Me një inkasim mbi mesataren Thor ka vazhduar të qëndroj në pozitën e parë të filmave më të shikuar gjatë fundjavës në SHBA. Komedia Bridesmaids që debutoi këtë javë u rendit vetëm e dyta, por megjithatë konsiderohet një sukses mjaft i lartë duke marrë parasysh që është e përshtatshme vetëm për të rritur dhe nuk ka ndonjë yll të madh komedie me emër. Debutuesi tjetër i javës, Priest, u rendit në pozitën e katërt pas Fast Five, ndërsa Rio mbeti në pozitën e 5. Lideri Thor pas kësaj jave ka mbledhur 119.3 milionë dollarë në kinematë amerikane, që është një shifër shumë më e mirë se dy startuesit e fundit të viteve të kaluara në këtë kohë, Iron Man 2 dhe X-Men Origins.
Top 10 në kinematë amerikane:
1. (1) Thor – $34,500,000
2. (-) Bridesmaids – $24,409,000
3. (2) Fast Five – $19,534,000
4. (-) Priest – $14,500,000
5. (5) Rio – $8,000,000
6. (3) Jumping the Brook – $7,300,000
7. (4) Something Borrowed – $7,000,000
8. (6) Water for Elephants – $4,100,000
9. (7) Tyler Perry’s Madea’s Big Happy Family – $2,200,000
10. (8) Soul Surfer – $1,800,000