NBC ishte televizioni i parë kombëtar amerikan që bëri paraqitjen e skemës së re programore për sezonin e ardhshëm. NBC po ka shumë probleme ti kthehet suksesit të dekadës së kaluar duke ndjerë mungesë e shouve të mëdhenj. Do të jenë gjithsej 13 seriale të reja që do të debutojnë gjatë sezonit të ardhshëm, prej të cilave 6 do të nisin aventurën në vjeshtë, 3 drama dhe 3 komedi.
Megjithatë do të jetë një ri-shpërndarje pothuajse krejt e re në sezonin e ri duke ndryshuar 5 mbrëmje televizive. E vetmja që mbetet e pandryshuar do të jetë e marta me shoun e paskriptuar The Biggest Loser dhe më pas serialin Parenthood që do të kthehet për sezonin e tij të tretë. Seriali Chuck që i shpëtoi anulimit do të rikthehet për një sezone më të shkurtër, 13 episodëshe të premtave. Ndërsa komedia e shumë lavdëruar 30 Rock pritet të kthehet në mes-sezon për shkak të shtatzënisë së yllit të serialit, Tina Fey.
Nga seritë e reja që do të vijnë në NBC do të jetë edhe Prime Suspect, serial që së pari debutoi në Mbretërinë e Bashkuar, e që do të shfaqet të enjteve në ora 10, me temë të koncentruar në zgjedhjen e krimeve të ndryshme. Drama tjetër do të jetë The Playboy Club që do të shfaqet të hënave në ora 10, ndërsa storia është realizuar në vitet e ‘60ta në Hollywood. Dhe drama e tretë e re që vjen në vjeshtë do të jetë Grimm, që nuk pritet të jetë një sukses i veçantë sipas promove të para dhe bazuar në temë, një super-hero do t’i ruaj njerëzit në kohët moderne nga përbindëshit e storieve të vëllezërve Grimm.
Up All Night me (Will Arnett dhe Christina Applegate) dhe Free Agents (Hank Azaria) do të nisin orën e komedisë të mërkurën, ndërsa komedia e fundit që do të filloj në sezonin vjeshtor do të jetë Whitney, një komedi me audiencë të gjallë që tenton të përsëris suksesin të cilin e kanë komeditë e CBS me një audiencë të tillë.
Në pjesën e dytë të sezonit, mes-sezonë , do të rikthehen 30 Rock, edicioni i ri i Celebrity Apprentice me Donald Trump që zgjodhi Apprentice para zgjedhjeve për president, dhe i vetmi hit shou i NBC në vitet e fundit, dhe debutuesi më i mirë këtë sezone, The Voice, e gjithashtu nga seritë e reja aty do të jenë tri komeditë Are You There, Vodka? It’s Me, Chelsea, Bent, dhe Best Friends Forever, dhe gjithashtu dramat e reja Awake, Smash, dhe The Firm.
Sezoni i ardhshëm do të jetë pa seritë që u anuluan e që janë: The Cape, Chase, The Event, Law & Order: Los Angeles, Outsourced dhe Perfect Couples.
Më poshtë do të gjeni skemën javore në prime-time.
E hënë
8/7c The Sing-Off
10 pm THE PLAYBOY CLUB
E martë
8 pm The Biggest Loser
10 pm Parenthood
E merkurë
8 pm UP ALL NIGHT
8:30 pm FREE AGENTS
9 pm Harry’s Law [kohë e re]
10 pm Law & Order: Special Victims Unit
E enjte
8 pm Community
8:30 pm Parks and Recreation [kohë e re]
9 pm The Office
9:30 pm WHITNEY
10 pm PRIME SUSPECT
E premte
8 pm Chuck [kohë e re]
9 pm GRIMM
10 pm Dateline NBC
E shtunë
Repriza, programe të parregullta
E diel
7 pm Football Night in America
8:15 pm NBC Sunday Night Football
*Me shkronja të mëdha janë programet e reja.