet të marr vendin e tij. Kërkmi për Dezmondin zbulon që ai është liruar dhe Njeriu në të zeza po planifikon ta përdorë atë për të shkatërruar ishullin. Në skenat anësore, secili person arrin në mënyrën e tij në koncert.

Titulli origjinal: “What They Died For”

Top Channel – E mërkurë, 12 janar 2010, ora 21:30

Kur një marshall i Forcave Ajrore gjendet i vdekur në fluturimin në të cilin Meku është pasagjer, viktima del të jetë falso. Marshalli i vërtetë është mbytur më herët dhe letërnjoftimi i tij është vjedhur. Në ndërkohë, Stella përgatit për ndeshjen e bejzbollit ku skuadra e CSI do të ndeshet me skuadrën e zjarrfikësve; njëri prej të cilëve është miku i saj.

Titulli origjinal: “Turbulence

Klan TV  – E mërkurë, 13 janar 2010, ora 21:05

Fezi shtiret kinse takohet me Donan që të shmang Karolinën, përderisa Eriku dhe Hajdi fillon një bast parash të shohin nëse Kelso dhe Xheki do të grinden përsëri. Pasi shikon pronën e tij, Bobi beson që ai është pronar edhe i një pjesë të pronës së Redit, gjë që e frustron atë.

Titulli origjinal: “Fez Dates Donna

KTV – E mërkurë, 12 janar 2011, ora 11:15

Është nata e fundit para se Çendller të shpërngulet tek Monika, dhe Çendlleri provon ti jap para Xhoit, dhe kur Xhoi refuzon Çendlleri trillon një lojë dhe “humb” paratë e tij te Xhoi, i cili më pas i humb të gjitha tek Rosi në të njëjtën lojë. Kur zbulojnë që Rejçëlli s’është paketuar akoma, Monika dhe Fibi pajtohen të ndihmojnë atë sidoqoftë kur të dyja fillojnë të bëhen emocionale Fibi sugjeron të mendojnë për gjërat që nuk i pëlqejnë për njëra tjetrën. Por, kjo rezulton me një grindj të madhe.

Titulli origjinal: “The One on the Last Night

RTK – E hënë, 11 janar 2011, ora 09:30/16:30

Kanë ndodhur disa vdekje si pasojë e helmimit me radioaktivitet. Për këtë bëhet një hulumtim i gjerë që shpie deri në një sasi të ekzagjeruar në bibliotekën e Nju Jorkut

Titulli origjinal: “Page Turner

Klan TV  – E martë 12 janar 2010, ora 21:05

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.