Dueti Ell/Nikki me Eldar Gasimov dhe Nigar Jamal me këngën e tyre “Running Scared” fituan 221 pikë që mjaftuan të siguronin fitoren e parë për ish-republikën sovjetike. Azerbajxhani u rendit e para para në shoun e mbajtur në Dusseldorf, që ishte i 56 në historinë e Eurovision. Në pozitën e dytë u rendit Italia e rikthyer pas 14 viteve me një këngë xhazi “Follia d’amore” kënduar nga Raphael Gualazzi që fitoi 189 pikë. Në pozitën e tretë u rendit favoriti për fitues nga shumë media, Eric Saade nga Suedia, i cili me këngën “Popular” fitoi 185 pikë të mjaftueshme për pozitën e tretë.
Pas përfundimit të finales, u publikuan edhe rezultatet e pikëve të gjysmëfinaleve, ku Shqipëria me Aurela Gaçen dhe këngën “Feel the passion” ishte renditur e 13ta me 47 pikë.